Më bëjnë sytë miza

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje doktoreshë Rezarta. Shpesh më bëjnë sytë miza, më duket sikur janë të lodhur, sidomos në këtë periudhë. I kam kontrolluar dhe më kanë thënë që i kam në rregull. Mos vallë e kam nga plejstejshëni, se unë punoj në një vend të tillë? Pres përgjigje nga ju. Jam 20 vjeç dhe sinqerisht, mua më duket se kam probleme me sytë, kur më bëjnë miza ashtu si papritur.

Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: - I dashur letërshkrues! Ju jeni vetëm 20 vjeç dhe keni të drejtë që merakoseni për sytë tuaj, sepse jeni shumë i ri. Fakti që punoni në plejstejshën e justifikon dhe e shpjegon totalisht ankesën tuaj të syve. Të gjithë kompjuterat, ata për punë dhe ata për të lozur, pa përjashtim, emetojnë, rrezatojnë drejt personit përballë tyre një fushë me rreze të dëmshme, të cilat në mënyrë të veçantë dëmtojnë sytë.

- Ju duhet të kryeni një vizitë okulistike sa më shpejt dhe mjeku do t’ju pajisë me një palë syze mbrojtëse optike për rrezet e ekranit të kompjuterit të cilat blihen në optikë. Këto syze janë të pajisura me xham optik me trajtim antirefleks për rrezet e kompjuterit. Gjatë vizitës që do kryejmë së bashku, do verifikojmë keni apo jo probleme me numrin e syve dhe nëse po, këto syze mund t’i bëjmë edhe me dioptrinë tuaj. Jeni i mirëpritur për vizitë dhe syze qetësuese tek Optika Union që ndodhet në kryqëzimin e 21 dhjetorit. Faleminderit që më shkruat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.