Mozzik: Ende s’e kam takuar atë vajzë

Intervista - - FAQE 1 -

Ai është një ndër reperat më me stil të muzikës hip-hop new school. Po flasim për reperin kosovar Mozzik i cili këtu në Shqipëri filloi të bëhej i njohur me bashkëpunimin që pati me Encën dhe më pas me këngën e tij “Koke shumë” që u kthye në hit. Tashmë, në këto ditë të nxehta Mozzik na servir një bashkëpunim mjaft të freskët me këngëtaren bukuroshe Kida. “Premtimet” mban titullin bashkëpunimi i tyre që po pëlqehet kudo në çdo cep të Shqipërisë. Për herë të parë Mozzik vjen tek ne me këtë intervistë me anë të së cilës na zbulon se është një djalë vërtet interesant dhe i talentuar. Ndër të tjera ai na premton se do të ketë edhe “Premtime” të tjera pas këtij bashkëpunimi.

Mia Buci: Mozzik, më parë do të të pyes se ku qëndron domethënia e emrit, duke qenë se ky është emri yt i artit?

Mozik: - Themelet e emrit tim rrjedhin nga vetë emri të cilin ma vunë prindërit, Gramoz,dhe shkurtesa gjithmonë ishte Mozi. Ndaj dhe vendosa ta vë një “K” kuptimi i së cilës është “King” . (Buzëqesh)

- Çfarë më thua për bashkëpunimin me Kidën në këngën “Premtimet”?

- Bashkëpunimi me Kidën mund të them që është projekti më i madh i imi gjatë karrierës sime deri sot. Jam i kënaqur shumë me Kidën, me respektin e saj ndaj meje.

- Premtimi më i madh

që i ke bërë vetes?

- I kam premtuar vetes që do ndjek ëndrrat derisa t’i fus në xhepin e vogël. (Qesh)

- Emri yt ka filluar të lakohet së shumti edhe këtu në Shqipëri vecanërisht pas këngës “Koke shum”. E di ti që kjo këngë këtu është bërë hit?

- Po. Pothuajse çdo javë ne jemi në Shqipëri dhe kam kontakte të mira me njerëz atje. Po më tregojnë video në koncerte, po shoh reagimet e njerëzve…. “Koke shumë” ka bërë namin andej. (Qesh)

- Të bashkëpunosh me Kidën është sikur…

- Hmm…. Kida është njëra nga këngëtaret më të kërkuara. Është “bingo” ta kesh shoqe dhe ende më shumë “bingo” është ta kesh familje e të bësh projekte me të. Kam nderin të ndaj qëllimet me një person si Kida.

- Kënga juaj titullohet “Premtimet”. A do kemi edhe një “Premtim” tjetër nga ju?

- Do kemi shumë premtime të cilat nuk mundet t’ia fal vetes që t’i thyej.

- Çfarë duhet bërë që të quhesh biznesmen në muzikë?

- Duhet të kesh vizion ndryshe nga të tjerët, duhet ta duash suksesin, duhet të punosh me dinjitet, duhet të respektosh dashamirësit e shumë e shumë etapa të tjera.

- Çfarë elementi mendon se i shton ti muzikës?

- Unë mendoj se për momentin në këtë lojë kam hyrë si një çelës i ri i një dere që deri më sot s’ka mundur ta hapë asnjëri dhe ka ardhur dita që ta hap unë.

- Ti ke një bashkëpunim të ngushtë me Zzap dhe Chris, je pjesë e “labelit” të tyre…. Çfarë gjen ti tek Zzap dhe Chris?

- Tek Zzap dhe Chriss gjeta komplet pasionin tim. Dashtë Zoti t’ia kthej të mirat ndonjëherë po të mos ishin këta djem, unë do isha rrugëve sikur isha para se të mbërrija këtu.

- Edhe pse herët për ta thënë, mendon se do të lodhesh ndonjëherë nga muzika? Çfarë do të ta sillte këtë ndjesi?

- Nuk mendoj se do lodhem, nuk ftohem dot nga muzika. Kam lënë shumë gjëra më me vlerë për këtë muzikë. Kjo tani më është kthyer në gjë primare, aq sa mund ta quaj edhe si njeta ime.

- Shpeshherë vihen përballë hip hop-i shqiptar me atë kosovar duke e cilësuar këtë të fundit si më të suksesshëm. Nëse edhe ti je dakord me këtë konstatim, pse mendon kështu?

- Unë mendoj se që të dy llojet janë të suksesshëm. Kam respekt për të dy palët.

