Olta Gixhari zhgënjen!

Intervista - - JAVA VIP -

Ajo deri tani mbante vendin e parë si femra më seksi, por me fotot e fundit që ka publikuar e ka rrëzuar mitin e vajzës seksi. Pas shfaqjes “Penetrimi i shpirtrave”, të koreografit Arian Sukniqi, Olta këto ditë është me pushime, ku po kalon ditë mjaft argëtuese në plazhin e Dhërmiut në shoqërinë e miqve të saj. Olta po ju shijon çdo gjë këtyre pushimeve, ku nuk ka hum- bur rastin edhe të tregojë format e saj trupore, ato për të cilat përflitet shpesh nëpër rrjete sociale e më gjerë. Por, ja, që këtë herë Olta ka zhgënjyer pikërisht më format trupore, pasi na ka dhënë mundësinë ta shohim ashtu sic është në realitet dhe jo siç e kemi parë nëpër foto të cilat përpunohen. Duket se Olta e ka tepruar shumë me ushqimin, pasi ajo duket mjaft mbipeshë dhe me një trup jo të tonifikuar. Dhe ky është rezultat i alkolit dhe sasisë së pakontrolluar të ushqimit që po konsumon gjatë këtyre psuhimeve duke marrë disa kilogramë më tepër në trupin e saj. Megjithatë ne vazhdojmë të mendojmë se Olta është një ndër femrat më të bukura dhe më seksi shqiptare. Jo më kot është cilësuar edhe si Marylin Monroe shqiptare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.