Ç’kuptimkaëndrraime?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Para disa ditësh kam parë në ëndërr sikur burri ishte te shtëpia e prindërve dhe po bënte gati çantën me rroba që të largohej. Në ato momente, mami po i fliste të qetësohej, por ai nuk bindej. Te një kodër e cila ishte përpara shtëpisë isha unë bashkë me disa shoqe dhe e shikoja nga larg. Ai kishte veshur një çorape të zezë të grisur te gishtat, kurse unë kisha një fustan ngjyrë rozë me portokalli. Ai ma bënte me dorë se do të largohej përgjithmonë, por edhe unë ia ngrita dorën jo me shumë dëshirë dhe mendoja se nuk kishte problem, megjithëse nuk isha e kënaqur që po largohej nga unë. Çfarë do të thotë kjo ëndërr, ju lutem? Faleminderit.

- Ëndrra juaj tregon për një situatë jo të mirë që është krijuar në familjen tuaj. Ka diçka që nuk shkon në jetën tuaj private. Mund të jenë edhe thjeshtë mendimet tuaja, dyshime që ju kanë lindur kohët e fundit. Shtëpia, çanta e bërë gati nga bashkëshorti juaj është frika që ju i ushqeni vetes. Keni frikë nga ndonjë braktisje e papritur. Diçka ka mbetur pezull pa u diskutu- ar mes jush dhe duhet të flisni patjetër me bashkëshortin tuaj për çdo gjë që ju bën të dyshoni në lidhje me marrëdhënien tuaj. Në këtë mënyrë, do të qetësoheni si ju, edhe bashkëshorti juaj. - Përshëndetje! Kam parë në ëndërr sikur po rregullonim shtëpinë nga brenda dhe në vend të pllakave po shtronim me gurë. Atje ishte bërë një rrëmujë e vërtetë. Çfarë do të thotë kjo ëndërr? - Shtëpia paraqet personalitetin e çdonjërit prej nesh. Jeni në një fazë disi konfuze, por që në fakt do të kthjellohet shumë shpejt dhe do të ndiheni shumë mirë. Gurët janë pozitivë në këtë rast, sepse tregojnë që do të vini themele të forta në çdo drejtim, si në karakterin tuaj, ashtu edhe në jetën e përditshme. - Në ëndërr pashë sikur isha mbështetur te një shtyllë që ndriçonte rrugën. Erdhi një grua e re dhe më tha: “Zotëri, hajde me mua se zonja po të pret”. Eca pak dhe u gjenda para një oborri me avlli. Aty pashë me të vërtetë një zonjë dhe bisedova me të, por nuk e mbaj mend për çfarë. Di që mbeta shumë i gëzuar. Më pas përsëri u gjenda në një oborr tjetër ku kishte shtylla elektrike që ndriçonin komplet rrugën. Ato ndizeshin sapo kaloja unë dhe fikeshin kur largohesha. Çfarë kuptimi ka, ju lutem? - Ju jeni një person energjik dhe kudo që shkoni dhe me këdo që flisni, lini një përshtypje shumë pozitive dhe krijoni ndjesi të mira. Dikush që ka qenë pranë jush ndoshta për shkak të punës, ose nëpërmjet shoqërisë është ndikuar shumë nga ju dhe në ditët në vazhdim do ta shikoni kush është ky person. Kjo gjë do t’ju bëjë të ndiheni shumë mirë. Diçka e re do të lindë te ju, diçka që ka më shumë lidhje me ndjenjat sesa thjesht lidhje miqësore. Ju uroj fat. - Para dy netësh pashë në ëndërr sikur isha vetëm në një supermarket ushqimor dhe në dorë mbaja një djalosh të vogël të cilin nuk e njihja, ama i blija shumë gjëra. Ju lutem, më thoni, çfarë kuptimi ka? - Supermarketi në këtë rast, tregon nevojën tuaj për t’ju plotësuar nevojat emocionale dhe fizike. Blerja e gjërave tregon që duhet të pranoni disa kushte në jetë që t’ju plotësohen ato nevoja që përmendëm. Fëmija janë mendimet tuaja, planet për të ardhmen. Është gjithçka në dorën tuaj. Nëse ju bëni disa kompromise të vogla, gjërat mund të shkojnë shumë mirë. Gjithë të mirat.

- Pashë një ëndërr në varreza, shkova me shoqen time t’i shikoja dhe pastaj kalova një tel. Doja të largohesha, por m’u shfaq një mur i bardhë dhe m’u desh që të kthehesha mbrapa. Çfarë do të thotë kjo ëndërr? Faleminderit. - Flet për një frikë të brendshme e cila ju pengon të ecni përpara. Duke qenë se keni parë edhe varreza, edhe mur përpara dhe jeni kthyer sërish mbrapa në atë pikë ku e keni lënë veten, ëndrra ju sugjeron të kapërceni pengesat që ju duken të pamundura. Është në dorën tuaj të kapërceni gjithçka, qoftë edhe një mendim të gabuar apo frikë që keni brenda vetes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.