Më përsëritet ankthi

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje, kisha nevojë të komunikoja me doktor Agron Islamajn. Jam 21 vjeç. Verën e kaluar jam drejtuar te ju për disa probleme, pasi kisha bërë analizat dhe eko të tiroides, veshit të mesëm e zemrës dhe çdo gjë më rezultoi në rregull. Mjeku i zemrës më tha që ndonjëherë kam takikardi sepse jam tip emotiv. Kam marrje mendsh, ankth, djersitje të duarve, dhimbje koke dhe ka momente që më duket sikur do të bie në tokë, më kap paniku dhe bllokohem edhe nga këmbët, të cilat më bëhen gur e më pas kam frikë të vazhdoj të eci. Kur erdha te ju, më diagnostikuat me lodhje të sistemit nervor dhe ankth. Një mjek tjetër në Itali më ka thënë se kam atak paniku. Përgjatë 2 muajsh më keni dhënë rregullisht një recetë: Stugeron 25 mg. zoloft 50 mg. titus 1 mg., Sol Vigor stres 10 ml. dhe Sol Energu 10 ml. Kjo është receta që më dhatë për muajin e parë, më pas erdha për kontroll, më thatë që kam përmirësim dhe më dhatë përsëri të njëjtat ilaçe, por duke i reduktuar në sasi. Me sa më kujtohet, ndryshuan vetëm dy ilaçet e fundit. Pasi i piva përgjatë dy muajve, u bëra më mirë. Kishte ditë që më dukej sikur s’më kishte ndodhur asgjë. Kishte edhe ditë të tjera që nuk mundesha dot më as të ecja dhe futem në pesimizëm nga frika se mos më ndodh diçka e keqe. Sivjet më ndodhi përsëri, më kap një frikë, ankth dhe bllokohem direkt. Dhimbja e kokës më është bërë hera- herës edhe psikologjike. Më shumë më vjen mërzia kur më kap një panik dhe më bllokohen këmbët. Çfarë më rekomandoni ju të bëj? U bë gjithë kjo kohë dhe kjo më mërzit edhe më shumë, se pse më zgjati kaq shumë kjo gjë. M’u

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.