UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - POSTA -

Netët pa

ty...

Sa e heshtur sonte kjo nate! Vetem tik-taket e ores degjohen ne kete dhome te erret. Çdo gje eshte sketerr, zi! Çdo gje dhemb! Ashtu si dhe zemra ime... Per nje cast humbas nder kujtimet tona. Sa e bukur ishte jeta atehere?! Sa e bukur... Vazhdoj te enderroj per te ardhmen time me TY! Kam frikë te zgjohem nga kujtimet dhe keto endrra. Kam frikë të përballem me realitetin e eger ku me ndjek hap pas hapi kudo qe shkoj! Trishtohem kur mendoj se dita do te agoj serish dhe do te me ngjaj pa TY. Sa shume qe trishtohem! Trishtohem kur mendoj se ne rruget e jetes do jem udhetari i nje dhimbjeje pa fund. Trishtohem... Trishtohem kur mendoj qe s’do te jesh me pjes e perqafimeve te mia... Ku nje tjetri do i dhurosh gjithcka qe me pate PREMTUAR mua... O Zot sa dhemb i gjith ky trishtim, sa shume qe dhemb! Pse çdo gjeje te bukur duhet ti vinte fundi kur ne të dy duheshim aq shume?! Janë tik-taket e ores ato qe me shperqendruan nga keto kujtime, ëndërrime... Me duhet te zgjohem, te ngrihem serisht. Ndonse pa ty asgje nuk eshte e mundur! Do i lutem...Zotit do ti lutem te me ndihmojë. Por ne lutjet e mia të betohem që do jetë dhe emri yt. Do i lutem, të betohem. L & T.

Dashurisë së parë...

Si trendafil çeli dashuria në mes të zemrës time. Por, pse e fshehur, e ndrydhur qëndron?! Pse e fsheh këtë dashuri kjo zemër?! Të shoh çdo ditë, dhe çdo ditë e shuaj atë që ndiej për ty. Unë përgjërohem në vetvete se me siguri zemra ka qënë e paaftë të të shprehte ndjenjat. Sytë shprehin dashurinë e zemrës, pabesinë. Dhe kënga e jetës nuk ndahet në udhëtimin e dashurisë: “Por ne nuk dinim, fallë do ti qëndronim kësaj ndarje krejt të papritur, ti jo mos u ngrys prej dëshpërimit!” Ndarja jonë sillet rrotull e fluturon mbi pyje, kodra, male, ndërsa peisazhi yt i çuditshëm shtrihet natën poshtë meje dhe fle e fle...! Përbri njëri-tjetrit ndodhemi ne të dy, ti qielli, ndërsa unë deti. Dhe rrebeshi gjëmimtar fshikullon mbi detin, detin e dashurisë për ty! Errësira me të liga, ëndrra më çmend, sepse e di, se përveç botës së ëndrrave ekziston dhe një botë tjetër e përtejme “realitet i paarritshëm” që kthehet në ëndërr të gjatë që ska kurrë mbarim. Por dashuria mbi gjithçka mbetet asgjë mbi dhe nuk e tund. Në zemrën time ajo ecën dhe do të ecë derisa detet dhe oqeanet të thahen deri në fund. Por, nuk thahen detet, as oqeanet, se dashuria si rëra veç vrapon. Dashuria është vetë jeta. Dashurinë askush se kap dot, ndaj dhe të sjell dhimbje, lot, mall, gëzim. Dashuria është ndjenja më e bukur që ekziston, dhe jo një lojë për të kaluar kohen. Jeta është një luftë e gjatë në kopshtin e madh ku rriten trendafila (gëzime) mbillen dhe gjemba (hidhërime)! Shpirti im i sakrificës do të bënte gjithçka për dashurinë, që djeg shpirtin si zjarri. Sepse dashuria është ajo ndjenjë që më bëri të vuaj, dhe fali qindra gëzime mua. Dashuria gjithmonë mbijeton, ajo është kaq e bukur, e madhe, gati gati hyjnore sa universi. Por vallë të tronditur, kështu të desha shpirt, se ndarja më bëri të të harroj trupin, historinë, dhimbjen e gëzimin?! Të harroja hijen dhe yllin e mesditës. Atë zemër që rreh. Për vuajtshmërisht, gëzimin e përsosur. Tek ti harrova vetveten. Por jo shpresën e madhe, atë që më jep jetë! Ne na “shpjegoi” harresa, u harruam si në qiell ëndrrash. Fluturuam mbi retë patrazuar nga askush. Dhe u “lumturuam”, si në një çerdhe zogjsh...! Dhe prapa qepallave të ëndrrës time agimi ç‘lodhet dhe pas kësaj një dallëndyshe do të hapë flatrat dhe do na shndërrojë në botëra të ndara. Një shi do të lëshosh ti nga qielli mbi det dhe do më ndash (megjithëse) ne jemi një, qielli e deti! Do të duhet kohë e gjatë, shumë e gjatë që dielli të zbusë zemërimin tënd ndaj diellit, o qiell..! Dhe kur zemërimi ti buzëqeshë detit, do t’i buzëqeshë dhe deti, atëherë dielli do të dalë dhe do të ndriçojë zemrën tënde dhe timen, dallgët e detit do të përkunden lehtë nga buzëqeshja jote. Dhe, atëherë dhimbja do të largohet, ndarja do të zbutet, dhe sdo të ekzistojë më. Shpirti im, sikur ta bredh me këmbë tokën, të gjej, por ti vetëm më prit. Të lutem më prit, se tani po iki nga bashkimi i ndaluar, po braktis vetveten, dhe do të kridhem në qiej të hidhur. Qetësinë e zemrës e kam në dorë. Dhe e mbaj fort. Fort si një thesar. Për “Miss të quan Tirana”. Alban A. Arapi.

