Vuan shumë nga mushkonjat

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një lexuese e rregullt dhe kam një vajzë e cila vuan shumë nga pickimi i mushkonjave. Vendi i pickuar i skuqet dhe për më tepër, i kruhet gjithë zona rreth tij. I kam bërë dhe antibiotikë, por nuk ka ndonjë rezultat pozitiv. Dr. Mira Xhixha, alergologe: - Përgjithësisht, ky problem është i shpeshtë te fëmijët që janë shumë të ndjeshëm nga pickimet e mushkonjave dhe trupi i të cilëve, i përgjigjet pickimit me urtikarie apo puçrra të kuqe të ngritura mbi nivelin e lëkurës, me madhësi të ndryshme, që kruhen shumë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me vajzën tuaj, që duket se është shumë e ndjeshme ndaj pickimit të mushkonjave. Përveç një vizite me alergolog, duhet t’i merrni mjekim me tableta të cilat do t’i jepen nga mjeku i alergjisë, pasi të ketë parë gjendjen e saj. Mos merrni ilaçe pa u këshilluar me një mjek, duke qenë se ky lloj problemi nuk i kalon lehtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.