UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - POSTA -

Buzeqeshja te ndrinte ne fytyre, syte e tu shprehnin dashuri, dora jote e rrudhur perkedhelte floket e mi. Nuk do t’i harroj kurre ato kohe kur në prehrin tend me afroje ne gjoks me pushtoje dhe histori të bukura me tregoje. Me lot ne sy do t’i kujtoj ato dite kur me therrisje “vogelushe’’, edhe pse shume mire e dije qe une nuk isha më femijë. Në endrra çdo natë me del, me thua “lotet t’i pushoj”, por jo jo nuk mundem t’i ndaloj. Çdo nate ne dritare yjet veshtroj dhe puthje te dergoj. Nuk do ta harroj diten kur ti mbylle sytë dhe fjala vogëlushe humbi përgjithmonë. Gjyshja ime e dashur vogelushja jote kurre s’te harron. Gjyshe me mungon....

Kam besuar shumë tek ëndrrat, jam kapur fort pas shpresës dhe sa herë që loti pikoi gjithmonë u mundova të kem të gjej një arsye për të buzëqeshur... Nuk duhej të lodhesha shumë sepse ti ishe gjithmonë këtu, në kujtimet e mia! Më mjafton të mendoj për ty dhe marr forcë të kaloj çdo sfidë. Sa herë që dikush më bën të qaj, më kujtohet kur ti bëje çdo gjë që unë të buzëqeshja, sa herë që dikush më gënjen më kujtohet që ti kurrë nuk ke bërë një gjë të tillë, sa herë që dikush më gjykon, më kujtohet koha kur ti gjithmonë më shfajësoje për gabimet e mia ose nuk i përmendje fare ato. Je personi i vetëm që më kujton mirësinë sa herë që përballë kam të keqen! Je vullneti im, forca ime, kuptimi i jetës time... ndaj dhe të ruaj me kaq fanatizëm brenda shpirtit tim... nuk lejoj të të prekë askush, sepse ti je ana ime e mirë! Ti je special, ndoshta e ke degjuar shpesh, por nuk besoj se je lodhur duke e degjuar. Je special sepse vetem ti di të jesh ashtu, ke prekur jeten e dikujt në mënyren më të veçante, ashtu sikurse askush nuk ka arritur ta bëj! Ke qënë atje kur kam patur nevoje, kur jam ndjere e trishtuar dhe e vetme ti ke qëne gjithmone! Më ke dhene qetesi, kete njeri qe po te shkruan e ke bere te qeshi. Ke qene duke gezuar me mua ne kohe te mira, më ke ngushëlluar ne kohe te veshtira. Sa here kam dashur te flas më ke degjuar... Asnje njeri nuk dhuron si ti, ti gjithmone ke ate buzeqeshjen qe me inkurajon dhe me inspiron. Me ke bërë te perpiqem më fort kur nuk ja kam dale, me ke bërë te besoj ne veten time, sepse ti ke besuar ne mua!. Te falenderoj qe me ke ngritur kur jam rrezuar, dora jote ka qen aty dhe kur te kam lenduar! E ke zgjatur ate pa hezitim, askush nuk do bente te njejten gje qe bëre ti. Me ke dhuruar drite ne ditet me te errta, dhe buzqeshje në ditet më të trishta. Më mungon deshperimisht perqafimi jot, por e di qe e kam sa here me flet sa here me shikon, ti je aty ti me Perqafon! Faleminderit qe ke qene gjithmone dhe s’me ke lene vetem asnjehere! Besa.