Kthehu të lutem...

Sepse gjithcka që ekziston ne kete bote me kujton TY... Është e pamundur te te harroj! Kemi aq shume kujtime dhe endrra te realizuara, si dhe aq shume deshira qe si realizuam dot! S’do doja kurre qe te mbesnin peng i kujtimeve qe si perjetuam dot bashke... Sa e veshtire qenka te shkruash per të pamunduren! Sa e pamundur qenka e pamundura per te mundesuar dhe nje here takimin me ty! Sa e pamundur që qenka... Perlotem rrugeve me shpresen se nje ditë do te te shoh, por eshte e kotë, ti je shume larg. Sa dhimbje qe ndjen zemra kur rreh, sepse ne çdo rrahje te saj tigellon nje emer. Nuk doja kurre te te humbisja. Te Betohem! Ti ishe gjithcka qe kisha... Melodija me e bukur qe me zgjonte Gezimin! Ti ishe ajo e cila shpresoj qe do jesh serish per mua! Të lutem kthehu... S.

E dashur nëse ato fjalë ishin për mua, unë po ti kthej, jo në atë mynyrë si ti, por të kaluara nga uji i pastër i burimit të ndjenjave. Kjo është një provë sesa të dua se sikur tjetër njeri ti thoshte ato fjalë do i kish hëngër dhjetë fish në kurriz, por ty nuk mundem se të kam në zemër dhe ajo zemër sflet dot fjalë të rënda për ty. Në të mungojë vëmendja ime dije se e kam bërë nga dyshimet se nuk e di a ekziston një ndjenjë për mua tek ty apo është shuar. E kam bërë se po të varem tek ti nuk ec dot me jetën time dhe ti e di se fati ynë është i shkruar dhe unë jam i sigurtë se dhe ti do që unë të kryej detyrat e mia, që të gjejë një mënyrë për të jetuar më tejë, por në të njejtën kohë dashuria për ty nuk është shuar kurrë dhe jeton edhe pse shumë herë duhet ta ushqejë vete. Besoj më kupton kush jam. D.

Ditari i zemres...

I panjohuri im edhe pse sot lotë më rrodhën në sy nga fjalët e tua ti kam falur të gjitha sepse e di se ato ishin shpërthim i çastit sepse nuk ka se si ndryshe, dhe thellë teje ti je ndryshe, ashtu siç unë të kamë njohur!!! Migu.

Endem si një e verbër në ëndrrat e mia, më nuk më mbeti as edhe një rreze drite mbi tempullin e epsheve të dashurisë. Ëndrra me erën e detit e kjo qetësi e kësaj nate të zbrazët më shpjerin atje, ku ti humbe në vorgullat e rërës si një Perendi me krahë të zinjë. Valët heshtin edhe pse e qajnë atë të shkretë shkëmb, por nuk flasin, fjalët e tyre u zhduken nga kristali i shpirtrave mëkatarë atë ditë.. As dielli nuk më shikonë më, a thua pse ndjejë aq shumë ftohtë edhe kur ai më rri pranë, pse qielli rri i skuqur si sytë e një të dehuri sikurë bota do marrë fund.. Gjithçka do të duhej të përfundonte atë çast por ishte deti që heshti dhe nuk i mori të gjitha, që gjithçka të mbetej si një arkë e pavlerë e varrosur thellë në shpirtin e errët të tij... Por na la të vazhdonim rrugën e humbur. Ishte ditë vere, ishte ditë mrekullie, e këta engjuj demon më shtyjnë ta kujtojë si ditë zie e të falem para tyre. Por edhe sikur uji i gjithë kësaj bote të më vërsulej, e era shtrigë të më përplaste, apo ata të më vrisnin, unë dashurinë do ta ruaj, do ta ruaj si mëkatin më të bukur, si thesarin më të shtrenjtë, e atë ditë do ta kujtoj gjithmonë sa herë jeta ime kërkon lumturi!

Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje cfarë pretendon se do shikoje? Cilin përbindësh mendon se fsheh? Po të zhgënjej, por nuk më njeh. Nuk ka nevojë për të trokitur. Hyr, shih, kërko, mbete e habitur... Mure të zbrazët lyer pa ngjyra fotografi, por pa fytyra... Diku e hedhur afër shtratit eshte nje kuti e tersit, fatit e mbushur plot është me kujtime. Brenda gjithë historia ime. Janë fjalët që kam thënë aty, gjithkush që njoha, perfshi ty. Gjithcka që bëra, e veç ëndërrova vendet ku shkela, ku jetova. Janë zënkat tona dhe mërite janë puthjet netëve pa dritë. Veset e mia që aq urreve mërgimi i ngadaltë i reve. Dënimet që vuajta për ty herët kur s’të pash në sy jetët që pa ty jetova. Të tjera femra që dashurova... Janë dhe sekretet që s’të kam thënë e amanetet që kam lënë, fëmijet që kurrë nuk më lindën, epshet që vrava se nuk mu bindën... Ka letra, që për ty i shkrova në zarfet që kurre nuk dërgova e nëse gjithcka përmbys do kthesh sekretin më të madh do gjesh se e kam fshehur në fund fare. Po nuk e pe, s’ke pare gjë fare. Nxirre mes duarsh në shtrëngim. Ke më të shtrenjtin sendin tim. Balsamin që plagët shëronte, kur kjo djall jete më kafshonte. Para fytyrës ngadalë afroje. Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje. E kur ngadalë ta kesh zbuluar veç një pasqyrë do gjesh në duar... Do shohësh veten, reflektim. Se ishe ti thesari im.!!! Charles.

Një urim nga zemra për Teuten, e cila diten e shtunë me 18.07.2015 mbush 42 vjeçe, u bëfsh plakë me thinja të bardha. Këtë urim ta dërgon nga zemra ai që të dashuron akoma. Kush e lexon këtë urim, nga Vaso në Korçë është i lutur t’ja thotë Teutës. Ju faleminderit.

Nga unë Flamur Bërdëllima urime për ju:

- E kam thënë dhe më parë: Ne në Shqipëri kemi një fshat, ( Vranishti), që në mënyrë të rregullt nxjerr një... revistë enciklopedike. Revista quhet “Hora”. Aty, te numri i fundit, lexova këto vargje të mikut tim, aktorit dhe poetit: Timo Flloko: “Vura Sazanin në vend të zemrës Rrëmbeva blunë e detit dhe të qiellit

Perëndimin Okër të Nestor Jonuzit,

Thellësinë plumb të Skënder Kamberit.

... Çtë të them, Timo, përveçse: “Urime nga zemra”. Vargjet flasin vetë. Sidomos “Sazani në vend të zemrës”!!

- U bë kohë që nuk jemi parë, i dashur Kolë Nikolli dhe ti Taf Koleci. Në horizont ka mijëra vende të reja pune, të reja. Shpejt madje! Ç’bën sindikata? Besoj më të mirën për kontratat e nivelit të parë dhe të dytë. Gjithësesi, ky urim përkthehet me mallin që më ka marrë. Jemi kaq afër, po na largon puna! Urime të dyve!

- Andej nga Liqeni, jo vetëm plakat, por edhe gocat e reja, janë si valet e detit, vijnë, vijnë, vijnë. Pastaj, një ditë “shuhen”. Pastaj vijnë të tjera tek këto “të tjera”. Hyn edhe Krutania Genta. Me kapelen e rrasur si ato reklamat alpine. Me një buzëqeshje të kursyer. Milimetrike... Tipike edukata e.......... familjeve krutane. Patjetër, studentë, dhe patjetër në ekonomik. Dhe, e fundit: E bukur, mor Zot. Si mund të quhet ndryshe nje vajzë: “E bukur”? Prandaj urime Genta!

- Me pak humor, por shumë sinqerisht, po ju them se puna e këtij Barrut tim, me ka shtuar edhe miq. Kështu, nuk e përdor mishin, po përdor peshkun. Dhe peshkun ( apo prodhimet e detit), e blej aty përballë shkollës “Petro Nini” në Tiranë. Dhe aty takoj gramshioten Merita Ildin, nga Lezha dhe Jasminën shumë të këndshme. Pak minuta rri, po më bëjnë të ndihem mirë. Edhe peshku, edhe njerëzit. Kështu që i uroj, të dy palët me plot mirësi dhe humor! Urime!

