Blero më në fund e pranon….

Intervista - - JAVA VIP -

Deri pak ditë më parë ai e mohonte kategorikisht që kishte një lidhje me modelen Afrona Dika. Ndoshta sepse donte ta mbante të fshehur këtë lidhje deri në momentin që do të ishte i sigurtë për ta bërë publike atë. Por Blero më në fund e ka pranuar publikisht se është në lidhje me modelen Afrona Dika. Ai madje ka deklaruiar se është shumë i lumtur me të. “Jam me Afronën dhe jam shumë i lumtur. Afrona është një vajzë shumë e mirë, e edukume, e shkollume edhe një vajzë që menoj unë që më kompleton. Jemi në faza të fillimit ende, por jena bashkë dhe po nihna më së miri”, ka thënë Blero. I urojmë jetë të gjatë kësaj lidhje të re të Bleros megjithëse s’e besojmë se do të përkrahet shumë nga fansat e tij e aq më pak nga ato të ish-bashkëshortes së tij, Teutës. Fansat kanë dashur gjithmonë që Blero dhe Teuta të bashkoheshin duke qenë se ata janë prindër të një vajze.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.