Krimineli është Indraxhiti

Intervista - - FAQE 1 -

Ranviri dhe Sadna nisin të dyshojnë se dikush po përpiqet të vrasë Allekun. Është Ranviri ai që ia shfaq këtë dyshim Sadnës, e cila i beson plotësisht, sidomos kur i kujtohen të gjitha incidentet që kanë ndodhur më parë me të dhe me Alekun. Koshali flet me Ragnin në telefon dhe pastaj me Prakashin, të cilit i shfaq shqetësimin e saj në lidhje me mënyrën se si po rrjedhin ngjarjet dhe për gjendjen e tij. Sadna vazhdon të shoqërohet me Ranvirin dhe mungon shumë në shtëpi. Kur kthehet, ajo e gjen Alekun në mes të familjes së tij, pjesëtarët e së cilës e shfaqin hapur dashurinë ndaj tij dhe kujdesen për të në një situatë të vështirë. Ajo nis të mendojë se te cili prej tyre mund të dyshojë dhe gjendet mes një dileme të madhe. Vasundra e pyet Sadnën se ku ishte deri në atë moment dhe nis ta qortojë atë, por ndërhyn Ranviri, i cili i thotë se ishte me të, duke kërkuar një shtëpi, ku ai mund të jetojë tani e tutje. Vasundra tërbohet dhe i kërkon Sadnës që të mos e ndihmojë Ranvirin për këtë gjë që nga ai moment e në vazhdim...

Alekut i kujtohet fëmijëria

Aleku është shumë i mërzitur që Ranviri dhe Sadna nuk ia tregojnë atij planet e tyre dhe nis t’i kërkojë llogari Sadnës. Ranviri i gjen të dy në mes të kësaj bisede dhe nis të flasë me të vëllain. Që të dy përpiqen t’i shpjegojnë atij se planet e tyre janë shumë të rëndësishme dhe se ai duhet të përpiqet ta kuptojë këtë. Ranvirit i telefonon Kirani dhe ai del bashkë me Sadnën që të flasë me të në telefon, pa praninë e Alekut.

Ndërkohë, këtij të fundit nisin t’i rikthehen në mendje kujtimet e bukura me gjyshin e tij kur ishte ende fëmijë dhe nis të shkruajë diçka. Pastaj i kujtohet diçka e frikshme që ka parë dhe të gjitha episodet e tjera me trëndafilat e kuq, foton e gjyshit, makinën e policisë-lodër, një njeri që po bie nga shkallët dhe e zë ankthi. Aleku nis të bërtasë. Ranviri dhe Sadna vrapojnë për tek ai dhe mundohen ta qetësojnë. Ata e gjejnë shënimin e Aelkut dhe tashmë binden se një nga pjesëtarët e familjes së tyre është përgjegjës për gjendjen në të cilën ndodhet Aleku.

Ragni është shumë në ankth në lidhje me Ranvirin dhe lutet për të në tempull, por nuk

i përgjigjet asnjërës prej telefonatave të tij.

Indraxhiti ia lë pronën Navinit

Sadna përpiqet të qetësojë Alekun, ndërkohë që ai pendohet për sjelljen e keqe që ka treguar ndaj saj. Sadna përpiqet të hyjë në depon e mbyllur me çelës dhe Vasundra nis t’i bërtasë asaj kur mëson se ajo po kërkon çelësin e depos. Vasundra pranon t’ia hapë derën e depos Sadnës, kurioze për të mësuar se çfarë kërkon ajo aty. Kjo e fundit futet brenda në depo, në praninë e Vasundrës dhe shkon drejt e te portreti i mbuluar i gjyshit të Alekut. Ajo e zbulon portretin, e merr me vete dhe kërkon që atë portret ta varin në mur. E gjithë familja, që është mbledhur aty, habitet me kërkesën e Sadnës.

Ranviri i del në mbrojtje Sadnës, ndërkohë që të gjithë të tjerët e kundërshtojnë. Asnjëri nga familja Raxhvanxh nuk është në dijeni të faktit se Sadna dhe Ranviri po përpiqen të gjejnë se kush është krimineli në familje dhe se e gjitha kjo është një skenë për ta kuptuar këtë. Indraxhiti lajmëron se në mungesë të tij, ai ia lë të gjitha përgjegjësitë për gjithçka që kanë, Navinit. Të gjithë habiten me këtë vendim të tijin.

