Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

E gjallë në zemër

Degdisa zemrën larg prej teje Por ty të lashë në shpirt të saj Dhe gjaku i etur nëpër deje Të mbante gjallë ty, paskëtaj... Të mbante gjallë në zemrën time Si një kujtim, si brengë, si lot Kur shkelja rëndë në meditime Të ndjeja gjallë..., s’të prekja dot! Të ndjesh të gjallë dikë në zemër Edhe ta kesh imazh ndër sy Të pëshpëritësh veç një emër Të dukesh një, të ndjehesh dy! Kjo pra qenka dashuria... Që dhe gjininë e ka femër Zemrën mban larg nga disa njerëz Por përjetësisht i ke në zemër!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.