Gerta Mahmutaj më në fund zbulon dashurinë

Intervista - - JAVA VIP -

Fjalët nuk mungonin…. Prej kohësh po flitej për një lidhje mes këngëtares Gerta Mahmutaj dhe dj-t Joanis Gjonaj edhe pse ata të dy mundoheshin ta mbanin të fshehur këtë lidhje. Ky i fundit është edhe kunati i këngëtares Aurela Gaçe dhe mesa duket Joanisi dhe Gerta janë njohur pikërisht në ambientet e Crazy Calvin, aty ku Gerta edhe këndon. Kështu, duke u gjendur në të njëjtin ambient pune, dashuria mes Joanisit dhe Gertës është rritur dita-ditës. Dhe duke qenë se ata të dy në fillimet e tyre tregoheshin të kujdesshëm që ta mbanin sa më të fshehtë dashurinë duke u treguar vigjilentë edhe në daljet e tyre në publik, duket se tashmë i janë dorëzuar dashurisë së tyre dhe nuk e mbajnë më të fshehtë. Ka qenë Joanisi ai që ka publikuar foton e tyre me mbishkrimin “With my baby” dhe Gerta ka qenë e para që i ka bërë “like” kësaj fotoje. Gerta dhe Joanisi kanë patur edhe një bashkëpunim mes tyre në këngën “Pija me emrin tënd” ku me siguri pija në këngën e Gertës mbante emrin ‘Joanis”. Urime çiftit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.