Era Istrefin e marrin mësysh...

Intervista - - JAVA VIP -

Ata të dy sapo kanë publikuar klipin e tyre më të ri, me titull “Shumë pis”. Ajo ndër këngëtaret me më shumë stil dhe ai, ndër reperat më të preferuar nga femrat.

Po flasim për Era Istrefin dhe Ledri Vulën të cilët na sjellin momente mjaft verore me klipin e tyre të ri të xhiruar në bregdetin jugor të Shqiëprisë. Një dyshe mjaft simpatike, por që nuk ka qenë e tillë gjatë kohës që ata të dy kanë qenë të ftuar në emisionin “1 kafe me Labin” ku ka folur për klipin e tij të fundit me Era Istrefin.

Kjo, sepse Era mungoi në emision dhe kur Ledri është pyetur për arsyen e mungesës së saj, është përgjigjur duke qeshur se ajo ishte “helmuar, ndoshta ngaqë e kanë marrë mësysh”.

Por kush e mori mësysh Erën? Me siguri, Ledri! Duke qenë se Era është një vajzë mjaft simpatike dhe seksi, ka shumë mundësi që mes saj dhe Ledrit të ekzistojë një flirt. Si mendoni ju?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.