Heshturazi sonte, teksa mundohem të vras vetminë, për dreq më kujtohesh ti! Sa shumë i urrej kujtimet. Është e vetmja gjë që më ka mbetur nga ty. Edhe pse më lëndove aq shumë, sërisht je kalorsja më e dashur në mendjen dhe zemrën time. Por sa shumë më dhemb ky fakt. Nuk e imagjinoj dot faktin sesi mund, në çfarë konkluzioni përfundove që arrite ta bëjë një gjë të tillë?! E dija që një ditë do të ikje pa u kuptuar, do largoheshe, në një mënyrë apo në një tjetër! Mbase kështu është më mirë, të paktën kështu më bëre të mendoj. Sa e heshtur mbeti tani çdo gjë pa ty! Sa e largët! Sa konfuz është ndonjëherë ky realiteti, ku dhe pas ikjes tënde akoma nuk më besohet që jeta vazhdon!

Ja tek perballem edhe sonte me te njejten lufte! Me te njejten dhimbje! Me te njejten Vuajtje! Me te njejten humbje! Me te njejten disfate! Perballe erresires dhe heshtjes! Frikes se jetes dhe vdekjes! Perballe dashurisë dhe urrejtjes! Përbuzjes dhe shkatërrimit! Ja tek perballem përballë realitetit si një kokrriz rëre ne mes te shkretetires! E vetmja gjë që me ka mbetur ne kete jete është te shkruaj! Te shkruaj per Ty nostalgjia ime! Te shpreh ate qe ndjej ne sy të të tjereve! Ti them atyre qe me njohin dhe atyre qe nuk me njohin se dashuria ime per Ty s’ka fund! Ti them te gjitheve sesa me dhembi ikja jote! Do ketë nga ata qe me kuptojne, do ketë dhe nga ata qe nuk do me kuptojnë! Do ketë nga ata që do qajnë së bashku me mua, do kete dhe nga ata qe do qeshin sëbashku me Ty! Por kjo gjë nuk më intereson dhe aq shume! Jam mbushur plot me bollekun e fjaleve të të tjereve! Kam njohur nga ata qe me uruan lumturin me Ty! Kam njohur dhe nga ata qe nderhyn ne lumturinë tonë! Kam njohur veten me mire sec e njihja! Gjithashtu te njoha dhe Ty perfundimisht! Sonte dua veq te shkruaj sa me gjate... Nuk dua qe te ndaloj së shprehuri ate qe ndjej vertet thelle ne zemer! Dua qe e gjithë kjo dhimbje dhe trishtim te mbyllet bashke me plagen e harreses! Por nuk e di ne do ja dal se harruari Ty! Ty qe le gjurm te renda mbi vitet e mia! Sonte pesova zhgenjimin me te madh te rradhes! Pikerisht sonte ne kete DATE! Eshte e tmerrshme imagjinimi i saj, jo me dhe perjetimi ne te njejten kohe! Nuk e di në ke zemer apo balte ne vend te saj?! Nuk e di si nuk ke pak dhembje, mëshire?! Por ka nje Zot mbi ne! Kjo është e vetmja gje qe me inkurajon! Te pakten sonte s’duhej te silleshe ashtu... Ta ruaje arrogancen tende per ato që ta mesuan! Ështe e pamundur qe unë po i shkruaj keto! E pabesueshme! Po ja qe jeta ndonjeherë të përplaska dhe me djallin! Urime per kurajon qe kishe... Per ate qe me shkaktove dhe sot! Urime Zemer Urime!! Po me gjithe zemer uroj qe nje dite mos te jetosh pendimin! Sepse nuk e di qe sonte ne do kem me forcë te rikthehem e te shkruaj serish per Ty! Nuk e di dhe sesa dit jete me kan mbetur! Ndoshta shume...ndoshta pak! Kete nuk e di! Por di te them qe rrahjet e zemres kanë ndryshuar totalisht! Nje herë vijnë te shpeshta, pastaj ngadalësohen! Dhe si per te mos mjaftuar kjo, nje e therur pershkon çdo gje brenda saj! Nuk me vjen keq per veten. Sepse fundi fundit ky qe fati im! Por me vjen keq per Ty se mbase trazohesh aty brenda! Duke te uruar gjithë lumturin e botes Ty dhe te gjith atyre qe donin te na shihnin keshtu, po e mbylli kete shkrim bashkë me lotin e fundit qe ra! Jetoje kete jete dhe pa mua...pa pendim apo breng ne zemer! Jetoje nen shoqerin e atyre qe te inkurajuan per kete veprim! Jetoje TI lumturinë qe ne lam pergjysem! Dhe endrrat qe si realizove me mua, me këdo tjeter realizoi nje ditë! Do jem apo s’do jem më kjo eshte pjese e enigmes! Ti vetem JETO... Sepse une mbase eshte fryma e fundit tani qe leshoj ne kete BOTE!! A.

