Më la se i pëlqenin paratë dhe puna e rrugës

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Ajo më tha se ata më mirëprisnin.

Unë i shkova te shtëpia dhe prindërit e saj u gëzuan ...

kur më panë te porta e shtëpisë. Ne biseduam gjerë e gjatë për një orë të tërë dhe me fjalën e prindërve të saj, e mora me vete në Itali. Gjatë kohës që qëndrova me të në Itali, u ndjeva edhe më i dashuruar pas Denisës. Edhe ajo më thoshte se më donte më shumë se jetën e saj, por pas dy muajve ajo më iku nga shtëpia pa më treguar fare. Unë nuk e dija se nga kishte ikur dhe numrin e kishte thyer, për të mos lënë gjurmë pas që ta gjeja. Unë e kërkova për një muaj të tërë dhe si përfundim, nuk e mora vesh fare arsyen e ikjes së saj. I telefonova familjes së saj se mos kishte ikur në Shqipëri dhe ata m’u përgjigjën duke qarë se nuk ndodhej as në Shqipëri dhe se nuk i kishte telefonuar fare, se kishin një muaj pa i dëgjuar zërin. E sqarova familjen e saj se për mua nuk kishte pasur asnjë arsye që të ikte nga shtëpia.

Mbas gjashtë muajve, kur u ktheva nga punë në darkë, zbrita nga makina për të hyrë te shtëpia, kur pashë që ishte Denisa. Nuk po u besoja dot syve të mi! Ajo po më shikonte që çfarë do t’i thoja unë në atë moment. Mendova ta përzija nga shtëpia që në atë moment pa e pyetur fare, por nga kurioziteti për të ditur arsyen se përse kishte ikur, i thashë “mirëmbrëma” dhe ajo më tha “më fal”. I thashë: “Hajde hyr brenda në shtëpi të pimë diçka dhe të flasim pak”.

Ajo filloi të më tregonte duke qarë se përse kishte ikur nga shtëpia pa më pyetur fare. Arsyeja ishte se i pëlqente jeta e rrugës dhe lekët, për të jetuar një jetë luksoze me mua. Nga ai moment i thashë të largohej sa më parë nga shtëpia ime, se nuk po e shikoja dot me sy.

- Harroje shtëpinë time dhe emrin tim për gjithë jetën tënde! - i thashë.

Ajo po qante dhe më tha: - Seriozisht e ke që të mos shihemi më?

- Nuk dua ta përsëris dy herë një fjalë! - i thashë, ndonëse unë e doja me gjithë zemër, doja të martohesha e të kaloja jetën me të...

Ajo përsëri interesohet shumë për mua e më gjen çdo numër të telefonit që e kam ndërruar disa herë prej saj, por dashuria që kisha në zemër për të, më është kthyer në urrejtje. Sa herë bëj që të njoh një vajzë tjetër, kur e merr vesh ajo që jam lidhur me një tjetër, më prish punë. Jam në udhëkryq e nuk e di çfarë të bëj e si të veproj? Ju lutem, i dashur lexues, mund të më ndihmoni me ndonjë mendim se ajo po ma nxin jetën dita-ditës? Kush është i interesuar që të më ndihmojë me ndonjë mendim, adresa ime është siç vijon më poshtë. Ju përshëndes të gjithëve.

Isuf Peshtaraku Via. P. Pellegrini nr. 17

54100 Massa Itali.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.