Sadna, ironizon telenovelën “Bidaai”

Intervista - - TELENOVELA -

Aktorja e njohur Sara Khan, të cilën aktualisht e ndjekim në ekranet tona me rolin e Sadnës në telenovelën “Bidaai”, së shpejti do të marrë pjesë në komedinë e njohur “Klasat komike”.

Sara, e cila u bë e njohur pikërisht te “Bidai”, në ekranet indiane gjendet aktualisht me rolin e Majës në një tjetër telen- ovelë, ndërkohë që e vazhdon karrierën si modele. Së fundi, ajo do të shfaqet për herë të parë në ekran në një rol komik dhe kjo e bën edhe më interesant lajmin se ajo do të jetë pjesë e këtij seriali.

Sipas burimeve të lidhura me produksionin, në njërin nga episodet e serialit komik do të ironizohet pikërisht telenovela “Bidaai”. Sara do të luajë në këtë rast, po rolin e saj, atë të Sadnës, por duke u tallur me të, ndërsa aktorja Bharti Singh (e njohur për talentin, por edhe mbipeshën e saj) do të luajë rolin e Ragnit.

Jeni gati për ta shijuar “Bidain”, si komedi?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.