PYESNI

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje! Nuk di me saktësi se cilës rubrikë t’ia drejtoj letrën time. Jam një grua e martuar me një jetë martesore shumë të rregullt. Burrin e kam 55 vjeç dhe mendoj se në këtë moshë njeriu është i pjekur dhe duhet të ketë prioritete familjare, por më shqetëson shumë fakti që kërkon marrëdhënie shumë shpesh. Ndoshta unë e gjykoj kështu. Përditë ose edhe dy herë në ditë më kërkon marrëdhënie dhe më tepër jam shqetësuar se në Facebook flet me të panjohura rreth erotizmit, qoftë me femra dhe me meshkuj. Më thotë se kalon kohën. A duhet të shqetësohem për këto probleme (në fakt, po lajthis), apo e kam unë difekt pranimin e këtyre gjërave? Si do të vepronit ju, në rastin tim?

- Për të kaluar kohën, dilni shëtisni. Më mirë që ta kërkon ty dhe jo atyre që flet në internet. El Ai.

- Aq keq do heqë ajo e shkreta, bobo. Klodi. - Haha e ke keq o njeri. Erlinda. - Mos ia kurse, se dheri do ta hajë. Agim.

- Një gjë nuk kuptoj nga ju, moj zonjë e dashur, edhe ta kërkon ty shpesh gjë të cilen ju duhet ta vlerësoni, edhe ankoheni sepse flet me të tjera në internet. Tani, nëse nuk ia jep ti, diku do ta gjejë ngrohtësinë ai, është burrë, moj e shkretë. Zamira.

- Nuk thua shyqyr që ta kërkon ty dhe jo ndonjë tjetre! Ju femrat jeni të çuditshme, kur vjen puna te tradhtia kërceni përpjetë dhe thoni “joooo”, ama kur jua kërkon burri, nuk ia jepni dhe ankoheni. Edhe burri i shkretë ka ndjenja, ka shpirt, ka gjak, i punojnë veglat. Nëse nuk i rri gati gruaja, normale që do t’ia kërkojë komshies. Toni.

- Duhet të gjeni një rrugë të mesme, t’i rrini pranë bashkëshortit me dashuri, sepse ndryshe do të marrë tatëpjetën biseda që ka ai në internet me të tjerat. Diçka i mungon në lidhje me ty. Nëse ti ia jep pa i bërë numra dhe ai sërish nuk është i kënaqur, atëherë problemi qëndron tek ai. Mundohu ta kuptosh dhe t’i vësh kufirin te thana për bisedat që bën në Facebook. Lili. paraja ka bërë vrimë në ujë dhe të gjithë bëjnë të pamundurën për të fituar edhe 1 cent. Lola

- Nuk ju duket se është degjeneruar shumë vendi ynë në të gjitha fushat? Hap televizorin dhe vetëm femra lakuriq shikon. Del në rrugë, po ashtu. Pse ndodh kjo gjë? S’po e kuptoj... Klodi.

- Pse duhet t’i gjykojmë gjithë jetës femrat për çdo lëvizje apo si vishen? Jemi në shekullin XXI o njerëz dhe jeta ecën me shpejtësi më të madhe, pastaj koha dhe nxehtësia bëjnë punën e tyre. S’kanë faj femrat që vishen kaq lehtë, është vapë e madhe, kemi mendje të pistë ne meshkujt, prandaj edhe na duket degjenerim. Bashkimi.

- Tregohuni të sinqertë, a e ka shitur ndonjë prej jush votën dhe pse e keni bërë? Garipi.

- Kur çdo njeri shikon vetëm interesin dhe kuletën e tij, po unë pse të mos e bëj? Vetëm premtime premtime janë të gjithë para fushatave dhe sapo të marrin votën, të harrojnë. Sivjet unë e shita voten me kusht dhe tani pres të fitoj nga vota ime, përndryshe do ta marrin vesh të gjithë se si shiten dhe politikanët për një votë. Arditi se Shqipëria? Nuk shikon ti që shumë kosovarë kanë ardhur dhe jetojnë në vendin tim, punojnë dhe kanë ndryshuar jetën e tyre? Besoj se si vendin tim dhe shtëpinë time s’ka askund në botë. Prandaj edhe unë do jetoja dhe do rregulloja vendin tim, ky është atdheu im. Berti

- Për mendimin tim, si në Kosovë, si në Shqipëri, njësoj është. Po ku është Kosova më mirë se në vendin tënd, o njerëz? Nuk është se dua të them ndonjë fjalë që të ul Kosovën, por kur u bë shtet në vete dhe ku jemi ne. Më mirë se vendi yt nuk do gjesh askund në botë, ngado që të sillesh. Bashkimi.

- Pse ndodhin kaq shumë divorce dhe pse të gjithë martohen me dashuri? Dolce baci.

- Pse, pse, pse? Po s’kemi pse themi pse, kur jeta është bërë vetëm për interes. Martohen me dashuri dhe pastaj shikojnë ç‘fitim kanë. Po nuk patën të ardhura ashtu siç mendonin se do t’u dilte, ndahen. Pra, të gjitha në jetë janë bërë vetëm me interes dhe shohim që thyhen familje e familje të tëra. Ardita

- Epo demokracia e ka fajin, po të ishim në kohën e Xhaxhit akoma si minjtë do ishim dhe nuk do ta hapnim gojën fare. Tani kanë ndryshuar kohet dhe dashuria tashmë është bërë interes dhe jo dashuri. Një shoku im kërkon nuse me shumë zero nga pas në llogarinë bankare, prandaj edhe kemi kaq shumë divorce, i dashur Dolce. Stu-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.