Tuna zhduket; Stresi përkrah Kozmanin

Intervista - - JAVA VIP -

Puntata e parë e “Summer Fest” që u zhvillua në Tiranë te Piramida dhe ku Tuna e Kozmani ishin ndër këngëtarët e përzgjedhur për të performuar atë natë, siç e dini tashmë, nuk ka qenë edhe aq me fat për këta të fundit. Teksa ishte nisur për në Dhërmi ku do të nisnin xhirimet e klipit të tyre më të ri, çifti është kapur nga policia dhe reperi u akuzua për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Një ndër miqtë që i ka qëndruar pranë atij, është reperi shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi. Ai ka qenë i pranishëm edhe në seancën ku u gjykua Kozmani dhe ku reperi kosovar u lirua nga Gjykata e Tiranës me kushtin e garancisë bankare prej 5 mijë eurosh. Avokati i Kozmanit paraqiti si provë në seancë raportin mjekësor të një klinike në Prishtinë ku reperi kurohej për varësi nga droga, duke kërkuar nga gjyqtarja lirimin e tij për të ndjekur edhe kurën mjekësore. Në seancë ra në sy mungesa e të dashurës së Kozmanit, Tunës, por ai kishte pranë Stresin, me të cilin ndau edhe momentin e gëzimit pas lirimit të tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.