A ta fal atë që më braktisi?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Si do të vepronit nëse një ditë papritur ju braktis vajza që e morët nga rruga dhe u martuat me të? Ajo më kërkon falje dhe më thotë se ndihej keq ndaj iku dhe se është penduar, por unë nuk di ç’të bëj me të...

- Një femër e tillë vështirë të zërë mend, kështu që unë personalisht nuk do të kthehesha me të. Nuk ia vlen të rrezikoj nervat e mia për të. Jepi drejtim shoku, mos e mbaj më afër. Afrimi.

- Më duket justifikim koti, mendoj se ajo ka shkuar pas dikujt, sepse nuk mund të zhduket dikush kështu kaq papritur dhe pastaj të kthehet. Nuk gjeti xhami të falej dhe iu kthye përsëri kishës. Më duket femër pa karakter. Ledi.

- Jepi edhe një shans tjetër, por duke e kontrolluar gjithsesi se çfarë bën, ku shkon etj. Gjithmonë nëse e ke për zemër, e dashuron dhe nuk rri dot pa të. Nëse vazhdon të bëjë lojëra, largoje nga vetja pa u shkatërruar edhe ti si njeri. Vjola.

- Duhet të kesh zemër shumë të butë që e ke lejuar të futet brenda në shtëpi përsëri. Unë s’e kisha lënë këtë lloj femre me e prek më pragun e derës. Të merr për budalla, nëse e ka bërë një herë, do ta bëjë sërish. Ti e more nga rruga, i dhe shtëpi, dashuri, familje etj., ndërsa ajo ta shpërbleu në këtë mënyrë. Mos e mbaj më, kështu i bën nder edhe asaj dhe ndoshta zë mend kur të zërë të dashur përsëri dhe mblidhet nga trutë e kokës. Garipi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.