Ranviri i kërkon ndihmë Kiranit

Indraxhiti i dorëzon Navinit dosjen e dokumenteve, ndërsa i lë atij të gjitha përgjegjësitë mbi ndërmarrjen, si të jetë ai trashëgimtari. Ndonëse në sytë e të tjerëve tregohen seriozë, kur futen në dhomën e tyre, Navini dhe Avni gëzohen për çfarë arritën. Nga ana tjetër, Ranviri është shumë i mërzitur me vendimin e babait të tij dhe Sadna mundohet ta ngushëllojë.

Koshali dhe Prakashi shkojnë për vizitë në shtëpinë Raxhvanxh për të takuar Indraxhitin dhe Prakashi u tregon të gjithëve librin e shkruar prej tij. Prakashi shkon te Ranviri për të folur më vete me të dhe e shikon ndërsa ai flet në telefon me Kiranin.

Ranviri i kërkon Kiranit t’i rregullojë sa më shpejt takimin me Krishnakantin. Navini dhe Ranviri takohen në rrugë, larg syve të të gjithëve dhe Navini e paralajmëron Ran- virin të qëndrojë larg tij. Ambika përpiqet të provokojë Indraxhitin kundër Sadnës.

Krimineli është Indraxhiti

Ranviri shkon të takojë Krishnakantin, por ai nuk pranon të flasë me të. Ranviri nuk heq dorë dhe këmbëngul që ata të flasin, pasi ai është shumë i vendosur të mësojë emrin e atij që ka qëllim të dëmtojë vëllain e tij. Më vonë, Krishnakanti pranon të flasë me të dhe e fton të futet brenda. Ai i tregon Ranvirin se krimineli në familjen e tij është Indraxhiti.

Prakashi është shumë i gëzuar sepse ka shumë mundësi të marrë një çmim për librin që ka shkruar. Në familjen e tij të gjithë janë të lumtur për këtë dhe e përgëzojnë.

Ranviri zemërohet shumë nga ajo që dëgjon nga goja e Krishnakantit. Ai nuk arrin dot ta besojë se pikërisht i ati është personi që qëndron pas çdo të keqeje që ka ndodhur në familjen e tyre. Duke ecur me shpejtësi në rrugë, atij i kujtohen shumë momente që kanë të bëjnë me të atin dhe përlotet. Ndërsa ndihet aq keq, Ranviri ndjen mungesën e Ragnit pranë tij dhe vendos të shkojë ta takojë atë.

Ragni ndihet e vetmuar

Ragni imagjinon sikur në shkollën e saj të kërcimit vjen Ranviri, por shumë shpejt e kupton se ky është thjesht një iluzion dhe dëshpërohet. Sadna është shumë e mërzitur për shkak të Vasundrës dhe Aleku përpiqet ta ngushëllojë dhe i qëndron pranë asaj. Aleku shkon të flasë me të atin në dhomën e tij dhe, kur vjen Ranviri, e gjen aty. Ky i fundit tërbohet kur e sheh Aalekun në dhomën e Indraxhitit dhe ia ndalon kategorikisht të shkojë atje. Sadna habitet me sjelljen e tij dhe nis ta pyesë për këtë. Ranviri e merr atë më vete dhe i tregon se ka marrë vesh që është pikërisht Indraxhiti krimineli dhe se është ai personi që po përpiqet të dëmtojë Alekun.

Vineti ndihmon Ranvirin

Ranviri dhe Sadna vendosin të kërkojnë e të gjejnë raportin origjinal të vdekjes së gjyshit të Ranvirit, por ky raport është në duart e Indraxhitit. Ndërkohë që ata planifikojnë se si duhet të veprojnë, dikush përpiqet t’i bëjë keq Alekut, duke u futur fshehurazi në dhomën e tij. Ranviri shkon në zyrën e Indraxhitit dhe nis të kërkojë për raportin që tregon shkakun e vdekjes së gjyshit të tij, fshehurazi. Aty vjen Vineti dhe nis të dyshojë te sjellja e Ranvirit. Ranviri i thotë atij se ka nevojë të gjejë patjetër atë që po kërkon dhe Vineti i premton se do ta ndihmojë atë deri në përfundim të hetimit që ka nisur...

Sadna i kërkon Ragnit të kthehet

Sadna e uron Prakashin për suksesin e tij. Asaj i duhet të dalë dhe i kërkon Alekut ta mbajë mbyllur derën e dhomës derisa të kthehet ajo. Ranviri gjen në zyrën e Indraxhitit shumë urdhër xhirime shumash të mëdha parash në emër të një personi të panjohur dhe nis të dyshojë. Më pas ai informon Sadnën për atë që ka zbuluar. Sadna flet në telefon me Ragnin dhe i kërkon asaj të kthehet në shtëpi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.