Tani, insulinën mund ta merrni me një... ngjitës!

Intervista - - SHENDET -

shoqëruara me fryrje sepse mund të jeni intolerantë ndaj laktozës, ose të keni një tjetër çrregullim të sistemit tretës.

- Është e vërtetë se, për sa kohë ha shëndetshëm, jashtëqitja nuk duhet të mbajë erë të keqe?

- Sigurisht që jo, jashtëqitja duhet të mbajë erë të keqe! Ajo përmban shumë gjëra, si ushqime të patretura (të ngjashme me perimet e kalbura), gazra, baktere, ujë dhe kripëra. Shumica e baktereve janë të mira, sepse ndihmojnë tretjen, por në jashtëqitje mund të ketë edhe disa viruse dhe baktere të këqija. Është era e keqe ajo që na paralajmëron t’i qëndrojmë larg jashtëqitjes.

Një risi në fushën e mjekësisë që do të shërbejë për të përmirësuar jetën e diabetikëve. Bëhet fjalë për ngjitësin (patch) “inteligjent” me insulinë. Disa studiues në SHBA kanë krijuar ngjitësin e parë “inteligjent” me insulinë, i cili lëshon në lëkurë, në mënyrë automatike, sasinë e duhur të insulinës, për të cilën ka nevojë trupi te diabetikët. Ai është provuar te kafshët ku ka pasur shumë sukses dhe, nëse provat klinike do të jenë po aq të suksesshme edhe te njerëzit, atëherë pa dyshim do të hapet rruga për evitimin e “bezdisë së gjilpërave”.

Përveç kësaj, do të shmanget edhe rreziku i gabimeve njerëzore, të cilat, për shkak të gabimit në dozim, mund të shkaktojnë ndërlikime serioze, si verbim, amputimin e gjymtyrëve apo edhe vdekjen. Sigurisht, ngjitësi është ende në fazën e provave, por specialistët deklarojnë me optimizëm se ai do të jetë i gatshëm të përdoret nga njerëzit brenda dytre vjetëve, duke ndryshuar kryekëput mënyrën që përdorin diabetikët e tipit 1 për të përballuar sëmundjen e tyre.

Studiuesit e universitetit të Karolinës së Veriut, me në krye profesorin Zhen Gu, të Departamentit të Inxhenierisë Biomjekësore, që kryen zbulimin, deklaruan se bëhej fjalë për të parin ngjitës “inteligjent”, që mund të zbulojë në mënyrë të besueshme rritjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe në vazhdim, të furnizojë trupin automatikisht me dozat e duhura të insulinës, në momentin e duhur. Ngjitësi në formë katrori, i cili nuk do të jenë më i madh se një monedhë, zotëron më shumë se 100 gjilpërëza mikroskopike në pjesën e tij të poshtme, që është në kontakt me lëkurën. Çdo mikrogjilpërë përmban brenda rezervuarë me insulinë dhe me enzimat që regjistrojnë nivelin e sheqerit në gjakun e të sëmurit. Me anë të një mekanizmi “inteligjent”, gjilpëra merr komandën që të lëshojë insulinën në momentin dhe sasinë e duhur, pa pasur nevojë të bëjë asgjë i sëmuri. Kur gjilpërat e ngjitësit lëshojnë insulinën në lëkurë, pacienti ndjen një si pickim mushkonje. Provat klinike, që janë bërë te kafshët dhe më saktë te minjtë, treguan se te minjtë që vuanin nga diabeti, niveli i sheqerit vajti në normë brenda 30 minutave dhe qëndroi kështu deri në 9 orë. Në krahasim me këtë, minjve që nuk u ishte vënë ngjitës, u desh t’u bëhej injeksion me insulinë shumë më herët. Studiuesit deklaruan se në vazhdim, ngjitësi do të bëhej edhe më “inteligjent”, sepse do të jetë e mundur të dozohet në përputhje me peshën e të sëmurit dhe rezistencën e tij ndaj insulinës. Qëllimi i shkencëtarëve është që i sëmuri të ndërrojë ngjitës një herë në disa ditë.Nga diabeti vuajnë mbi 387 milionë njerëz në gjithë botën, ndërsa në vitin 2035 llogaritet që ky numër të arrijë në 592 milionë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.