NJËRI- TJETRIN

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

- Si ju duket hyrja te Kryeministria? Mos vallë është një mesazh i qartë se ne jemi thjesht dele që shkojmë pas turmës? Bashkimi

- Po të shohësh nga një anë e jetës, jemi tamam si delet, por nga ana tjetër besoj që tashmë jemi zgjuar dhe kërkojmë të drejtat që na takojnë. Po nuk u bë hapi i parë nga disa, nuk bashkohemi dot, prandaj edhe besoj që në këtë rast nuk ishim thjesht dele. Elle.

- A nuk mendoni se duhet të ndjekim edhe ne shembullin e Greqisë, të mos i nënshtrohemi asnjë shteti? Ledina.

- E dashur Ledina, besoj që edhe ne si shtet duhet të shikojmë vetëm popullin dhe jo Evropën. Greqia e pësoi këtë fatëkeqësi, ngaqë vetë shteti dhe politikanët vidhnin djersën e popullit. Kur në një familje ka hajdutë, mos shiko se do jetë familja, një ditë do të vijnë të tjerët të marrin paratë e do ngelësh në mes të rrugës. Të solla një shembull dhe është e njëjta gjë edhe me qeveritë. Leta.

- Kush mendoni se është më pozitiv, një person që duket gjithnjë i qeshur apo një person që është gjithë kohën shumë serioz dhe duket i vrazhdë? Arta.

- Është një fjalë e urtë që thotë populli: “njeriun që qesh, mos e ke frikë” nga kjo unë kuptoj që kur personi është i qeshur, kurrë nuk është negativ, e kam parë dhe në jetë këtë gjë. Nga personi që është gjithnjë i vrazhdë, duhet të jesh i përgatitur për të gjitha dhe madje mbas kurrizit do të të lëndojë. Flora

- Në çfarë moshe keni puthur për herë të parë dhe a jeni penduar që ia keni dhënë puthjen X personi/e? Denisa.

- Jam në shkollë të mesme dhe puthjen e parë e kam marrë para 2 muajsh, mund të them që nuk jam penduar fare fare, pasi atë që shoh unë tek ky djalë është që ka ndjenja të pastra për mua. Nuk pretendoj të martohem që tani, por kur puthja e parë është nga ndjenja të pastra, besoj se në jetën time do jem me fat. X-studentja.

- Ç’mendim keni për ata persona që mendojnë se i dinë të gjitha, janë të ditur apo janë të prapambetur? Vesa.

- Është më se e sigurtë që ata lloj personash jo vetëm janë të prapambetur, por kanë shumë komplekse. Mundohen që të tërheqin vëmëndjen e të tjerëve, për arsyen sepse jeta e tyre ska asnjë vlerë. Nuk merren me jetën e tyre, por mundohen të merren gjithnjë me jetën e tjetrit dhe gjykojnë edhe llafin më kot që mund të thuash në shaka e sipër. Elle.

- Lindim të zgjuar apo bëhemi më

vonë? Bashkimi.

- Për mendimin tim, zgjuarsia ka të bëjë me gjenin dhe jo me kalimin e kohës. Një person, sado të mësojë në shkollë, nuk është e thënë që ka zgjuarsi. Tjetër është dituria dhe tjetër zgjuarsia, të mos i ngatërrojmë gjërat. Pastaj, unë besoj se zgjuarsia vjen edhe nga komunikimi mes njerëzve, jeta të bën më të zgjuar, sepse duke parë mëson. Debora.

- Si e komentoni gjendjen në Greqi? Duhet të hidhërohemi për komshinjtë tanë apo të gëzohemi për gjendjen e tyre? Bashkimi

- Ajo që po ndodh me Greqinë ka efekt edhe tek ne, sepse kur tjetri ka problem mund të kërkojë ndihmen tënde. Kaq vite me radhë, Greqia ka ndihmuar vendin tonë, kështu që nuk mund të gëzohem për gjendjen atje. Edhe pse janë racistë, nuk meritojnë një gjë të tillë. Ajo që meritojnë është që kanë një vend shumë të bukur dhe janë hajdutët e vetes së tyre, prandaj edhe po ndodh kjo që ndodh tani. Aveniri

- Do ta toleronit një tradhti fizike nga i dashuri, kur jua ka treguar vetë? Klara.

- E dashur Klara, nga biologjia dhe nga nevojat që ka trupi i njeriut do të thotë që, kur tjetri ka bërë një gjest të tillë vetëm për nevojat e tij fizike, nuk mund të quhet tradhti. Pra, sigurisht që do ta falja një gjest të tillë, sepse vetëm e vetëm që tjetri të tregon se çfarë ka ndodhur, nuk mund ta gjykoj. Jonida

- Si ju duket shërbimi nëpër zonat turistike në Shqipëri? Kam nevojë për një opinion tuajin, sepse akoma s’kam vendosur ku do të shkoj. Armandi

- Ashtu tamam sikur në të gjitha vendet turistike të botës, edhe në vendin tonë shërbimi është shumë shumë i mirë dhe nuk flas vetëm për tani, por qëkur u futëm në demokraci dhe filluam të shkojmë për pushime, e kam shikuar një gjë të tillë. Kudo mund të shkosh përsa i përket shërbimit, i dashur Armandi, pastaj

- I dashuri më la sepse jam rracë e përzier, pra, me ngjyrë, ama jetoj normalisht si ju, me shkollë e të gjitha. Si e komentoni sjelljen e tij? Laura.

