6.

Intervista - - INTIMITET -

Në një botim të vitit 2004, profesori David Heningsen i Universitetit të Ilinoisit të Veriut, identifikoi gjashtë arsye të ndryshme pse njerëzit flirtojnë: Për të bërë seks. Për zbavitje. E trajtojnë atë si sport.

Për eksplorim. Përpiqen të shohin se si do të ishte një lidhje me personin tjetër.

Marrëdhënie. Përpiqen të shtojnë intimitetin në një lidhje.

Vetëvlerësim. Duan të shtojnë vetëvlerësimin e tyre.

Shfrytëzim. Përpiqen të marrin diçka nga personi tjetër.

Në këtë studim, Heningseni mori në pyetje 101 vajza dhe 99 djem studentë dhe u kërkoi atyre të shkruanin një bisedë hipotetike flirtuese mes një djali e një vajze.

Më pas, ai identifikoi motivimet për gjërat që kishin shkruar dhe vuri re se sjellja e tyre ndryshonte sipas seksit: Burrat kishin më shumë tendencë të kishin motivime seksuale, ndërsa gratë kishin motiv krijimin e një marrëdhënieje.

Gjatë një studimi të botuar në revistën “Sex Roles”, psikologu i Universitetit të Alaskës, Kris Klinke, u kërkoi 600 vetëve të vlerësonin efikasitetin e këtyre tre lloj frazave për të hapur bisedën:

- Fjali “garipe” të tipit: “Ju duhet të jeni kontrollor cilësie, sepse ju pashë që po më shikonit nga koka te këmbët”.

- Pyetje “të pafajshme” të tipit “Çfarë mendoni për këtë këngë?”, ose “Me cilën skuadër jeni?”.

- Apo afrime të drejtpërdrejta, si: “Ju jeni simpatike, mund t’ju ofroj diçka për të pirë?”.

Përgjigjet ishin të ndara sipas seksit: Ndërkohë që burrat preferonin më shumë afrimet e drejtpërdrejta, gratë preferonin me tepër pyetjet e “pafajshme”. Nuk është çudi pse vetëm pak preferonin pyetjet e tipit të parë.

Një gjë që ka dalë në pah nga studimet e shumta është se, ndër njerëzit heteroseksualë, burrat e perceptojnë si më të lartë sesa është interesin seksual të grave, ndërsa gratë nuk e perceptojnë aq sa duhet interesin seksual të burrave. Me fjalë të tjera, burrat mendojnë se gratë i pëlqejnë ata kur kjo nuk është e vërtetë, ndërsa gratë nuk e vënë re kur një burrë i pëlqen. Në një analizë të disa studimeve të vitit 2000, shkencëtarët ofruan disa shpjegime për këto zbulime, përfshi edhe faktin se burrat edukohen me idenë që të shohin më shumë seks në mjedisin e tyre rrethues, ndërsa vajzat edukohen me idenë që të jenë më modeste, por psikologët ende nuk i kanë përcaktuar qartë të gjitha arsyet pse ndodh kjo.

Sipas një studimi të vitit 2011, burrat dhe gratë nuk kanë të njëjtën ndjesi përpara të njëjtës shprehjeje fytyre. Pasi u tregoi 1041 njerëzve imazhe nga shprehje të ndryshme fytyre, shkencëtarët zbuluan se:

- Lumturia ishte shprehja e fytyrës më joshëse e femrave, por më pak joshëse te burrat.

- Krenaria ishte shprehja e fytyrës më joshëse e burrave, por më pak joshëse e grave.

Psikologu Stiven Gangestad i Universitetit të Nju Meksikos thotë se flirtimi sot është një “proces negocimi” që fillon menjëherë pas momenteve të para të joshjes. Është një lloj mënyre për të testuar terrenin. Ti nuk ia thua dot drejtpërdrejt tjetrit se ai të pëlqen; kjo gjë duhet bërë dalëngadalë. “Funksionon më mirë kur ia shfaq joshjen tjetrit me doza të vogla”, thotë Gangestadi. “Flirtimi atëherë bëhet një mënyrë për të shtuar joshjen”.

... por me sinjalet që lëshon se je i disponueshëm. Sipas psikologes Monika Mur, që ka studiuar sjelljet e flirtimit të personave në bare për beqarë, qendra tregtare dhe vende të tjera ku takohen të rinjtë, personat e seksit të kundërt kishin më shumë gjasa t’u afroheshin atyre që buzëqeshnin dhe kishin kontakt sysh me të tjerët, sesa atyre që thjesht dukeshin të bukur.

Ju e dini tashmë se t’i drejtoni pyetje personit që ju pëlqen është ide e mirë, por gjithçka varet nga pyetjet që i bëni. Sipas një studimi të Universitetit të Nju Jorkut, njerëzit ndjeheshin më të lidhur kur i bënin njëritjetrit pyetje intime si “Ç’rol luajnë dashuria dhe ndjenjat në jetën tënde?”, sesa pyetje të përgjithshme, apo banale. Një fakt zbavitës: Gjashtë muaj më vonë, dy nga njerëzit që u morën në studim, ranë vërtet në dashuri me njëri- tjetrin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.