- I dashur Beni! Ta kam thënë ty, ja kam thënë edhe Kiços dhe Mirës: Më ngroh shumë fakti që mendon me kokën tënde. Gjë fort e rrallë ( mjerisht), të ne; të jesh vetvetja. Po, ta dish që rezulton fort për një brez të ri, që këtë do pikërisht të jetë vetvetja. Të uroj fort miku i i vjetër Ben Blushi!

- Zgjedhja ime për të parë vizitën e Zonjës Merkel, në Tiranë do të qe padyshim “Ora – Neës”. Aty kemi miq si Ylli, Ilva, etj. Po, një instikt profesional, më thosh, se transmetimi direkt do ti besohej... padyshim Klementines. Prapa butësisë dhe ëmbëlsisë së kësaj vajze Korçare, ka një siguri të hekurt. E inçizova Klea, këtë raportim. Është një gjë e vyer në arkivin tim. Urime, dhe prapë urime Klea Cenkollari!

- Kur shoh nëna apo baballarë, me karroca me bebe brenda, me gufon një gëzim kretj spontan. Pa le kur ato bebat kanë një si rreth të qëndisur, të bardhë te koka e vockël. Tani këtë gëzim shumëzojeni me 100, që të kupton se ç‘ndjej kur shoh miken time Eli Dautin, që mban në krahë nipin Gloenin! Ndërkohë, pasi uroj Elin, them me vte “Zot, po mua kur do më bësh gjysh”. Sidoqoftë këto rradhë janë për Gloenin 7- 8 muajsh, dhe gjyshen e tij, Elin! Urime nga zemra!

- E dashur Vana! Kur më the se ke mbesën pa qejf, m’u zu fryma në grykë. Lus Zotin që ajo të shërohet shpejt dhe edhe ti, të ndihesh plotësisht e lumtur. Në 30 vjet, gati, që të njoh kam parë Mirësi dhe vetëm Mirësi, në zemrën tënde, ndaj të uroj fort për lumturi të plotë, pasi e meriton. Të puth fort o gjyshi me ato syzet optike që të bëjnë të dukesh si Skandinave!

- Mora në dorë librin tënd “Intervistë me një Skënderbegas”, i dashur Mikado Shakohoxha. Më vjen mirë që në kapak ke vënë një foto me uniformen e paharruar të begsave. Të atyre bijve të popullit, që moren tiparet më të mira në atë shkollëlegjendë. Urime mor plaku Mikado, që nuk plakesh kurrë! Kur ta lexosh këtë ngrije një gotë për mua, që të dua fort!

- E dashur Enkeleda, aty te posta! Ti e di që kolegia jote, me mbiemrin Çoba, është Nanurisja e ëndrrave të mia më të shenjta. Po... ëndrra ama! Ndërkohë ti e ke vënë re sa të respektoj për edukaten që ke. Dhe jam i sigurtë që si te kënga e B.Qemallit, një ditë, dikush do të pyesë: “goca, shkodrane ti, e kuja je ti”. Ndërkohë, nuk e di, pse po qesh me lot në sy. Të përqafoj fort, goca e mrekullueshme! Enkeleda!

- I dashur Pëllumb! Do të doja që ky urim për ty dhe Afërditen, të botohej para Bajramit, po, ç‘rëndësi ka. E mira, është e tillë, kur del nga zemra, çdo ditë të vitit. Dua të të kujtoj, që në të vetmen jetë që kam, respekti për ty është i çertifikuar. Urime nga zemra, njeri i mrekullueshëm Pëllumb Salillari!

- Kur je ulur të shkruash për një njeri, të cilin e njeh që në fëmijëri, e ke të vështirë gjuhen që do të përdoresh. Kështu psh. të them se “Met Novi, është çun zemër flori”, duket sikur thur poezi. Të them se “Osht alamet çuni ( me 40 – tiranse), dal jashtë vetes. Po ndjek instiktin: “Meto, je king, po në basketboll... e di vetë ti. Të përqafoj, dhe vërteët më ka marrë malli!

- Nga grupi i kalamajve të lagjes që më mbushin sytë me gëzim, më mungon vëllai i Hiljanës, me atë sallaken e vogël kur gjuan topin, dhe, Erisa, misi i ardhshëm. Ishte kur ishte, po, jo erdhi, me një fustan të ri, të bukur, dhe atë të ecuren që vetëm ajo e ka. Epo mirëse erdhe moj Erisa! I mungoje grupit! Urime.

- Pas kaq kohësh të pashë në TV, me Ministrin e Bujqësisë, i dashur Adi Haxhiymeri, dhe para syve më kaluan vitet ku punoja hamall në fabrikë. Isha 20 vjeç. Tani jam 62. Nga të vjetrit mund të ketë mbetur vetëm Flatuni, inxhinjeri teknollog. Eh, vite kujtimesh, të mbushura me respekt për ty Adi, që më ndihmove për nënën kur ndërroi jetë. Adi! Të përqafoj fort për zemrën që ke!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.