Kristela dhe Noga fejohen!

Intervista - - JAVA VIP -

E mbani mend bionden bukuroshe të emisionit “Tjetri” në Top Channel? Po bitboxer-in e ri kosovar Noga? Besojmë se i mbani mend që të dy. Kot nuk ua përmendëm sepse mesa duket mes këtyre të dyve ka lindur një dashuri nga ato me “D” të madhe. Në fillim ishte pak e vështirë për t’u besuar kjo nga të gjithë pasi ata të dy dukeshin që ishin tipa aq të ndryshëm me njëri-tjetrin, saqë nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin. Por ja që dashuria edhe të çudit, ashtu si në rastin konkret. Kristela dhe Noga janë fejuar dhe tashmë aktualisht po kalojnë pushimet bashkë si një çift i lumtur. Lidhja e tyre nuk u mor vesh as sesi nisi, as si vazhdoi , por vetëm në momentin që u bë publike nga vetë ata të dy. Noga ishte ai që arriti të vjedhe zemrën e bukuroshes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.