Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Vertikalisht 1. shtet aziatikolindor. 2. ...pak mëshirë. 3. Emër vajze. 4. Erëzë që përdoret e njomë dhe e thatë. 5. E ka celulari. 6. Largohu. 7. Çmime kinematografike. 9. Del nga syri. 11. Ish republikë sovjetike. 13. Qytet bregdetar maroken. 15. Klerik. 17. Lindje e diellit. 19. Përemër vetor. 20. Fillon acarimi. 21. Kompozitor klasik italian. 22. Komunitet fetar në SHBA. 24. Mat kohën. 26. Gjë e ndaluar. 28. Emër burri. 29. Lloj sporti. 31. Fillon adeti. 32. Fillon ankthi.

Beni shkon te mami dhe i thotë:

- Mami, mami, kam një lajm të mirë dhe një të keq... - Fillo nga i miri, shpirt... - Atëhere... lajmi i mirë është që sot kam marrë dhjetë. - Të lumtë! Po i keqi? - Lajmi i keq është se kjo që sapo të thashë, nuk ishte e vërtetë!

Vajza po del për herë të parë me makinën e re dhe i ati e këshillon:

- Të lutem, mos ec me shpejtësi! - Po, babi. - Do të të marrim në telefon, për të qenë më të qetë... - Po, babi. Në mbrëmje, vajza kthehet në shtëpi në orën e caktuar, por i ati, pa thënë asnjë fjalë, e qëllon me shpullë. Vajza, e trembur e duke qarë, e pyet: - Po pse o ba? - Edhe më pyet pse? Të kam telefonuar nja dhjetë herë dhe të gjitha herët, Vodafoni më përgjigjej: “Personi është i paarritshëm”. A nuk të thashë të mos ecje me shpejtësi?

Një amerikan ka hipur në një autobus në Romë dhe, ndërsa po kalonte pranë kishës së Shën Jovanit, komenton me zë të lartë:

- Në Amerikë, një kishë si kjo, ne mund ta ngremë për një javë!

Pas disa minutash, kalojnë pranë Koloseut dhe ai përsëri:

- Në Amerikë, një pallat si ky ne mund ta ndërtojmë në dy javë!

Pak më vonë, ndërsa i afrohen sheshit të Shën Pjetrit dhe kishës gjigante, amerikani pyet shoferi:

- Çfarë është ajo ndërtesa e madhe atje?

Shoferi, i shokuar, i përgjigjet: - S’di ç’të të them. Dje nuk ishte...

- Mami, mami do të më japësh një pesëqind lekësh? Dua t’ia jap një plaku të varfër...

Mami: - Po sigurisht, shpirti i mamit. Ku është plaku?

- Ja, atje te cepi, duke shitur akullore...

Një eksplorator gjendet papritur para një luani gjigant. I tmerruar, eksploratori thotë: “O Zot, bëj që të jetë një krijesë e krishterë”.

Luani i krishterë: “O Zot, faleminderit për ushqimin që po më jep sot”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.