Arta Bajrami korrigjon gjuhëtaren

Intervista - - JAVA VIP -

Duket se këngëtares Arta Bajrami i ka bërë tepër përshtypje një artikull gazete me një material në lidhje me festën që sapo kaluam “Fitër Bajramin”. Ajo që Artës i ka bërë përshtypje në këtë artikull është fakti që gjuhëtarja, emrin e së cilës Arta e bën të ditur, por ne nuk po e publikojmë, është shprehur se duhet të thuhet Vitër Bajrami dhe jo Fitër Bajrami. Pas leximit të këtij artikulli, këngëtarja i është futur menjëherë hulumtimit online në motorrin e kërkimit “Google” nga ku ka nxjerrë këtë konkluzion me të cilin e hedh poshtë teorinë e gjuhëtares. Ja, si e shpjegon vetë Arta: “Lexova një artikull gazete se një gjuhëtare e jona kishte nxjerrë një konkluzion se ne gabojmë kur themi Fitër Bajrami. Sipas saj ne do duhej të themi Vitër Bajrami. Këshillat e gjuhëtarëve janë të mirëseardhura, por vetëm kur ato bazohen në studime të mirëfillta dhe jo sikur kjo zonja që burim kryesor ka gjyshen e saj. Sot që kemi Google edhe ne që nuk jemi fare gjuhëtarë mund të bëjmë studimin tonë. Unë u bëra kurreshtare dhe kërkova pak dhe konkluzioni im është ky: Gjatë hulumtimit online hasa në dy terme: “fitr” dhe “fitrah” që shpesh ngatërrohen por megjithatë përdoren në kontekste të ndryshme. “Fitr” ka kuptimin e “ndërprerjes” apo “thyerjes” së një procesi dhe përdoret në arabisht si “eid-alfitr” që po ta përkthesh në shqip i bie “festa e ndërprerjes (në këtë rast të agjërimit apo Ramazanit)”. Ndërsa termi “fitrah” që në shqip e quajm “vitra” ka kuptimin e dhënies së një takse obligative për njerëzit e varfër nga muslimanët në fund të muajit Ramazan. Pra termi “fitrah” përdoret vetëm në kontekstin e dhënies së zekatit të fitrit apo vitrave (sadaqa al-fitr) dhe asnjëherë në kontekst të një feste (në arabisht Eid, në turqisht Bayram). Pasi që ne nuk festojmë dhënien e vitrave (do ishte qesharake të festonim me bakllava faktin që u kemi dhënë një ndihmë të vogël atyre që kan nevoj) por përfun- dimin e Ramazanit, unë konsideroj që emërimi i kësaj feste si Fitër Bajrami është korrekt. E sikur të donim ta shqipëronim fare atë (siq do donte zonja Shamku), atëherë pse të mos zëvendësonim edhe fjalën “bayram” me fjalen shqipe “festë”? Atëherë do tingëllonte kështu diçka : Urime festa e mbarimit të Ramazanit. Ju pëlqen? Me respekt, Arta Bajrami”, ka përfunduar ajo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.