Detajet e dasmës së Sinan Hoxhës

Intervista - - JAVA VIP -

Duket se këngëtari Sinan Hoxha më në fund e plotësoi edhe dëshirën e mamasë. Menjëherë pas koncerteve të verës Sinani do t’i japë fund beqarisë. Ai gjithmonë ishte kujdesur që të mos fliste rreth jetës së tij private në media dhe kurrë nuk e bëri atë publike deri në momentin që u ndje i sigurtë se kishte ardhur momenti i duhur. Kështu, më në fund edhe Sinani do të shkojë drejt altarit edhe pse vetë këngëtari nuk ka bërë diçka publike për këtë, duke u munduar të ruajë fshehtësinë, por burime të afërta me të thonë se Sinani dhe Andrra do të martohen me 27 gusht në Tiranë dhe ceremonia e martesës do të jetë shumë luksoze. Meqë e fejuara e tij Andrra, edhe pse jeton në Gjermani, është nga Kumanova dhe me kërkesën e saj, krushqit nga Tirana do të duhet të shkojnë ta marrin nusën në Kumanovë. Ashtu si nëpër dasmat tipike shqiptare, Sinani do të duhet që bashkë me familjen dhe të afërmit të udhëtojnë me shumë makina drejt Kumanovës për të marrë nusen. Më pas, ceremonia do të zhvillohet në një hotel lukzoz të Tiranës. Diçka tjetër që zbulohet janë edhe disa nga të ftuarit specialë të këngëtarit ku përvec të afërmve dhe miqve, nuk do të mungojnë edhe kolegët. Ndër to të parët që përmenden janë Sabri dhe Ermal Fejzullahu, Nora Istrefi, Rozana Radi, Zajmina Vasjari, Shyhrete Behluli, Seldi, Meda e të tjerë… Andrra ka siguruar tre fustane të blera në Gjermani për këtë ditë të vecantë të saj, ndërsa Sinani do veshë një kostum të vecantë të blerë në Suedi. Ndërsa për pjesën artistike do të kujdeset këngëtarja Gjyste Vulaj. I urojmë Sinanit dhe Andrrës jetë të lumtur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.