Sonte ndryshe nga netët e tjera nuk u luta me per kthimin tend. Tashme ti ke ikur...u bene shumë dite! E ç‘vlere do te kishte kthimi yt tani?! Një tjeter plage? Nje dhimbje të re? Nje vuajtje më shume? Apo nje finalizim me shkaterrimin tim perfundimtare? Ti mbase endesh pas nje bote të re larg meje, pas nje horizonti ku drejt se ardhmes tende shkruhet lumturi! Ndërsa une mbetem peng i asaj bote qe ti më le duke sunduar rende mbi veten time. Nga ikja jote mesova aq shume saqe ndonjehere harroja dhe kthimin! Ti ike se ashtu deshti fati, e jo se donim ne te dy. Kujtimet mbeten diku rrugeve pa jete, duke mbuluar gjurmet tona me hirin e nje shprese te vdekur! Ne ishim viktim e pafajshmerisë se moshes. Viktimë e padijes ne konceptin profesional ne te thenin e gjerave. Ndjenim deri ne piken e fundit, ndonse fundin e lumturisë nuk e arritem bashke! E sot te adhuroj per ate qe ishe, duke shpresuar se nje dite te te adhuroj per ate qe do jesh! Joni.

Nuk e di ç‘ më shtyri të të shkruaj në këtë natë të gjatë. Nuk jam poete, por më beso se këto fjalë nuk dalin nga koka ime, por nga zemra. Dalin nga thellësia e zemrës, aty ku je vendosur edhe ti. Po të shkruaj, se më mungon sonte ashtu sikur i mungojnë detit valët, si qiellit yjet, si syrit loti. Më beso se të dua shumë. Më beso se ti dhe vetem ti sundon në zemrën time. Ti je ai për të cilën kam pritur gjatë, pa ty jam gjysmë. Do të jap gjithçka dhe do të heq dorë nga gjithçka për ty, nga vetja ime dhe nga gjithçka që zotëroj. Do të jetoj vetem për ty. Do të pres, pa marr parasysh sa... Gjithmonë do të tregohem e duruar ndaj teje. Kurrë nuk do të detyroj për ndonjë gjë, as edhe me fjalë. Dua të te udhezoj ty, te te mbroj dhe të ruaj nga çdo e keqe. Dua të ndajë me ty mendimet e mia, zemrën, trupin dhe gjithçka që kam. Jam e gatshme të të de gjoj për gjithçka që ke për të thënë. Nuk dua që të ndermarr as edhe të vdes pa bekimin tënd.

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

- Tani në muajin e Ramazanit dhe pranë festës së Bajramit, më vjen një mendim në kokë për ty, e ndërmora gjithandej: Anila Kalleshi. Kam përshtypjen se me zemrën tënde, ti i ke kapërcyer kufizimet e kohës. Dhe, edhe kur i kuron ato klientet e tua nga gjithë Shiqpëria, di të depërtosh dhe zbulosh fshehtësitë që fshihen në zemrat e tyre, për të qenë të paraqitshme, të shëndetshme. Ka diçka që më kujton frymën e Kuranit, këtu. Gjithsesi, të uroj kaq fort të jesh përherë ajo që je! Nuk e di si mund të bëhesh më e mirë. Të përqafoj fort.

