Disa pyetje që nuk keni guxuar t’i bëni për jashtëqitjen

Intervista - - SHENDET -

Dalja jashtë është një nga funksionet fiziologjike dhe normale të trupit, megjithatë ne ndjehemi paksa në siklet kur flasim për të. Kështu, shpesh nuk guxojmë t’i bëjmë doktorit disa pyetje që janë të rëndësishme për ne. Ja, si u përgjigjet specialisti disa dyshimeve që mund t’i keni edhe ju...

- Është e vërtetë se, nëse nuk del jashtë çdo ditë, mund të grumbullohen në trup helme të rrezikshme?

- Ky është një mit aq i përhapur, sa disa njerëz janë të fiksuar që të dalin jashtë çdo ditë, bile shkojnë deri aty sa të përdorin laksativë. Në fakt, zorra e trashë është e aftë të luftojë bakteret dhe është puna e saj të heqë qafe helmet. Përveç kësaj, ka gjasa që ju jeni më në rregull sesa mendoni. Nëse dilni jashtë tri ose më pak herë në javë, kjo është shenjë kapsllëku. Kështu pra, mos u shqetësoni shumë nëse dilni jashtë çdo dy ditë, ose nëse nuk keni dhimbje, nëse nuk jeni shumë kaps, ose nuk keni ndryshime në shpeshtësinë e daljes jashtë.

- Kemi dëgjuar që jashtëqitja duhet të dalë në formë S-je...

- Pavarësisht nga fjalët që keni dëgjuar, jashtëqitja normale del në forma të ndryshme, si në formë salçiçeje, gjarpri, me kthesa, etj. Pamja e saj varet nga sasia e fibrave që keni konsumuar, nga sasia e ujit, si edhe nga fakti se sa shpejt lëvizin ushqimet në zorrën tuaj të trashë. Nëse jashtëqitja juaj del e hollë si laps për shumë javë, duhet të shkoni te doktori sepse kjo mund të jetë shenjë e një problemi gastrointestinal ( GI), domethënë, e aparatit tretës.

- A mund të shkaktojë marrje mendsh dalja jashtë?

- E keni ndjerë veten ndonjëherë plot energji dhe eufori pasi keni dalë jashtë? Kjo e ka një arsye. Dalja nga trupi e një sasie të madhe feçesh mund të stimulojë nervin vagus në tru, i cili shkakton një ulje të rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut. Kështu pra, dalja jashtë mund t’ju bëjë të keni marrje mendsh.

- Sa orë kalojnë nga e ngrëna deri në daljen jashtë të atij ushqimi?

- Trupit zakonisht i duhen 1-3 ditë për të nxjerrë jashtë ushqimin që keni ngrënë. Tretja është një proces i ngadalshëm. Zakonisht, duhet të kalojë një ditë para se ushqimi të përfundojë në tualet dhe tretja e tij e plotë mund të kërkojë deri në tre ditë. Sigurisht, ushqimi kalon shumë më shpejt nëse keni diarre. Në këtë rast, trupi juaj mund të mos jetë i aftë të thithë shumë lëngje dhe substanca ushqyese. Ja përse, njerëzit me diarre që zgjat, rrezikohen nga çhidratimi dhe mungesa e substancave ushqyese.

- Çfarë e bën jashtëqitjen të pluskojë në ujë?

- Gjatë tretjes së ushqimit në zorrë krijohen gazra, si hidrogjen apo metan. Këto gazra e bëjnë jashtëqitjen më pak të dendur dhe kështu, ajo mund të pluskojë. Nuk është gjë shqetësuese, por nëse kjo gjendje vazhdon më shumë se dy javë, duhet të flisni me doktorin, sepse mund të keni ndonjë problem në thithjen e ushqimeve, për shkak të sëmundjes celiake ose ndonjë problem tjetër GI.

- Jashtëqitja duhet të ketë gjithmonë ngjyrë kafe?

- Jashtëqitja e shëndet- shme mund të ketë shumë ngjyra, si e verdhë, jeshile, e kuqërreme, etj. Shkaku i ngjyrës së pazakontë janë ushqimet apo ilaçet që mund të merrni. Për shembull, domatet apo panxhari mund ta bëjnë jashtëqitjen të kuqe, spinaqi dhe perimet jeshile, lëngu i rrushit ta errësojë si në të zezë. Ndryshimet e ngjyrës që përbëjnë problem janë ato të shkaktuara nga gjaku (jashtëqitja bëhet e kuqe apo e zezë), problemet me mëlçinë (ajo është e bardhë ose gri), ose diarreja (jeshile).

- Kur duhet vajtur te doktori, atëherë?

- Kur jashtëqitja juaj është e zezë, si e ngjitshme, me sekrecione, duhet të shkoni te doktori, sepse kjo mund të jetë shenjë e gjakut, ose e dëmtimit të stomakut apo zorrëve. Në përgjithësi, gjaku del me ngjyrë të zezë, sepse tretet. Kini parasysh se nganjëherë, ngjyra e zezë vjen nga ushqimet që konsumoni, prandaj nuk ka nevojë të shkoni që me herën e parë.

- Sa herë gjatë ditës nxjerr mesatarisht gazra një person?

- Mbyllni hundën: 14 herë në ditë! Shumica prej nesh pra gromësijnë ose nxjerrin gazra nga anusi, 14 herë në ditë. Gazrat shkaktohen zakonisht nga ajri që thithim kur hamë apo pimë, ose nga sheqernat e patretura në sistemin tretës. Duhet të shkoni te doktori nëse keni rregullisht gazra, të

- A ndihmojnë kumbullat për të dalë jashtë?

- Si shumë fruta dhe perime që kanë shumë fibra, kumbullat nxisin lëvizjet e rregullta të zorrëve. Kumbullat kanë edhe sasi të lartë sorbitoli, një sheqer natyral që vepron si laksativ. Studimet kanë treguar se ato i ndihmojnë më shumë sesa ilaçet njerëzit që vuajnë nga kapsllëku.

- Cila mund të jetë origjina e gjakut në jashtëqitje, ose në letrën higjienike?

- Shkaku më i zakonshëm janë hemorroidet, të shkaktuara nga enjtja e enëve të gjakut në zorrë apo anus, të cilat acarohen dhe nxjerrin gjak kur del jashtë. Njollat e gjakut në letrën higjienike mund të shkaktohen edhe nga çarje të holla në anus. Zakonisht, të dyja këto që thamë më lart largohen vetë, megjithatë, për çdo dalje gjaku është mirë të kontrolloheni nga mjeku. Nganjëherë gjaku del edhe kur fshihesh shumë fort. Përpiquni të fshiheni më lehtë, ose të përdorni një letër më të butë.

- Kemi dëgjuar se bëhet transplant fekalesh. Është e vërtetë?

- Po, gjatë një transplanti fekalesh, feçet e dhuruesit injektohen në zorrën e trashë të pacientit dhe në më shumë se 90% të rasteve, bakteret e shëndetshme të dhuruesit fillojnë të rriten në zorrën e trashë të pacientit. Këto bakterie më pas eliminojnë nga zorra bakteret e këqija, të quajtura Clostridium difficile ose C. diff.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.