Teuta pas ndarjes nga Blero, sexy…

Intervista - - JAVA VIP -

Këngëtari Blero vetëm para pak ditësh bëri publike lidhjen e tij me modelen Afrona Dika, duke i pohuar në këtë mënyrë të gjithë zërat e përhapur gjatë gjithë kohës për një lidhje mes tyre. Blero në fillim e mohonte, ndoshta nga fakti se ende nuk ishte i sigurtë, por tani gjithçka e ka bërë publike. Dhe Teuta e ka parë pikërisht këtë moment si të duhurin për t’i kujtuar ish bashkëshortit të saj se ç’ka humbur! Teuta ka realizuar disa foto në të cilat duket mjaft seksi dhe duket se këto foto janë një “diss” për çiftin e ri Blero dhe Afrona. Nga kjo arrijmë të kuptojmë, jo vetëm që Teuta, edhe pse nënë e një vajze, vazhdon të jetë në formë shumë të mirë trupore, por edhe mund të ketë ende ndjenja për ish bashkëshortin. Megjithatë, nuk besojmë më në ribashkimin e tyre pasi vendimi që Teuta ka marrë për ndarjen duket vendimtar, pavarësisht dëshirës së madhe të fansave të tyre për t’u bashkuar. Thjesht ajo po i kujton Bleros se ç’ka humbur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.