Cili do të jetë profesioni i fëmijës suaj?

Intervista - - FAQE 1 -

Kur pyet një fëmijë se “çfarë do të bëhesh kur të rritesh?”, përgjigjet janë nganjëherë shumë klasike: Zjarrfikës, mësuese, polic, parukiere, doktor, por nganjëherë janë edhe të papritura si: zbutës luanësh, kujdestar bebesh panda, apo rritës Pokemonash. Ne jemi në përgjithësi kureshtarë për gjërat që na rezervon e ardhmja, përfshi këtu edhe profesionin e fëmijëve tanë. Kështu bëjmë projekte, hipoteza dhe përpiqemi të kuptojmë se çfarë karakteri do të ketë fëmija ynë kur të rritet. Është ai i brishtë, apo guximtar, i prapë, i shoqërueshëm apo i ndrojtur, i ndjeshëm, apo i fortë? Po sikur shijet dhe tiparet e tij të karakterit të na tregonin rrugën drejt cilit profesion vogëlushi/ja ynë ka gjasa të orientohet? Për të marrë një përgjigje të përafërt, ka vetëm një zgjidhje: Të bëni testin e mëposhtëm.

1. Fëmija juaj e kalon kohën e lirë duke:

a. Lexuar libra e duke ju thënë shpesh: “Mami, ma bli këtë librin!”.

b. Shëtitur e duke ju kërkuar shpesh: “Babi, a mund të shkojmë në kopshtin zoologjik?”

c. Luajtur me videolojëra. “Edhe 5 minuta dhe do ta fik, të premtoj”, ju thotë ai çdo natë.

d. Vizatuar. Ai madje ju ka kërkuar “A mund të vizatoj edhe murin e dhomës sime?”

2. Në ditëlindjen e fundit ai/ajo ju kërkuan:

a. Një ditar për të shkruar aty gjithë sekretet e tij/saj b. Të ftonte gjithë klasën për të festuar së bashku c. Një iPad për të teleshkarkuar aplikimet e reja në modë. d. Një piano për t’u stërvitur për t’i rënë mirë

3. Çfarë ju duket më mbresëlënëse tek fëmija juaj:

a. Imagjinata e zhvilluar, i pëlqen t’i tregojnë historira para se të flejë gjumë. b. Solidariteti i tij, ka dëshirë të ndihmojë të tjerët. c. Njohuritë që ka, i di të gjitha përgjigjet e lojërave që bëhen në televizor.

d. Aftësia krijuese e tij që ju befason çdo ditë.

4. Atij/asaj i pëlqen të bëjë pushimet:

a. Në shkëmbimet shkollore (kur shkojnë tek familjet e nxënësve të një shkolle tjetër, qoftë në një qytet, apo vend tjetër) b. Në një kamp pushimesh me temë dinozaurët c. Tek gjyshërit d. Në kamping

5. Shoku i tij/saj ka rënë nga biçikleta:

a. I eksituar, ai ju përshkruan me detaje gjithë skenën b. Ai përpiqet të gjejë pak dezinfektant për plagën c. Ai shikon shokun me kurreshti se ç’do të bëjë d. I shokuar, fillon edhe ai të qajë

6. Filmi me kartona i preferuar i tij/saj:

a. Frozen b. Nemo c. Wall-e d. Up

7. Në cilin nga aktivitet e mëposhtme do të ndjehej më i/e kënaqur:

a. Joga, ose teatër b. Kalërim, apo futboll c. Tenis, apo shah d. Kërcime moderne, apo vizatim.

8. Kur e dënoni, fëmija juaj:

a. Shkon të lexojë një libër në dhomën e tij/saj b. Ju lutet ta falni kësaj radhe c. Rri me turi varur derisa t’i ktheni videolojën d. Shkon të “ankohet” tek pelushët e vet

9. Me shoqërinë e tij në shkollë flasin shpesh për:

a. Librat e rinj që kanë dalë në qarkullim b. Kafshët që pëlqen gjithsecili c. Lojërat e fundit elektronike d. Këngët e reja që qarkullojnë në Youtube

Përgjigjet Nëse keni më shumë përgjigje a: Fëmija juaj do të bëhet letrar

Romane, libra me figura, apo ditar. Fëmija juaj është i pasionuar pas leximit, apo të shkruarit. Ai/ajo shkruan lehtësisht poezi dhe shpik histori mbresëlënëse. Imagjinata e ti/saj nuk ka kufi. Kështu ai/ajo do të ndjehen mirë në profesionet që kanë lidhje me letërsinë.

Ai/ajo do të jetë: Shkrimtar, poet, gazetar, botues, përkthyes, profesor gjuhe, apo letërsie.

Nëse keni më shumë përgjigje b: Fëmija juaj do të bëhet veteriner

Ai do para së gjithash të kujdeset për të tjerët, të ndihmojë njerëzit dhe kafshët që e rrethojnë. Jo më kot ai ka

Nëse kë më shumë përgjigje c. Fëmija juaj do të jetë inxhinier.

Fëmija juaj është një geek (shumë i dhënë pas teknologjisë së re). Ai nuk e fik pothuajse kurrë komputerin, është rritur në erën dixhitale dhe di më shumë gjëra sesa ju në këtë fushë. Kështu pra, ai do të ndjehet më mirë në profesionet shkencore.

Ai/ajo do të jetë: Informaticien, inxhinier, kimist, astronom, etj.

Nëse keni më shumë përgjigje d: Fëmija juaj do të bëhet artist.

Ju mund të zemëroheni kur ai vjen në sallon me gishtat e lyera më bojë, por ia falni, sepse atij i pëlqen kaq shumë kjo gjë. Ju tregoni me krenari punimet e tij dhe i kaloni të djelat duke bërë aktivitete krijuese bashkë me të. Mund të themi se ai ka talent, gjë që zgjon admirimin tuaj dhe të tjerëve që ka rrotull. Ai/ ajo do të ndjehen më mirë në profesionet artistike.

Ai/ajo do të jetë: Muzikant, piktor, kuzhinier, fotograf, arkitekt, etj.

filluar të kërkojë një kafshë shtëpiake që kur ka filluar të flasë dhe i pëlqen të përkëdhelë kafshët. Atij i pëlqen një profesion ku duhet të kujdesesh për të tjerët.

Ai/ajo do të jetë: Veteriner, mjek, infermier, psikolog, dentist, ose do të punojë në fushën humanitare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.