10 gjëra që një grua nuk duhet t’ia thotë burrit të saj

Si për çdo gjë tjetër në martesë, ju duhet të negocioni edhe për disa kufij rreth intimitetit, për shembull se çfarë mund të bëjë me të dhe sa kohë mund të kalojnë ata së bashku pa praninë tuaj

Intervista - - FAQE 1 -

1. “Nuk ke nevojë për pasione të tjera, ke grua tani”

Nuk ka rëndësi se për çfarë pasioni bëhet fjalë; futboll, poker me shokët, apo rafting, fakti që ai është burri juaj nuk do të thotë se jeta e tij sillet rrotull jush. Inkurajojeni të bëjë gjëra që e bëjnë të lumtur dhe gjeni edhe ju vetë një pasion me të cilin mund të merreni. Mbi të gjitha, zbuloni gjëra që ju pëlqen t’i bëni së bashku dhe gjeni kohë për to çdo javë.

2. “Ti nuk mund të kesh shoqe”

Nëse burri juaj nuk ka probleme me tradhtinë, atëherë ai nuk ka pse të ndjehet keq që ka shoqe. Si për çdo gjë tjetër në martesë, ju duhet të negocioni edhe për disa kufij rreth intimitetit, për shembull se çfarë mund të bëjë me të dhe sa kohë mund të kalojnë ata së bashku pa praninë tuaj. Por, fakti që ju bëheni gruaja e tij, nuk do të thotë se ai automatikisht duhet të heqë dorë nga gjithë shoqëria e vjetër dhe e re.

3. “Ti je burri, pra, ti duhet ta mbash familjen”.

Ndërkohë që luftojmë për barazinë ( megjithëse ende nuk është arritur, pasi gratë paguhen më pak se burrat për të njëjtën punë), ju nuk mund t’i thoni burrit fjalë të tilla. Një grua duhet ta pranojë faktin se burri i saj mund të marrë një rrogë më të vogël se vetë ajo. Fakti që e vini para përgjegjësisë një burrë se merr një rrogë më të vogël, nuk e motivon atë të fitojë më shumë, thjesht e shtyn të indinjohet kundër jush.

4. “Unë jam mamaja dhe di se ç’është më e mirë për fëmijët”

Baballarët e sotëm po angazhohen me fëmijët e tyre më shumë se kurrë në ditët tona, duke ua lehtësuar punën mamave. Gratë tani ndjehen të lidhura me burrat në një mënyrë që nënat dhe gjyshet tona nuk e kanë provuar kurrë. Një baba i përkushtuar është diçka e çmuar për fëmijët! Por kjo do të thotë se ju nuk lejoheni të përçmoni dhe kritikoni burrin tuaj për kujdesin ndaj fëmijëve. Nëse ai nuk po bën ndonjë gjë që duket e rrezikshme, lëreni të kujdeset për fëmijët dhe shijoni lidhjet e forta që krijohen mes tyre.

5. “Bëhu burrë”

Në njëfarë mënyre, ideja e vjetër se burrat nuk duhet të qajnë apo të tregohen të dobët gjen rrugën e saj edhe në çift. Si bash- këshort është detyra juaj të mbështesni nevojat emocionale të partnerit, pavarësisht nëse jeni burrë apo grua. Kështu, pra, besojeni kur ju tregon ndjenjat dhe eksperiencat e tij e kurrë mos ndjeni turp për ndjenjat që shfaq.

6. “Nuk të dua më”

Njerëzit, kur janë të nxehur, thonë shumë gjëra për të cilat më pas pendohen, por t’i thoni burrit se nuk e doni më, është një kufi të cilin nuk duhet ta kapërceni. Dashuria duhet të jetë në bazë të ndërveprimeve tuaja, edhe kur jeni të zemëruar. Ajo nuk është një monedhë emocionale, të cilën mund ta japësh dhe ta marrësh sipas qejfit.

7. “Do të doja ta kishe penisin më të madh”

Shumica e grave nuk ua thonë drejtpërdrejt burrave se kanë penis të vogël, por nganjëherë ato mendojnë se është zbavitëse të bësh shaka me këtë. Mos e bëni këtë, nuk është diçka e mirë. Burri juaj është rritur në një shoqëri që ia vë shumë theksin madhësisë së penisit. Nëse vini në pikëpyetje burrërinë e tij, atëherë do ta bëni të ndjehet shumë keq.

8. “Nëse është e lumtur gruaja, është e lumtur edhe martesa”

Është një shprehje e vjetër dhe e bukur, por nuk ka pse të ketë kuptim vetëm për gratë. Edhe nevojat dhe ndjenjat e burrit janë po aq të rëndësishme sa të gruas. Më e saktë do të ishte “Nëse janë të lum- tur bashkëshortët, edhe martesa është e lumtur”. Kjo thënie jo vetëm vlen për të gjitha llojet e çifteve, tradicionale apo jo, por gjithashtu i vë para përgjegjësisë të dy partnerët që të bëjnë gjëra që e bëjnë bashkëshortin/ en e tyre të lumtur.

9. “Jo, i dashur, nuk kam blerë gjë...” ( kur e dini që nuk është e vërtetë!)

Ekziston një barcaletë e vjetër për gratë që mundohen të fshehin çantat e pazarit dhe burrat që zemërohen kur vjen fatura e kartës së kreditit. E vërteta është se sjelljet tinëzare mund të shkatërrojnë një martesë. Nuk ka rëndësi se cili prej jush po fsheh pazarin që ka bërë; të gënjesh për paratë që ke shpenzuar është prapë se prapë një gënjeshtër.

10. “Kur isha me ish- in tim...”

Po, ju mund të flisni për të shkuarën, edhe për disa histori që përfshijnë ish- in tuaj, por mos bëni krahasime mes gjërave që bënte ish- i, me ato që bën burri juaj. Të lavdëroni ishin se i hidhte vetë plehrat pa ia kërkuar ju është një manipulim dhe prej kësaj nuk do të fitoni gjë, veç një zënke me burrin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.