Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

- Atëhere, edhe të dielën tjetër, po në tre po takohemi për ndeshjen e futbollit, dakord?

- Ah, jo, më vjen keq... të dielën në tre martohem, kështu që, e shtyjmë në orën pesë?

Një shofer humbet rrugën dhe pyet një kalimtar:

- Më falni, zotëri, a mund të më tregoni se ku ndodhem?

- Patjetër. Ju ndodheni brenda makinës suaj!

Beni kthehet në shtëpi dhe vrapon për tek i ati:

- Babi, babi, në rrugë pashë dy budallenj!

- Po nga e kuptove se ishin budallenj?

- Po sepse njëri hidhte kartmonedha pesëdhjetë mijë lekëshe... - Po tjetri? - I mblidhte dhe ia jepte prapë!

Pesimisti: Ankohet sepse era po fryn në drejtim të kundërt.

Optimisti: Pret që era të ndryshojë drejtim.

Realisti: Rregullon velën.

Një burrë, kthehet nga puna më shpejt se zakonisht dhe, ngaqë dëgjon zhurma të çuditshme që vijnë nga dhoma e gjumit, ngjitet në katin e sipërm dhe futet në dhomë. Për habinë e tij, e gjen të shoqen në krevat lakuriq, krejt të skuqur, të djersitur e duke marrë frymë me vështirësi.

- Çfarë ka ndodhur? - e pyet i shqetësuar.

- I dashur, më ndihmo, po më bie një infarkt...

Burri vrapon poshtë t’i telefonojë spitalit, kur vjen i biri 5 vjeçar dhe i thotë se xhaxhi Gimi, fare lakuriq, ishte fshehur në dollap. I tërbuar, burri ngjitet prapë lart dhe ndërkohë që gruaja bërtet e tmerruar, ai hap dollapin dhe vërtet e gjen të vëllain fare nudo në dollap.

- Nuk mund ta besoj... - nis të bërtasë, - të ma bësh këtë ti, pikërisht ti, vëllai im?!

- Në fakt... unë... - nis të belbëzojë Gimi.

- Çfarë unë.. unë... shyqyr që erdha unë shpejt nga puna e t’i vë gjërat në vendin e vet! Idiot! Gruas sime po i bie infarkt e ti, si budalla, në vend që ta ndihmosh, më tremb djalin duke shëtitur lakuriq nëpër shtëpi!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.