Zaimina kthehet në fëmijëri…

Intervista - - JAVA VIP -

Po, po, pikërisht kështu siç thamë. Po ta shikoni Zajminën në këtë foto nuk do ta bëni dot lidhjen me Zajminën seksi dhe hot që jemi mësuar ta shohim shpeshherë. Ja që Zajminën, mesa duket, e ka marrë malli për kohën kur ka qenë e vogël ndoshta e shtyrë edhe nga lodra në të cilën ka hipur, në një komardare krokodil. Ndërkohë që fansat prisnin që Zajmina këtë verë të sillte hitin e saj veror si koleget e saj të cilat po bëjnë namin, ajo duket se ka rënë në qetësi, sepse këto pushime po ia kushton vetëm vetes dhe të dashurit të saj. E gjithë kjo qetësi nga ana e Zajminës, duket e çuditshme duke marrë parasysh edhe tipin e saj. E megjithëse ne nuk do ta besonim kurrë që Zajmina do ta braktiste muzikën për t’iu përkushtuar krijimit të një familje të re, gjithçka mund të ndodhë. Megjithatë, deri në projektin e saj të radhës, le ta lëmë Zajminën të shijojë pushimet me rikthimin e saj në fëmijëri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.