Ja, si e llastojnë prindërit Viganin…

Intervista - - JAVA VIP -

Djali simpatik, ish - banor i reality show Big Brother, Vigan Shehu para pak ditësh ka festuar ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë të jetës së tij, Vigani ka marrë, jo vetëm shumë urime nga miq, të afërm dhe fansa, por edhe një dhuratë nga familja, një makinë dhe një celular Samsung Galaxy S6. Ja, si e shpreh ai falenderimin ndaj prindërve: “Dua të falenderoj Zotin për familjen të cilën ma ka dhënë, e cila më ka përkrahur në çdo moment të jetës sime dhe vazhdon të më përkrahë. Dua t’i falenderoj për dhuratat që më dhuruan sot dhe më gëzuan në ditën e ditëlindjes sime. Pa ju nuk do të isha ky që jam”. Të tilla dhurata quhen luks për një djalë të moshës së tij, megjithatë Vigani, edhe pse është ndër djemtë më të pëlqyer nga vajzat, përsëri nuk është përfolur për shumë lidhje. Ai tashmë po ndjek gjurmët e vëllait të tij, pasi i është futur muzikës. Në rolin e këngëtarit duket se e gjen më shumë veten pasi ndoshta gjaku e thërret.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.