A përfitoj pension në Itali për kaq vite pune?

Intervista - - PYETJE -

- Jam një emigrante me banim në Breshia në Itali, e datëlindjes 05.03.1956. Në Itali kam gjithsej 10 vite me kontribute. Në Shqipëri kam 15 vite në kooperativë dhe 16 vite si e vetëpunësuar në bujqësi. Dua të di, a përfitoj pension në Itali për këto 10 vite? A bashkohen këto me vitet që kam në Shqipëri? Po në Shqipëri, kur e mbush moshën për pension dhe si do të më llogaritet ai? INAS për Shqipërinë

E nderuar letërshkruese, bazuar në legjislacionin italian për sigurimet shoqërore kemi këto trajtime për pensionet e pleqërisë: punonjësit (të punësuarit, të regjistruar në administrime të veçanta të punon-

-

jësve të vetëpunësuar dhe regjistruar në fondet e pensioneve suplementare dhe te zëvendësimit tek AGO) e siguruar tashmë deri në datën 31.12.1995, kanë të drejtë të daljes në pension në qoftë se ata mund të mbështeten në të paktën:

- 20 vjet kontribute (1040 kontributet javore).

- Punonjësit (të punësuar, të regjistruar në administrimin e veçantë të vetëpunësuar, të regjistruar në fondet e pensioneve suplementare dhe zëvendësim tek AGO dhe punëtorët të regjistruar në Administrime të Veçanta), të siguruar pas datës 31/12/1995, kanë të drejten e daljes në pension në qoftë se ata mund të mbështeten me të paktën:

- 5 vjet e kontributit aktual (260 javë);

- Por, për kategorinë e dytë mosha e daljes në pension është më e lartë, mbasi të plotësojnë 70 vjeç, duke shtuar dhe koeficientin e jetëgjatësisë (këtë vit mosha është 70 vjeç e 3 muaj.) Në këtë mënyrë, në rast se jeni regjistruar pranë INPS dhe keni filluar pagesën para datës 31.12.1995, do të trajtoheni sipas rastit të parë dhe në rast se e keni filluar pagesën mbas 01.01.1996, do të trajtoheni me rastin e dytë. Vjetërsitë kontributive që keni në Itali dhe Shqipëri, nuk mund të bashkohen, mbasi ende nuk ka një marrëveshje dypalëshe qeveritare ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në këtë fushë.

- Përsa i përket pensionit në Shqipëri, ju plotësoni kushtet për pension pleqërie më datë 05.07.2016 (shtohen 2 muaj në vitin 2015 dhe 2 muaj në vitin 2016) dhe kërkohet një vjetërsi kontributive prej 35 vite e 8 muaj. Për llogaritjen e pensionit të pleqërisë në Shqipëri, bazuar në nenin 16 të ligjit 104/2014, përcaktohet sa më poshtë:

- “Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92 të këtij ligji”. Nga informacioni që na keni dhënë, rezulton se keni një vjetërsi kontributive prej 31 vitesh, por nuk keni gjithsej vjetërsi për të përfituar pension të plotë. Llogaritja e pensionit do të bëhet sipas pagave referuese, të përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave, për periudhën e punuar në ishkooperativën bujqësore, ndërsa përsa i përket periudhës së siguruar si e vetëpunësuar në bujqësi, do të llogariten sipas pagave minimale tëpërcaktuara me VKM, në periudhat përkatëse. Këto paga, indeksohen me koefiçientët përkatës sipas viteve në të cilat jeni siguruar. Pra, pensioni do të llogaritet për një periudhë prej 31 vitesh me të cilat jeni e siguruar, nga 35 vite e 8 muaj që do kërkohet për pension të plotë. Ju faleminderit. Naim Balluku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.