- Ngaqë ju njoh prej vitesh, e di se që të tre ju, miqtë e mi Avni Ponari, Kadri Morina dhe Qemal Disha, jeni jo vetëm respektues të riteve fetare, po edhe diçka më tej. Unë seç shoh që bashkon edhe qëllimin e kompanive tuaja, që të kujton zemrën e madhe, dritë për njerëzit në nevojë, në hall. Pa folur për atributet tuaja personale që do t’i kishte zili çdo musliman dhe çdo i krishterë apo ateist, qoftë. Një përbashkim ideor, që ma pruri në mendje muaji i Ramazanit dhe një reflektim i Kuranit. Sidoqoftë ju uroj thellë nga zemra ime 62 vjeçare: Mbarësi, vetëm mbarësi. Urime!

- Sa herë ju shoh bashkë, ty Luljeta Gërmenji dhe ty Keti Gjoça, jo sikur shoh dy mike, po dy motra, binjake madje. “Binjake” për nga çiltërsia dhe mirësia që kanë. Jetë të gjatë të dyjave dhe mbeçi kështu përherë. Urime.

- Rasti i muajit të Ramazanit dhe afrimi i festës së Bajramit, më jep një nxitje të bandshme, të huazoj disa kumtime nga Kurani, i dashur Luan Leka. Prej gati 15 vjetësh që të njoh (sa shpejt ikin vitet!) kam vënë re fort, se përpara një hallexhiu të sinqertë, e tërë qenia jote zbërthehet në ndjenjë dëgjimi dhe përkushtimi për të ndihmuar, sinqerisht, pa pikë interesi dhe me sa mundesh. Nuk e di kush t’i ka mundësuar këto kuptime për jetën, por di që janë të mrekullueshme dhe privilegj i jo shumë njerëzve. Të uroj gjithë të mirat, mik i shtrenjtë, dhe fisnik. Dhe... sport, patjetër sport, andej nga Liqeni!

- Më erdhi kaq mirë që ju pashë bashkë, ju, miq të mitë, Gjok Uldeda dhe Enio Bozdo. I dashur Enio, baban tënd Shpëtimin e kam dobësi! Pyet Leka Meksin për këtë. Edhe ty Gjok, për zemrën flori. Ju uroj të dyve miqësi të gjatë, edhe jashtë politikës.

- Kur dal mëngjeseve, rruga më bie nga Kryesia e Kuvendit, por hiç nuk kam fatin të të shoh dhe takoj ty Rosela. Por unë të kam me vite në Radio- USB- në time, me “Këngët e shekullit”, me “Kur jemi bashkë ne të dy”, me “Goc’ shkodrane e kuja je”, me “Jorgjicën”. Ja që Zoti s’më ka lënë pa fat. Të dëgjosh përditë Roselën, për mua, është më mirë se të takosh përditë një punonjës administrate. Gjithsesi, të përqafoj fort, njeri i “dënuar” për të shpërndarë atë që më mungon aq shumë: Mirësinë!

- Ndoshta, edhe më parë, por që nga koha kur isha drejtor i shtëpisë së pionerit Nr. 6 në Kombinat dhe gjatë të gjithë viteve të mëpasmë, kam një dashuri dhe interes të veçantë për mirërritjen e fëmijëve. Te çdo fëmijë, edhe kur takoj një vogëlushe me emrin Ebi ( shoqen e Ajlit) që lexon më mirë se vajzat e klasës së 9- të ( edhe pse vetë është në të tretën), më vjen të thërras nga gëzimi: “Të lumtë, moj Ebi! Kështu vazhdo!”. Urime.

- Vajta te UET-ja për të pirë një kafe me Adrian Civicin dhe përnjëherë e ndjeva mungesën tënde, e dashur Luli. Me thanë që je te Qemali, në Kosovë. Normale. Një ambasador, me atë ngarkesë, e do patjetër bashkëshorten pranë. Ju përqafoj fort me mall, edhe ty Qemal, edhe ty Luli. Ishallah, jeni bërë gjyshër... Gëzuar Bajramin!

