Mahiri gjen dosjen e Belginit

Intervista - - FAQE 1 -

Feridja, e tmerruar, shikon Vehbiun në derën e zyrës dhe nuk di si ta justifikojë faktin që po rrëmon nëpër zyrën e tij. Ajo gjen rastin ta hedhë vathin përtokë dhe i thotë atij se i ka humbur vathi, që e ka kujtim prej së ëmës. Vehbiu nis të kërkojë me të dhe, kur e gjen vathin përtokë, i shuhet çdo dyshim ndaj saj.

Nazifi kthehet në errësirë nga takimi me Mahirin, por i dalin hajdutët në rrugë. Ata përpiqen ta vjedhin, por shohin se portofolin e ka bosh. Atëhere vendosin t’i marrin unazën e martesës. Nazifi reziston që ata të mos ia marrin atë unazë, madje duke qenë i gatshëm të përballojë çdo torturë, edhe nëse i presin gishtin. Dikush i shikon dhe shkon t’i tregojë Mahirit çfarë po ndodh, por kur vjen Osmani me të tjerët, Nazifit ia kanë marrë unazën dhe e kanë lënë në rrugë.

Osmani e çon Nazifin në shtëpi, ndërsa Mahiri, i tërbuar për çfarë ka ndodhur, nis të rrihet me këdo që i del përpara derisa arrin te hajdutët, të cilët i rreh për vdekje dhe i dorëzon në polici. Ai merr unazën dhe ia çon të atit në shtëpi, duke i thënë se ia ka sjellë prapë kujtimin e nënës, por Nazifi megjithëse preket nga sjellja dhe fjalët e të birit, nuk i thotë atij asnjë fjalë.

Hajdutët, që tashmë janë në burg, lajmërojnë Sari Xhemalin për çfarë u ka ndodhur, pa e ditur se kanë të bëjnë me Mahirin dhe babain e tij. Xhemali u premton t’i nxjerrë nga burgu sa më shpejt.

Belgini ngacmon Mahirin për dështimin e tij dhe për faktin se tashmë nuk mund të ulet në një tavolinë me kapadainjtë dhe gjithçka për të cilën ka luftuar, tashmë ka marrë fund. Ai i kërkon të ikë prej aty dhe Belgini tërbohet nga arroganca e tij karshi saj. Ajo i thotë se kjo mungesë respekti, një ditë do të jetë fundi i tij dhe se do të ngelet vetëm kur ajo të mos jetë më me të. Belgini i cakton një afat të fundit se kur duhet t’ia sjellë dosjen, përndryshe, ajo do t’u tregojë të gjithëve se kush është ai dhe se çfarë qëllimi ka.

Belgini i tregon Nailit se është takuar me zotërinë dhe se ai ka një kërkesë për të: ta kthejë studentin e përjashtuar në fakultet. Naili tërbohët nga kjo kërkesë, duke qenë se ka qenë vetë ai që ka bërë të mundur përjashtimin e Osmanit, por është i detyruar t’u bindet kërkesave të zotërisë.

Jusufi vazhdon të sillet si një xhentëllmen i vërtetë me Ajtenin. Ndërsa i vardiset me delikatesë asaj, ai e mbulon në luks dhe e çon që të regjistrojë këngët e saj. Jusufi i kërkon Ajtenit të vendosë një pseudonim dhe të mos bëhet e famshme me emrin e saj. Ai ia bën të qartë në njëfarë mënyre se kërkon diçka si shpërblim për të gjitha të mirat që po i bën asaj, por Ajteni bën sikur nuk e kupton qëllimin e tij...

Feridja, e cila vihet në dijeni nga Mahiri në lidhje me afatin e fundit për dorëzimin e dosjes, vendos ta ndihmojë edhe një herë atë. Ajo i tregon Mahirit kur do të jetë e lirë shtëpia e Vehbiut, por u duhet të gjejnë dikë që do ta pengojë Vehbiun të kthehet në shtëpi, ndërkohë që Mahiri futet brenda dhe kërkon dosjen. Mahiri shkon te Belgini dhe i thotë se atë natë do t’ia sjellë dosjen në shtëpinë e saj dhe i kërkon që të mundohet ta pengojë Vehbiun për t’u kthyer në shtëpi. Belgini i thotë se nuk ka ndërmend të merret me Vehbiun dhe i thotë se atë natë e pret në shtëpi...

