Kingii, pajisja universale portative që garanton sigurinë në ujë

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Guackat e detit që sot përdoren për varëse janë përdorur si monedhë në Kinë, Afrikë dhe Arabi, megjithëse, kur mbaruan rezervat nga oqeani, njerëzit filluan të prodhonin versionet e tyre. Mbase ishte përpjekja e parë për të prodhuar monedha fallco.

Ishujt Çanell (që ndodhen mes Anglisë dhe Francës, në kanalin e La Manshës), ishin e vetmja tokë angleze që u pushtua nga forcat gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Meqë monedhat filluan të mbaroheshin (pjesërisht sepse trupat pushtuese i merrnin ato si suvenire), ishullarëve iu desh të përdornin kartmonedhat e veçanta të krijuara nga pushtuesit e tyre gjermanë.

Kjo është një pajisje që ia vlen ta mbani gjithmonë me vete në dorë. Ajo quhet Kingii dhe mbahet në dorë si një orë, por kur hapet merr pak a shumë formën e një jeleku shpëtimi, duke e ndihmuar pronarin e saj të qëndrojë në sipërfaqe të ujit.

Një pajisje e tillë do të ishte e mirë për sërfistët, notarët, apo zhytësit. Vihet në dorë dhe mjafton të hapet pët të çliruar një top të madh portokalli, i aftë për ta çuar njeriun në sipërfaqe. Është i përbërë thjesht nga një tullumbace najloni, që fryhet falë bombulës me CO2 që ka në përbërje.

372 mijë njerëz vdesin nga mbytja çdo vit në botë. Kingii është shpikur me qëllim të ulet kjo shifër mbrësëlënëse, duke revolucionuar botën e jelekëve të shpëtimit. Këta të fundit janë shumë të mëdhenj dhe rrallë mbahen në plazh. Kingiit, është i pajisur edhe me një busull dhe një bilbil. Tullumbacja është ripërdorshme, mjafton të zëvëndësohet bombula me gaz. Kur projekti të hidhet në treg për të gjithë, ai mund të bëhet një pajisje e detyrueshme nëse duam të respektojmë normat e sigurisë. Është i vogël, zë pak vend dhe kushton më pak se 100$, prandaj e meriton vëmendjen e publikut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.