Më la se i pëlqenin paratë dhe puna e rrugës

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Përshëndetje! Së pari, para se të filloj ta shkruaj këtë histori, dua të falënderoj të gjithë punonjësit e redaksisë së gazetës së mrekullueshme “Intervista” që na dhuron mundësinë të tregojmë historitë që ndodhin në jetën tonë. Po shkruaj edhe unë historinë time që vijon si më poshtë...

Unë jam një emigrant që ndodhem në Itali dhe quhem Isuf Peshtanaku. Në vitin 2011, vajta në Shqipëri për të kaluar pushimet verore të muajit gusht dhe për t’u çmallur me familjen. Pas tri ditëve vendosa të shkoja në plazh në Sarandë, Dhërmi e Himarë. Mbas gjashtë ditëve u njoha me një vajzë që e quajnë Denisa. E ftova që të pinim diçka freskuese në një lokal që ndodhet buzë detit dhe filluam të bisedonim me njëri-tjetrin për gjërat e kaluara; ajo të vetat e unë të miat. Më pas biseduam për dëshirat e jetës në të ardhmen e pas të gjitha gjërave që diskutuam, para se të ngriheshim nga lokali, shkëmbyem numrat e telefonit për të qenë në kontakt me njëri-tjetrin. Mbas një ore bisedë u ndamë me një kënaqësi të përbashkët dhe nga darka, ajo më dërgoi një mesazh që të takoheshim përsëri të nesërmen. Në sms më tha: “Në ato momente kur isha me ty ndjehesha e qetë dhe e lumtur, por kisha shumë emocione që të flisja hapur dhe lirisht e prandaj po të dërgoj këtë sms”. Unë iu përgjigja me sms që do të takoheshim përsëri të nesërmen e do të flisnim gjerë e gjatë e më hapur për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin.

Të nesërmen kështu ndodhi; ajo më mori në telefon dhe e lamë vendtakimin po tek i njëjti lokal ku kishim pirë së bashku. Unë mora makinën dhe vajta te lokali ku kishim lënë takimin, parkova makinën dhe e pashë që ishte ulur në tavolinë në verandën e lokalit. Vajta dhe e pyeta: “ke shumë kohë që po më pret?”. Ajo m’u përgjigj: “Gjysëm ore kam që kam ardhur”. Ne morëm diçka për të pirë e pastaj po bisedonim gjerë e gjatë për çdo fushë të jetës. Më tha se i pëlqente të bënim një xhiro buzë detit dhe vazhduam të flisnim për dëshirat e jetës. Në një moment, ajo m’u drejtua me këtë pyetje:

- Çfarë të pëlqen më shumë te një vajzë që preferon të bëhet nusja jote?

Iu përgjigja se te një vajzë më pëlqen shumë thjeshtësia, sinqeriteti e të jetë e edukuar. Ajo më pa në sy dhe më tha:

- Do ta dish realitetin e jetës sime? Të intereson?

Unë iu përgjigja: - Po, më pëlqen ta di realitetin tënd.

Ajo nisi të më tregonte një histori dashurie që e kishte zhgënjyer dhe në mes të historisë nuk po i dilnin fjalët nga goja e filloi të qante. Në atë moment i hodha dorën në qafë, i thashë që “me të vërtetë po më vjen shumë keq për këtë që të ka ndodhur” dhe vazhdova t’i fshija lotët. Ajo m’u afrua me lotët në sy e më dhuroi një puthje që më la pa fjalë. Puthja e saj më bëri që të ndjeja dashurinë që po hapte derën e zemrës sime. Më pas vazhdova ta puthja për dhjetë minuta pa pushuar. Gjatë puthjeve më thoshte që më donte shumë e më pyeti nëse e doja edhe unë. Në atë moment i thashë:

- Më lër pak kohë për të thënë “të dua”. Të mendohem para se ta them, se është e lehtë të thuash “të dua”, por është e vështirë që ta mbash, se zhgënjimi të hidhëron siç e di dhe ti vetë...

Ajo më tha: - Të falënderoj për sinqeritetin që ke e po tregon ndaj meje.

Kështu, bëra një muaj plazh bashkë me të dhe po i vinte fundi kohës së pushimeve. Unë e kisha vendosur që të ikja për në Itali mbas pesë ditëve dhe i tregova asaj. Ajo nisi të qante dhe më thoashte se nuk rrinte dot pa mua. I thashë se mua po më priste puna në Itali e më duhej të ikja patjetër. Ajo më tha: “Më merr edhe mua me vete me këto vizat tre mujore”.

Pranova të vinte, nëse e lejonte familja dhe ajo më tha se i kishte thënë si mamit, ashtu edhe babit dhe ata i kishin thënë “ti e di vetë për jetën tënde”.

Fjalët e saj më bënë të mendohesha shumë për të marrë një vendim të tillë. Të them të vërtetën, edhe mua më kishte hyrë në zemër dashuria e saj dhe ndjeja shumë për të, por nuk e tregoja veten ndaj Denisës që unë e dua kaq shumë e nuk e lashë që ta kuptonte një gjë të tillë. U mendova para se të vendosja për të ikur në Itali, e mora në telefon dhe i thashë që do të më pëlqente të pija një kafe te shtëpia e saj e të bisedoja pak edhe me prindërit saj. Ajo më tha se ata më mirëprisnin.

Unë i shkova te shtëpia dhe prindërit e saj u gëzuan ...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.