NIMAGA: Shumë të mira çupkat e Korçës

Intervista - - FAQE 1 -

Bakary Nimaga ishte njeriu që hapi goleadën e Skëndërbeut kundër irlandezo-veriorëve në fitoren 4-1 për eliminatoret e Champion League. 20 vjecari është akoma i emocionuar, pavarësisht se qëndron me këmbë n ëtokë dhe pohon se kanë mbetur edhe 90 minuta për t’u luajtur. Mesfushori me tipare sulmuese ka sezonin e tij të dytë me kampionët e Shqipërisë duke qëne një ndër lojtarët më të rëndësishem për trajnerinJosa. Ish-futbollisti i Tëentes, në Hollandë, përveç trofeve ka fituar mjaft pjekuri dhe eksperiencë në Korcë, madje ka arritur të meritojë edhe thirrjen nga Kombëtarja e vendit të tij, Malit. Tek tifozët korçarë ai do të mbahet mend për herë, por jam i sigurtë se edhe mbrojtësve të Crusaders i ka dalë në ëndërr . Padyshim, Bakary Nimaga është një ndër talentet më të mirë të Superliges, i cili së bashku me shokët e ekipit mund të shkruajnë historinë e një ekipi shqiptar në Champions…

EraldoHarlicaj: -Nimaga a jeni qetësuar ndopak tani ?

Bakary Nimaga: -Të jem i sinqertë, akoma s’e kam marrë veten plotësisht. Akoma ndjej emocionet e golit dhe tifozerinë. Më duket se jam duke luajtur akoma tani që po flasim. (Qesh)

-Si është të shënosh gol në një ndeshje Champion League?

- Një emocion i papërshkrueshëm, është prej atyre momenteve që të nguliten përjetësisht në memorie. Nuk gjej fjalë ta përshkruaj realisht. Aq më tepër kur goli im ka një vlerë mjaft të madhe pasi hapi rrugën e suksesit. Gjithçka shkoi mirë në atë ndeshje pasi fitorja ishte ajo që na duhej dhe ja arritëm.

- Kishit menduar se do të shkonte në këtë mënyrë?

- Të jem i sinqertë, nuk e prisja një rezultat kaq të thelle, por se do të fitonim e prisja.

- Si ishit përgatitur për atë ndeshje?

-Gjatë gjithë fazës përgatitore ne jemi përgatitur vetëm për këto 180 minuta ndaj Crusaders. Kemi punuar fort dhe trajneri na ka kërkuar vetëm të kemi besim te vetja dhe të jemi një grup solid e kompakt që punon dhe kontribon për të mirën e përbashkët.

- Të jemi realist Crusaders la për të dëshiruar në fushën e lojës, a e quani vetën me fat nga shorti?

- Ne respektojmë çdo kundërshtar dhe japim më të mirën në çdo ndeshje. Crusadero është një ekip me një nivel mesatar që nuk ishte në formën e tij më të mirë. Po mund të themi se patëm fat gjatë shortit pasi eleminuam përballjet me “të mëdhenjtë”. - Si e pritni ndeshjen e kthimit? - Do të jetë një ndeshje shumëmë e vështirë se e para, pasi presim që ekipi kundërshtar të kundërsulmojë, nisur edhe nga rezultati. Crusaderos nuk ka asgjë për të humbur. Ne po punojmë fort dhe po përgatitemi maksimalisht.

- Nisur nga rezultati, a mund të themi se Skëndërbeu është në turin tjetër?

- Jo, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, kemi për të luajtur edhe një ndeshje në Irlanden e Veriut ku përqëndrimi duhet të jetë në nivelin 110 % . Nuk duhet të tregohemi euforikë pasi për ndryshe mund ta pësojme. Duhet të luftojmë në mënyrë që të sjellim kualifikimin në Korçë.

- A do të jetë Skëndërbeu ekipi i parë shqiptarë që të arrijë në fazën e grupeve?

- Ky grup lojtarësh kërkon të ecisa më larg të mundet në këtë turne. Ne do të punojmë fort dhe shpresojmë ta shohim emrin e Skëndërbeut sa më lart. Në pothuajse dy vjet këtu kam mësuar paksa për heroin tuaj kombëtar dhe e di që për atë asgjë s’ka qëne e pamundur, prandaj shpresoj ta nderojmë atë emër. Me pak fat ne mund të bëjme surprizën e bukur.

-Cili është çelësi i suksesit të këtij ekipi?

- Celësi i suksesit është grupi. Marrëdhënia e mirë dhe fryma pozitive që reflektohet në dhomat e zhveshjes e normalisht në fushë. Ekipi e njëh mirë njëri-tjetrin dhe me disa afrime cilësore na bëjne më të fortë.

- A u përshtatët me lojën e Salihit?

- Hamdiu është një lojtar i shkëlqyer dhe një profesionist i vërtetë. Këte e tregoi edhe në ndeshjen e tij të parë me ne, ku bëri një debutim fantastik me dy gola. Jam shumë i vogël për të folur përS alihin, por di të them se më e mira e tij akoma nuk ka ardhur… pasi të përshtatet më mirë me ekipin do të bëjë akoma më mirë. Jemi me fat që na është bashkuar pasi ka shumë kualitet si futbollist. Me të jemi një fizarmonikë më e mirë… Edhe këte instrument e kam mësuar këtu dhe e them mirë, apo jo? (Qesh)

- Shumë gjera të paska mësuar Shqipëria?

- Po është e vërtete. Më pëlqen këtu, jeni njerëz shumë të afrueshëm dhe keni një kulturë të veçantë. Jam munduar të shqiptarizohem sadopak. -Si është jeta juaj në Shqipëri? - Jeta ime është mjaft e bukur. Pjesën kryesore e zë futbolli, por kur kam kohë të lirë dal edhe me shoqërinë. -Keni miq shqiptarë? - Kam zëne shumë miq shqiptar këtu . Kam fat pasi edhe anglisht dijnë një pjesë e mirë e tyre pasi me gjuhën shqipe akoma jam keq. (Qesh) E kuptoj, por është shumë e vështirë për t’u folur (Buzëqesh). - Më thuaj një fjalë shqip? - Skëndërbeu, përshëndetje. Di edhe të tjera, që kanë të bëjnë me ushqimin, si “kërnackat” që më pëlqejnë shumë (qesh).

- Po “çupkat” e Korcës të pëlqejnë?

- Shumë të mira janë “çupkat” e Korçës, por unë jam I përqëndruar në stërvitjë e s’kam kohë për këto gjëra.

- Kush është personi që të ka qëndruar më afër këtu në Shqipëri?

- Ka shumë, por unë do të veçoj atë që më solli këtu, presidentin Takaj.

- Duke shikuar moshën dhe aftësitë tuaja, ju e shihni Skëndërbeun si një trampolinë për të arritur më lart?

- Dëgjo, ëndërrat janë shumë të mëdha, por unë jam i përqëndruar vetëm tek Skëndërbeu dhe do vazhdoj të punoj fort dhe të jap më të mirën e aftësive të mia. Nëse do të ketë interesim nga jashtë, ne do ta vlerësojmë atë kur të jetë koha e duhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.