Belgini kërkon ta përgatisin e ta zbukurojnë në sallon pasi atë natë do të ketë një takim. Ajo shkon në shtëpi dhe vishet në mënyrë provokuese, ndërsa pret që Mahiri të shkojë në shtëpinë e saj për t’i sjellë dosjen...

Naili lajmëron se e ka zgjidhur çështjen e Osmanit dhe se ai tashmë mund të kthehet në fakultet. Ku e mëson këtë, Naxhdeti lumturohet që më në fund arrriti të bënte diçka për vëllain e tij dhe i kërkon Osmanit të takohen. Nexhdeti i tregon Osmanit se mund të kthehet në fakultet, por Osmani e pret shumë keq këtë lajm dhe i thotë se nuk ka për t’u kthyer kurrë në fakultet dhe se tashmë, ai do të qëndrojë në krah të Mahirit. Nexhdeti tërbohet dhe mundohet ta bindë për të kundërtën, por Osmani është shumë i bindur në vendimin e tij dhe largohet.

Xhemali i kërkon ndihmë prokuror Adnanit për të nxjerrë nga burgu bashkëpunë- torët e tij.

Kur Vehbiu ikën për të përcjellë familjen e tijk, Feridja bën sikur i është prishur makina dhe huton policët që ruajnë shtëpinë e tij. Kështu, Mahiri futet brenda dhe arrin ta gjejë dosjen.

Kur kthehet Vehbiu, Feridja dhe Mahiri e kanë përfunduar tashmë misionin e tyre dhe janë larguar. Vehbiu futet në zyrën e tij dhe gjen një leukoplast në dysheme (është leukoplasti me të cilin Feridja i mjekoi plagët që mori Mahiri ndërsa rrihej me hajdutët që vodhën të atin). Ai e kupton se dikush është futur në zyrën e tij...

Që nga aty, Feridja dhe Mahiri shkojnë te Suna dhe i kërkojnë asaj që të shkruajë gjithçka përmban dosja e Belginit, para se t’ia dorëzojnë kësaj të fundit. Ata mësojnë se ajo ka jetuar 18 vjet në jetimore dhe se ka dalë prej andej së bashku me Muratin në të njëjtën ditë. Mësojnë se askush nuk e ka kërkuar deri në atë kohë, mësojnë gjithashtu emrat e punëtorëve dhe të fëmijëve, si edhe gjejnë emrin dhe adresën e Nedimes, në kërkim të së cilës është Belgini.

Pasi i hedhin të gjitha të dhënat në dokument, Mahiri niset t’i japë dosjen Belginit, por tashmë afati që ajo i kishte vendosur ka kaluar dhe, e zemëruar për vdekje me të, Belgini ka dalë. Mahiri e kupton se është shumë vonë dhe se ajo, më siguri, ka shkuar te kapadainjtë për t’u treguar atyre sekretin e tij. Mahiri mundohet të ecë sa më shpejt me makinë për të arritur në kohën e duhur atje.

Nga ana tjetër, Feridja është në ankth se pse po vonohet Mahiri. Përveç frikës për jetën e tij, ajo vuan edhe nga xhelozia ndaj Belginit dhe ka frikë se kjo e fundit do të mundohet ta joshë të dashurin e saj. Suna, në anën tjetër, përveçse nuk e qetëson, duket se i hedh edhe më shumë benzinë zjarrit.

Mahiri arrin në kazinonë e kapadainjve, pikërisht në momentin kur Belgini, shumë e zemëruar me të, u thotë kapadainjve se do t’u tregojë për Mahirin. Ky i fundit përpiqet të futet brenda, por nuk ia arrin dot sepse disa të dehur grinden me të dhe nisin ta rrahin...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.