Ku të ankohem për problemin që kam?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një banore në një pallat të ri, kati i pestë. Po bëjmë dy vite në pallat. Dhoma e gjumit dhe tualeti kanë aq shumë lagështi, sa muri është nxirë sikur të jetë ndërtesë 100 vjeçare. Pronari thotë se e ka shitur hyrjen dhe nuk mban përgjegjësi për të. A kemi të drejtë të ankohemi dhe ku ta bëjmë këtë? Fëmija ynë 5 vjeçar që fle në dhomë, ka shumë kollë, që nuk i largohet gjithë

Av. Drn. Alban Duraj

dimrit...

- Përshëndetje zonjë, ju falënderoj shumë që keni kontaktuar me rubrikën “Ju pyesni, avokati përgjigjet”! Përsa i përket pyetjes suaj, duhet parë kontrata e porosisë nëse ju e keni porositur apartamentin përpara se të ndërtohej dhe kontratën e shitblerjes, nëse ju e keni blerë apartamentin të ndërtuar dhe me certifikatë pronësie. Zakonisht ndodh që apartamentet që porositen përpara se të ndërtohen, janë të cilësisë shumë të dobët, pasi shumica e ndërtuesve në Shqipëri në vitet e para të sipërmarrjes së tyre abuzonin shumë me cilësinë e punimeve të apartamenteve. Ata shpeshherë mundoheshin të fitonin shumë nga shitja e një apartamenti, duke i ndërtuar apartamentet dhe pallatet të një cilësie të dobët. Porositësit kanë qenë: në mirëbesim, të painformuar dhe të pakonsultuar me avokat përpara nënshkrimit të kontratave të sipërmarrjes. Kodi civil tra- jton Kontratën e Porosisë dhe Kontratën e Shitjes. Karakteristikat e Kontratës së Porosisë:

- Porosia është një kontratë me të cilën njëra palë detyrohet të kryejë një ose më shumë veprime juridike për llogari të palës tjetër. Porosia përfshin jo vetëm veprimet për të cilat është dhënë, por edhe ato akte që janë të domosdoshme për kryerjen e tyre. Porosia e përgjithshme nuk përfshin aktet që tejkalojnë administrimin e zakonshëm të punës, po qe se nuk cilësohen shprehimisht. I porosituri detyrohet të zbatojë porosinë me besnikëri dhe përkujdesje. Ai duhet t’i bëjë të ditur porositësit rrethanat e krijuara që mund të sjellin revokimin e saj. I porosituri detyrohet gjithashtu që të zbatojë porosinë personalisht, përveç rastit kur është autorizuar t’ia kalojë një të treti, kur është i detyruar nga rrethanat, ose në mbrojtje të interesave të porositësit. Karakteristikat e Kontratës së Blerjes:

- Kontrata e shitjes ka për objekt kalimin e pronësisë së një sendi ose kalimin e një të drejte kundrejt pagimit të një çmimi. Në shitjen që ka për objekt fitimin në të ardhmen të një sendi ose të një të drejte, fitimi i pronësisë bëhet sapo sendi ose e drejta pranohet se ekzistojnë.

Përveç kur palët kanë dashur të përfundojnë një kontratë me kusht pezullues, shitja është e paefektshme në qoftë se sendi nuk pranohet se ekziston. Në qoftë se palët nuk e kanë caktuar çmimin, as nuk janë marrë vesh për mënyrën e caktimit të tij, në mungesë të ndonjë akti të organeve kompetente publike, prezumohet se palët kanë dashur t’i referohen çmimit të zbatuar normalisht nga shitësi në kohën e lidhjes së kontratës. Detyrimet kryesore të shitësit në shitjen e pasurisë së luajt- shme janë:

1. T’i dorëzojë sendin blerësit;

2. Kur fitimi i pronësisë mbi sendin, ose i të drejtave reale mbi të, nuk është pasojë e menjëhershme e kontratës, duhet të dorëzojë të gjitha dokumentet përkatëse për fitimin e pronësisë së tyre, sipas kushteve të parashikuara nga kontrata apo nga ligji;

3. Të garantojë blerësin nga zhveshja, nga veset dhe nga mospërputhja e cilësive të sendit me kontraten. Sendet dorëzohen në gjendjen në të cilën ndodhen në momentin e përfundimit të kontratës. Sendet duhet të dorëzohen së bashku me aksesorët e shtesat që nga dita e përfundimit të kontratës, përveç kur palët e kanë parashikuar ndryshe në kontratë. Shitësi duhet të dorëzojë sendet në cilësinë, sasinë dhe llojin e kërkuar në kontratë, si dhe të vendosura dhe të ambalazhuara në mënyrën e caktuar në kontratë. Shitësi duhet të dorëzojë sendet, të shkarkuara nga çdo e drejtë apo pretendim i të tretëve, përveç kur në kontratë është parashikuar ndryshe.

- Kur dorëzimi i sendeve me të meta përbën një mospërmbushje të parëndësishme të kontratës, blerësi mund të kërkojë: heqjen ose ndreqjen e të metave të sendeve të dorëzuara, ose uljen e çmimit. Blerësi mund t’i caktojë shitësit një afat të arsyeshëm për përmbushjen e këtyre detyrimeve. Në varësi të afatit, blerësi nuk mund të shfrytëzojë asnjë mjet juridik për këtë mospërmbushje, përveç rastit kur është njoftuar nga shitësi se ky nuk do të përmbushë detyrimin në afatin e caktuar. Kur shitësi nuk plotëson kërkesën e parashikuar në pikën 1 të këtij neni brenda afatit të caktuar nga blerësi, ky i fundit mund të kërkojë uljen e çmimit të sendeve të sipërme. Në çdo rast blerësi nuk e humb të drejtën të kërkojë shpërblimin e dëmit. Përveç zgjidhjes nga ligji të kontratës si rrjedhim i qenies të afatit si kusht thelbësor, kur nuk është bërë dorëzimi i sendit, blerësi mund ta deklarojë të zgjidhur kontratën në qoftë se shitësi nuk i dorëzon sendet brenda afatit shtesë të caktuar nga blerësi ose në qoftë se deklaron se nuk do të bëjë dorëzimin brenda këtij afati.

- Në përfundim të analizës së mësipërme: Përsa i përket problemit tuaj, mendoj se personi apo firma e cila ju ka shitur pronën duhet të mbajë përgjegjësi lidhur me cilësin e punimeve, por koha kur duhet t’i kishit goditur ligjërisht duhet të ishte më herët, në mënyrë që ju të kërkonit dëmshpërblim lidhur me cilësinë e ndërtimit të apartamentit. Shpresoj t’ju kemi qartësuar lidhur me analizën e mësipërme juridike. Për të dhënë një përgjigje të saktë lidhur me pretendimet tuaja, ju duhet të paraqiteni pranë Studio Ligjore “Duraj” duke marrë me vete kontratën e sipërmarrjes ose kontratën e shitblerjes, pasi zyra jonë është e specializuar në këtë fushë.

Bulevardi “Bajram Curri”, Pll. “Aviacioni i Ri”, K. 1, Zyra no. 4. Tiranë

044532512; www.durajlaw.com

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.