Si të zgjedh ngjyrën e duhur për shtëpinë?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje. Desha të zgjedh ngjyrat që do të përdor në arredimin dhe në muret e shtëpisë, ndaj kam nevojë për arkitektin tuaj. Mund të më jepni disa sugjerime?

- Zgjedhja e një ngjyre të preferuar është e lehtë. Zgjedhja e një kombinimi me dytonalitete ngjyrash? Jo edhe aq e lehtë. Luhatja për të zgjedhur ngjyrën e duhur mund t’ju bëjë të përfundoni në zgjedhjen e një kove me bojë të bardhë. Sugjerimet e mia në lidhje me kombinimin e ngjyrave me thyerjet e duhura ka të bëjë me 6 ngjyrat kryesore të spektrit.

- Ngjyrat primare: e verdhë, e kuqe dhe blu.

- Ngjyrat dytësore: tokalli dhe vjollcë.

Analoge: Ngjyrat që janë fqinje në spektër, të tilla si jeshila me të verdhën, apo e kuqja me vjollcën.

Plotësuese: Ngjyrat që kundërshtojnë njëra-tjetrën në spektër, të tilla si jeshilja me të kuqen, ose e verdha me vjollcën.

Le të nisim me sugjerimet për ngjyrat primare...

Seldi Shehu, arkitekt

Adresa: Rruga e Kavajës, pranë Kishës Katolike, Tiranë. Cel. +355 682060611. E-mail: info@seldi shehu.al. Web: www.seldishehu.al

e gjelbër, por-

E verdha është shkencërisht ngjyra më e çelët dhe e shndritshme (dhe natyrisht e ngrohtë). Kombinimi i saj më klasik është me një thyerje bluje të ftohtë. Përzierja e një të verdhe të ngrohtë me një blu të ftohtë dhe të errët, krijon ekuilibër. Për shembull, një faqe muri e verdhë, e kombinuar me një komodinë blu.

Unë rekomandoj zgjedhjen e një të verdhe të zbehtë ose duke përdorur të dyja ngjyrat me të njëjtën masë dhe duke i thyer me mobilje ose ngjyra të tjera neutrale. Rezultati do të jetë esenca e pranverës. Për shembull, mund të lyeni muret me të verdhë, të vendosni llampadarë ose kolltukë vjollcë. Mure me tonalitete te ndryshme bluje Karakteristikat misterioze të blusë e bëjnë atë një zgjedhje të shkëlqyer për një skemë ambienti njëngjyrësh, duke përdorur një përzierje të tonaliteteve për të plotësuar njëra-tjetrën. Nëse ju nuk ndiheni të sigurt në zgjedhjen e një ngjyre të ngrohtë, zgjedhja e bluse do të ishte opsioni i duhur. Këtë kombinim mund ta përdorni në mure dhe kolltukë. Mure të kuqe me thyerje ngjyre të bardhë E kuqja thuajse është e vetmja ngjyrë nga ngjyrat e tjera të spektrit që mund të qëndrojë edhe më vete. Ajo është një ngjyrë intensive, e cila shpesh lidhet me kuptime simbolike (dashuri, romancë, zjarri, oreks). Kombinimet më të zakonshme janë ato të së kuqes me të bardhën. Edhe kur e kuqja është aplikuar vetëm në një faqe muri, ajo do të jetë ngjyra më e fortë dhe dominuese në ambient. Atë mund ta thyeni me një dollap ose mobilje me ngjyre të bardhë. Mure të kuqe me thyerje blu Edhe pse nxehtësia e së kuqes dhe fohtësia e blusë të bën të mendosh se ato janë ngjyra komplet të kundërta të spektrit, në të vërtetë, ato janë plotësuese të njëra-tjetres duke i dhënë ambientit tipare paksa dramatike. Aq më tepër që ky kombinim mbart një frymë klasike. Mund të krijoni një kombinim mjaft interesant mure-kolltukë, ose jastëkë blu. Ngjyrat dytësore - Muret portokalli me thyerje të gjelbër. Portokallia, si një bashkim i së verdhës me të kuqen është një nga ngjyrat e cila nuk mund të shpërfillet. Nëse ju doni të ulni paksa tonalitetin e portokallisë, përdorni për thyerje një ngjyrë jeshile e cila do t’i jepte ambientit freski, pa qenë ngjyra më dominante. - Muret e purpurta me thyerje ngjyrë vjollcë. Ngjyra vjollcë, ashtu si bluja, është një tjetër ngjyrë që punon mjaft mirë vetëm. Kur përdoret si një ngjyrë kryesore, ajo vjen zakonisht ose me një pigment të errët ose të zbehtë e përzier me pak gri. Këtë kombinim mund ta përdorni në një ambient fjetjeje ku mund të luani me nuanca të ndryshme të vjollcës te muret dhe krevati ose jastëkët. Muret e purpurta me thyerje të verdhë Me një ngjyrë vjollcë shumë të butë dhe një tonalitet të verdhë të artë do të krijonit një ambient me fantazi dhe energji. Për shembull, mund të kombinoni perdet e verdha me një faqe të murit në ngjyrë të purpurt të lehtë. Muret e gjelbra me thyerje të verdhë, të kuqe dhe portokalli Teksa dy ngjyrat dytesore japin pak më shume temperament, jeshilja është ndoshta ngjyra dominuese më e lehtë me të cilën mund të punosh. Ajo lë shumë mundësira për t’u treguar kreativ. Provoni duke zgjedhur një skemë ngjyrash analoge si për shembull nga e gjelbër në të verdhë dhe nga portokalli në të kuqe. Të njëjtën zgjidhje mund të provoni dhe me ngjyrat analoge si për shembull mure jeshilë me blu, të cilat kombinohen me theksime të purpurta dhe vjollcë. Për shembull, një kombinim i mirë do të ishte një faqe muri e lyer me jeshile e cila thyhej nga një krevat me ngjyrë portokalli me jastëkë të kuq dhe të verdhë.

Muret e bardha mund të kombinohen pothuajse me çdo ngjyrë tjeter te spektrit. Kur vendosni per ngjyren e bardhe, është thuajse e pamundur që të mund të gaboni ne zgjedhjen e çdo ngjyre tjetër të preferuar për thyerje. Gjithashtu, nje kombinim tjetër që mund të bëni është të përdorni letër murale, pëlhura ose piktura si frymëzim. Muret gri. Nëse akoma nuk jeni të sigurt për ngjyrat ose thekset që doni të përdorni në hapësiren tuaj, ateherë merrni parasysh përdorimin e tonaliteteve të grisë. Ashtu si e bardha, grija ju lejon të kombinoni ngjyrat që ju dëshironi, duke qenë një ngjyrë neutrale, e cila nuk e vret ambientin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.