E kam refuzuar insulinën. Kam bërë mirë?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

shfaq në mënyrë të pavullnetshme, madje nuk isha as i mërzitur. Dr. Agron Islamaj, neurolog: Ashtu siç thon i edhe ju në letrën që na shkruani, keni vuajtur nga një “neurozë e ankthit”, e cila për fat të keq përsëritet herë pas here në subjektet me sistem nervor të ndjeshëm dhe në situata të vështira, pra, në strese të ndryshme, këto ripërsëriten. Këtë dukuri, pra, “neurozën e ankthit” e shoqërojnë edhe ndryshime nervore që kanë lidhje me organe të ndryshme (si zemër, mushkëri, aparatin urinar e atë tretës etj.) siç ka ndodhur e ndodh edhe me ju. Konkretisht, ju keni rrahje të shpejtë të zemrës, djersitje, vështirësi në frymëmarrje, skuqje ose zverdhje të lëkurës, prishje të tretjes e gjumit, lëvizje të tensionit arterial etj.

- Në këto kushte, do t’ju këshilloja që pasi të zbuloni shkakun, të mundoheni ta shmangni atë, si dhe të merrni

-

mjekimin përkatës. Në këto raste, do t’ju këshilloja që të merrni:

1. Stugerone 25 mgr. 3 x 1 kokërr, pas buke.

2. Noofeni 250 mgr. 3 x 1 kokërr, pas buke.

3. Sol Tonotili 10 ml. 1 flakon çdo 2 ditë të pihet nga goja me pak ujë, në mëngjes.

4. Sol Energu 10 ml. 1 flakon çdo 2 ditë, të pihet nga goja në mëngjes. Këshilloj gjithashtu që të realizoni edhe një konsultë me mjekun neuropsikiatër të rrethit tuaj, ose këtu në Tiranë për hollësira të mëtejshme, që ky shqetësim të mos përsëritet më, sepse nuk është vetëm mjekimi që ju kthen në normalitet. Ju uroj shërim të shpejtë.

- Jam Arbani, 43 vjeç. Kam tre muaj që jam diagnostikuar me diabet dhe ndihem shumë i alarmuar në radhë të parë për sëmundjen, por edhe për faktin që më kanë filluar direkt mjekimin me insulinë. Nuk vuaj nga sëmundje të tjera dhe në përgjithësi, ndihem mirë. Unë kam refuzuar që të marr insulinën dhe vlerat e sheqerit kanë qenë jo më shumë se 150 mg/dl. Doja të dija, a mund të fillohet direkt mjekimi me insulinë të diabetit tip 2, siç kam edhe unë? Çfarë më rekomandoni më tej, si mjekim?

Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: -I nderuar Arben, e lexova me shumë vëmendje dhe interes pyetjen tuaj. Gjeta tek ajo pyetje jo vetëm përshkrimin e problematikave të përditshme që ne hasim në praktikë, por edhe një “anomali” të mirëfunksionimit të raportit mjek-pacient. Po e nis shpjegimin tim nga kjo “anomali”, ku kam parasysh se problemi qëndron te moszbatimi i këshillave dhe mjekimeve që japin mjekët. Në rastin tuaj, nëse do të bëja një analizë të fakteve me aq sa ju më përshkruani, mund të them që gjendja nuk është edhe aq e rëndë, por nga ana tjetër, mendoj se cilido koleg që ju ka diagnostikuar nuk ka vendosur në mënyrë arbitrare apo të pamenduar mirë mjekimin me insulinë. A mjekohet tipi i dytë me insulinë?

- Sigurisht që po, madje edhe në fillimet e diabetit tip 2 që për lexuesit e tjerë sqaroj se është diabeti i të rriturve (që kryesisht nuk kanë nevojë për insulinë). Mbi 90 % të rasteve, ky diabet fillon le të them në mënyrë të butë e pa shumë shenja klinike, me pak etje, tharje goje, urinim të shpeshtë dhe rënie të lehtë në peshë. Në të gjitha këto raste, pacienti nuk paraqitet direkt te mjeku, por zakonisht periudha e kapjes së diagnozës zgjat me muaj ose vite. Mendimi se sa më e rëndë të jetë sëmundja më shumë ankesa dhe shqetësime ajo paraqet, ekziston edhe për sëmundjen e diabetit. E them këtë gjë sepse në varësi të rëndimit klinik që paraqet i sëmuri, në varësi të vlerave të sheqerit që ai ka, ne përcaktojmë tipin e mjekimit. Përgjithësisht, tipi 2 i diabetit mjekohet me barna nga goja dhe rrallëherë ne mund t’ia nisim me fillimin e insulinës. Ju keni refuzuar insulinën dhe nuk keni bërë mirë, duhet të kishit zbatuar këshillen dhe urdhërin e mjekut e duhet të kishit mbajtur lidhje të vazhdueshme për të pasqyruar gjendjen tuaj hap pas hapi. Jam i bindur që në një drejtim ju ka bërë mirë sugjerimi që ka bërë mjeku për fillimin e insulinës, që nënkupton se edhe pse nuk e keni marrë insulinën, ju jeni “trembur” prej saj dhe kjo ka bërë që të reflektoni fuqishëm në mbajtjen e dietës dhe regjimit ushqimor. Këtë konstatim e deduktova nga faktet e dhëna, pasi me referimin tuaj ju thoni se shifrat e sheqerit në gjak kanë qenë më të mira dhe jo më shumë se 150 mg/dl, pa mjekim. Ky është një ekuilibër i mirë dhe i dedikohet totalisht mbajtjes normale të dietës. Duke përfunduar, ju ftoj të bëni kujdes në shëndetin tuaj, ta trajtoni seriozisht këtë sëmundje kronike. Duhet të jeni të vëmendshëm në çdo çast të jetës suaj, në shtimin e kontrollit të vazhdueshëm ndaj dietes, aktivitetit fizik, vetëmonitorimit të diabetit etj. Vetëm kështu do të keni sukses dhe jetë të gjatë. Të shkuara!

Valbona VUKULAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.