JULIAN DEDA:

Të mos e kërkojmë fajin te Ambasada...

Intervista - - FAQE 1 - (Vijon në faqen 7)

Aktori humorist Julian Deda, në intervistën e tij për gazetën “Intervista”, pohon se tashmë ndjen xhelozi se aktorët politikë po u marrin punën edhe aktorëve komikë. Që të bëhesh i pasur në Shqipëri, thotë Julian Deda, nuk bëhesh dot kurrë as me punë, as me kontribut akademike, por vetëm duke u bërë prokuror e gjyqtar, se atje ka …lekë. Dhe në Shqipëri, sipas Julian Dedës, sa më shumë të mashtrosh e të vjedhësh, aq më shumë të nderojnë.

Anxhela Petraqi: - Ishe nga të paktët të djathtë që pas zgjedhjeve lokale pranuan se kanë humbur... Pse kështu?

Julian Deda: - Sepse u pa qartë kush ishte fituesi e kush humbësi. Por unë do të thoja se humbësi më i madh në ato zgjedhje ishte demokracia.

- Pse?

- Sepse liria e zgjedhjes u vu në pikëpyetje. Nuk mund të ketë gjë më të rëndë sesa ta detyrosh tjetrin të votojë atë që nuk do. Pikërisht kjo ndodhi kësaj radhe. Do të isha i padrejtë po të thoja se po ndodh për herë të parë, por kësaj rradhe kjo u shndërrua në mode.

Kësaj rradhe ishe jashtë mode nëse nuk e shisje votën. Çmimet ishin nga më të ndryshmet, por më e shpeshta ishte 1 votë 1 faturë dritash qyl.

- Ti i je futur politikës kohët e fundit. Çfarë meritash të duhen sot që të merresh me politikë në Shqipëri?

- Mendoj se minimalisht të duhet të jesh njeri i pastër, te jesh “bio”. Pastaj sigurisht duhen kualifikimet dhe arritjet personale në karrierën profesionle. Një element tjetër i rëndësishëm për mua është komunikimi me njerëzit dhe besueshmëria që mund t’i japësh atyre. Kjo do të bëjë që ata të të mbështesin, pa harruar që edhe ti të bësh gjithçka për të dërguar zerin e tyre deri atje ku duhet. Një politikan i mirë duhet të jetë njeri nga ne, nga populli. Ai nuk duhet t’i shohë njerëzit me dylbi dhe të shkojë e t’u rrijë pranë vetëm në fushatë sa për t’i marrë votën... Kjo do ishte shpotitëse.

- Ja vlen që të merresh me politikë në Shqipëri?

- Mendoj se ja vlen të

merresh me gjithçka që të bën të ndjehesh mirë.

- A ka nevojë politika jonë për riciklim fytyrash dhe profilesh?

- Unë mendoj se po, madje nevojë urgjente.

- Shumë merren me politikë për t’u bërë të pasur. Thuhet se politika është biznesi më fitimprurës në Shqipëri...

- Në fakt njerëzit e kanë një gjysëm të drejte. Sikur nuk ka politikanë të varfër... Po t’i hedhesh një sy rrogave, e shikon se nuk mund të vesh pasuri duke firmosur borderotë. Por unë mendoj se pak pasuri mund të vesh edhe duke punuar fort në biznesin tënd. Por pak fare...se shumë nuk na lejohet se i kanë zënë ato vende. Ndaj shumica ngushëllohen me shprehjen “leku të prish”.

- Sa vlejne meritat diplomat, talenti, për të arritur suksesin ne Shqiperi?

- Duhet të vlenin, por me ç’po shohim, shumë pak vlejnë. Kemi përmbysje raportesh të vlerave. Ndërkohë që në Evropë, që të të lartësojë dikush, ai për-

mend CV tënde, kurse këtu te ne mjafton të të thotë hajdut, mashtrues etj etj dhe të nderojnë aq shumë, sa edhe vetë çuditesh…

- Cili është modeli që ndjekin njerëzit në Shqipëri, sipas Julian Dedës?

- Ne s’po ndjekim asnjë model, në fakt. Popujt që janë në luftë për mbijetesë, nuk kanë kohë për të ndjekur modele.....sepse janë në kërkim të bukës së kalamajve.

- Përse ngjarjet që ndodhin në Shqipëri harrohen pas pak ditësh, edhe pse kanë bërë bujë?

- S’kanë si të mos harrohen. Këtu “plasin” çudira të reja pothuajse për çdo 7

orë... Prandaj harrohen shpejt.

- Përse shqiptarët kanë ëndërr që të bëhen gjyqtarë e prokurorë?

- Sepse mendojnë se aty ka shumë lek..! Hahaha…

- Ndërkombëtarët përfshi edhe Merkelin po insistojnë për reforma në drejtësi...

- Unë kam përshtypjen se kësaj rradhe do i dëgjohet fjala Kancelares, por shpresoj mos të ndodhë ajo që shumë e mendojnë, që të shfrytëzohet ky rast për ta shtënë në dorë drejtësinë në mënyrë të njëanëshme me pretekstin për të bërë reformë.....! Shpresojmë.

- Mendon se sot shqiptarët nuk kanë më ndjenjë humane e solidaritet për njeri-tjetrin?

Aktorët politikë po u marrin punën edhe aktorëve komikë Shpresa

vdes e fundit, i parafundit vdes njeriu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.