Ja çfarë mundësie iu ofron Enca fansave….

Intervista - - JAVA VIP -

Enca Haxhia është njëra ndër këngëtaret që ka arritur të krijojë më shumë fansa në një kohë të shkurtër. Ajo është e bukur, seksi dhe njëra ndër këngëtaret më të përfolura në rrjetet sociale dhe jo vetëm…. Gjithashtu Enca deri tani numëron më shumë ndjekës se çdo këngëtar tjetër shqiptar në rrjetin social Instagram. Dhe pikërisht aty Enca ka hapur një konkurs në bashkëpunim me Arkiva Shqip, ku fansat e saj mund të dërgojnë videot apo punimet e tyre si klip për këngën e fundit “Soul killa” dhe fituesi fatlum do të dalë në klipin e ardhshëm të këngëtares së tyre të preferuar. Konkursi është hapur me 20 korrik dhe do të vazhdojë deri në datën 10 gusht ndërkohë që çdo fotoje apo videoje i duhet bashkangjitur hashtagu # SoulKilla. Në datën 31 gusht do të shpal- let edhe personi fitues, që do jetë ai që ka marrë edhe më shumë “like”. Një mënyrë mjaft interesante kjo që tregon edhe se Enca di mjaft mirë t’i bëjë një menaxhim të mirë vetes dhe karrierës së saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.