- Ishte në kufijtë e mrekullisë shpirtërore takimi me ty, paraditen e datës 2/07/2015, i dashur miku im Teo Gjenerali., Pak ndejtem, po sa mall njerëzor shkëmbyem. Falem për Lukovën, për ndërtuesit, për këtë e për atë. Ti si gjithnjë Bonaçio, njeri pa moshë! Vallahi, të ka bekuar i madhi Zot, miku im! Kështu mbetsh përherë.

- Kur njeriu flet për ndërtimin, mendon (naivisht) se kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve duhet të jetë një djalosh i hijshëm, me gjallëri dhe hare rinore. Ti i dashur inxhinier Mustafa Muçi, je një burrë aq i shtruar, me zërin e ngrohtë, kur del në TV dhe jo vetëm... Një njeri që nuk i pëlqejnë lustrat e jashtme, iluzionet e pabëra për të ardhmen e ndërtimeve në Tiranë. Ta çmoj lart këtë sens realiteti, i dashur Mustafa dhe falënderoj Teo Mertirin, që më krijoi mundësinë të flasim në telefon. Ishallah, shpejt, edhe “dal vivo”, për një kafe miqsh. Urime dhe gëzuar Bajramin!

- Ishte thjesht mall! Kohë e kohë, pa u parë, me ty inxhinier Kujtim Bejtaj! Dikur drejtor në Fierzë. Tani, prapë me HEC- et! Një biografi kaq e bukur dhjetëra vjeçare, që të vë krahas të mëdhenjve të kësaj fushe si Ismaili, Emini, Farudini, etj. Nuk u takuam, po folëm dhe, edhe kjo më kënaqi. Të përqafoj fort, i dashur Kujtim Bejtja!

- E kisha një parandjenjë se do të të takoja, i dashur Lefter, aty te ai Klubi prapa “Sigalit”. Dhe gjithnjë me gjyshin, që edhe unë e dua fort. Engjëlli mungon... po ç’t’i bësh! Dua të të them Lefter, që edhe pse nuk je më ushtarak, edhe pse nuk ke më lokal, por je vetëm “një copë pensionisti”, F. Bërdëllima të do, siç të ka dashur. Të përqafoj fort o gjysh i dalluar. Gëzuar Bajramin!

- Ndonëse ndaj mendime të ndryshme për veshjen e njeriut në ambiente të caktuara, sensorët modestë të shkrimtarit, brenda meje, e kapin që atje tej një lloj humaniteti te ti, që nuk është prodhim partie, po prodhim i Kozma Vasilit, babait tënd, pedagogut dhe mikut tim të paharruar. Gjithsesi, të dy e kalojmë klasën, edhe pse unë nuk pi më cigare puro! Të përqafoj dhe uroj gjithë të mirat, Petrit Vasili.

- Dikur e dikur, e dikur, nuk linte dy gurë bashkë. Tani, sinqerisht është bërë njeriu më i dashur i lagjes, aty te Kinema “Agimi”, në Tiranë. Quhet Hektor Baruti dhe unë e kam si vëlla, pasi ka një jetë, që jemi rritur bashkë dhe kemi ndarë copën e bukës, si i thonë. Ky Tori, jo një, as 2, por mbi 80 lule, që jeshilojnë gjithë vitin, dhe bëhen mbi 2 metra, ka mbjellë në oborrin e përbashkët. Me ndihmën e Brunos, një tjetër djali lagjeje. Pa le pastaj, mbi 30 vazo, anash muret. I vadit përditë e përditë. I plehëron, i pastron nga barërat. Epo, ç‘të them unë për ty, o Tore?! M’i mbarove karamelet, që t’i jap me zemër. U bëfsh 100 vjeç, ti çuni i Shegës dhe Aliut të paharruar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.