- Po si ta komentoj një sjellje të tillë? Vetëm një copë idioti sillet kështu. Njeriu që është njeri shikon njeriun dhe jo ngjyrën apo racën. Mos u bëj fare merak e dashur se ai dashurinë tënde të pastër do ta paguajë nga dikush tjetër dhe ti do qeshësh kur ta marrësh vesh. Kështu ndodh gjithmonë, të gjitha ato që bëjmë te tjetri jeta na i sjell neve dhe i paguajmë. Elle.

- Pse gjithmonë në prag zgjedhjesh e kandidaturash bëhen krime? A hyn politika në këtë mes? Flas për vrasjet në Lazarat... Bashkimi.

- Sepse duan të na tërheqin vëmendjen në drejtime të ndryshme dhe dalin si gjelat e bërtasin për të drejtat e njeriut. Të gjitha këto ndodhin sepse kanë nevojë për votën dhe jo për të na ndihmuar. Për mua politikan do të thotë hajdut dhe dinak në kurrizin e popullit. Flora.

- Jam 30 vjeçe dhe dua të largohem nga shtëpia të jetoj vetëm, por s’më lë familja, ndërkohë që nuk më lënë të marr as frymë, punë-shtëpi, shtëpi-punë. Ju, si do të vepronit? Ani.

- Përderisa ke punën, mund të largohesh nga shtëpia të jetosh me qira, se nuk je pronë e familjes. Arturi i Kafazit

- Kam ikur nga shtëpia që në moshën 17 vjeçe dhe mendimi i familjes nuk më interesonte fare. Nuk është e lehtë, por jeta është shumë e vogël që ta dhurosh si të duan të tjerët. Besoj se duhet të bësh hapin e madh të jetës tënde dhe të ikësh nga shtëpia, pa e menduar fare se ç’mund të thonë. Një ditë do ta kuptojnë. Edhe po nuk e kuptuan, ti do të bësh jetën tënde dhe prapë e fituar do të jesh. Flora.

- Unë do kisha ikur me kohë nga shtëpia, e dashur Ani, jeta është personale dhe askush në botë nuk ka të drejtë të të thotë se çfarë rruge do ndjekësh. Je vonuar shumë për të bërë një hap të tillë, por më mirë vonë se kurrë, thotë populli. Elle

- Do t’ju pëlqente të jetonit në Kosovë apo në Shqipëri? Pse? Besa.

- Nuk po e kuptoj këtë pyetje, e dashur Besa. Pse, ç’ka Kosova më shumë

dentja

- Për hir të fëmijëve, a do të bënit kompromis për të shpëtuar martesën tuaj? Dolçe Baci.

- Nuk do të bëja kompromis për hir të fëmijëve se ata kanë jetën e tyre se nuk e vlerësojnë ndoshta. Arturi i Kafazit.

- Për mendimin tim, një mashkull nuk e bën kurrë një gjë të tillë, sepse është shumë egoist që të ulet e të flasë hapur me bashkëshorten. Femra është e prirur nga natyra të mbrojë familjen dhe mbi të gjitha, fëmijën e saj. Pra, besoj që do të diskutoja me bashkëshortin dhe do të bëja çdo gjë që është e mundur për të mos lënduar kurrë fëmijët. Nëna.

- Nëse merrni vesh që gruaja ju ka tradhtuar vetëm për të shpëtuar ekonominë e shtëpisë, si do të vepronit? X Fier.

- Nëse gruaja do të më tradhtonte për ekonominë, mund ta falja se jam me pak fare. Kam hall, dua pare. S’ka moral, kështu më erdhi jeta. Arturi i Kafazit.

- Kam frikë që po ta merrja vesh një gjë të tillë, do ndahesha. Mbase mund të më gjykoni, por besoj që askush nga ju nuk mund të pranojë një gjë të tillë. Kur çiftet kanë probleme, duhet të diskutojnë se si mund t’i zgjidhin dhe jo të marrin vendime që mund t’u kushtojnë jetën bashkëshortore. Agimi.

- A keni përdorur rrugë të pista për të arritur qëllimet tuaja në jetë? Për çfarë? Mund të na i thoni edhe anonim, nëse dëshironi. Ledina.

- Të them te drejtën, po të kisha përdorur rrugë të pista nuk do isha në gjendjen që ndodhem tani, por do kisha shkelur siç bëjnë të gjithë mbi trupa njerëzish që të bëhem i pasur. Duhet të dini që të gjithë ata që janë të pasur, duke shfrytëzuar tjetrin, kanë bërë pasuri dhe jo me djersën e tyre. Sokoli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.