- Hera e fundit që je ndjerë vetëm…

- Shpreshherë vjen ajo ndjenjë, por gjithmonë e sheh veten të rrrethuar me persona që të duan dhe të çmojnë. Dhe atëherë sikur e kupton që s’je vetëm, je me shumë persona të dashur afër.

- … dhe për ta ndryshuar atmosferën, më thuaj diçka për të qeshur… J

- (Qesh) S”kam ide për momentin, por vetëm qesh se është pa para. (Qesh) - Çfarë do të mendoje nëse një ditë do të zgjoheshe “black”?

- Do ndihesha mirë normal. Raca e zezë më pëlqen shumë, kanë shumë tipare të mira e sidomos muzikalisht janë të lindur të jenë të veçantë dhe krijojnë gjithmonë diçka që s’e ka bërë askush.

- Mendon se ka “këngëtarë” që duhet të largohen sa më parë nga muzika?

- Po. Ashtu sikur njerëzit që

lënë jetën dhe vazhdojnë jetën e amshuar, edhe këngëtarët duhet ta lënë dhe të vazhdojnë profesione të tjera. Tregu ka nevojë për fytyra të reja, për njerëz të rinj.

- Çfarë gjëje negative i sjellin këta element muzikës?

- Llomotitja nëpër këngë është gjëja më e ligë e cila mund t’i ndodhë një artisti. Kur jeta e tij nuk ka të bëjë me atë që flet në këngë, atëherë ai ose ajo nuk është më vetëvetja. Duhet të respektosh veten dhe gjithmonë ta nxjerrësh atë që ke brënda.

- Muzika normalisht është ilaç për veshët, por, kur bëhet ajo shqetësuese?

- Besoj që ka momente, çaste kur të nevojitet qetësia e jo muzika. Zakonisht kur je duke menduar për ndonjë gjë dhe të nevojitet motivim apo meditim, unë preferoj vetëm muzikën e natyrës, thjeshtë të pemëve apo kafshëve.

- Vargjet e cilës këngë të vijnë ndërmend tani në këto momente?

- Kida (Qesh) ‘’S’t’hypi

mo n’kerr sa t’dush nale’’

- Mozzik dhe femrat… Statusi yt momental?

- Single.

- Cila është ajo femër që do të të bënte për vete menjëherë?

- Ende s’e kam takuar atë vajzë, por shpresojmë ta takojmë sa më parë. (Buzëqesh)

- Çfarë nuk të pëlqen tek femrat shqitare?

- Nuk ka ndonjë tipar që nuk më pëlqen. Janë “cool everything”.

- Shumë këngëtarë, të verbuar nga dëshira për sukses , po tentojnë drejt “Iluminatit”. Ti?

- Nuk është nevoja të drejtohemi drejt “Illuminatit” që të korrim sukses. Jeta e tillë është sot, po punove korr, po nuk punove mbetesh në baltë. Në çdo aspekt, puna është arma cilësore e personit në fjalë.

- Cila ka qenë një natë apo do të ishte një e tillë që do ta mbaje mend për gjithë jetën?

- . Nata që do mbaja mend do ishte kur Perëndia të më falë një djalë në jetë. Ajo natë do ishte më e mira

dhe do ta mbaja mend gjatë gjithë jetës.

- Mësimi më i vlefshëm që të ka dhënë jeta deri tani?

- Të kem kujdes nga njerëzit të cilët ma rrahin shpinën, të ruhem nga fjalët, të dua punën, të dua familjen dhe ta dua veten.

- Beson në Zot?

- Po. Përderisa jam krijim i tij, duhet të besoj në krijuesin tim. Jemi thjesht njerëz në këtë botë.

- Nëse do të takoje një ateist, do mundoheshe t’i mbushje mendjen se Zoti ekziston apo do e shpërfillje?

- Nuk kam obligim të bind asnjëri që ekziston Zoti, Çdonjeri duhet të logjikojë kush e solli këtu, kush i dha sy, duar, këmbë, gojë. Është më shumë tematikë psikologjike që disa njerëz fusin lloj-lloj mendimesh negative në mendje. Unë kam shumë shokë ateistë dhe nuk mundohem, as nuk provoj t’ia ndërroj mendimin. Është jeta e tyre.

-Cilave gjëra po iu jep prioritet këtë periudhë

- Muzikës, jetës, familjes.

- Për çfarë e bën veten me faj?

- Për shumë gjëra të cilat ia kam borxh vetes që t’i shpërblej me gjëra të mira.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.