Gjërat e përbashkëta që duhet të keni për një martesë të lumtur

Intervista - - INTIMITET -

Megjithëse në

i ditët tona numri martesave është ulur, psikologët thonë se martesa është gjëja më e mirë që mund të bëni për veten tuaj. Në gazetën Nju Jork Tajms kohët e fundit u shkrua ky konkluzion: “Martesa i bën njerëzit më të lumtur dhe më të kënaqur me jetën e tyre. Të martuarit janë më të lumtur, sesa ata që janë beqarë, veçanërisht gjatë periudhave më stresante të jetës, si kriza e moshës së mesme etj”. Po çfarë duhet të kesh për të pasur një martesë të suksesshme? Ne pyetëm Piter Pirsonin, terapist çiftesh dhe bashkëthemelues i Insitutit të Çifteve, në Menlo Park, Kaliforni dhe ja përgjigjia e tij. Së pari, duhet të ekzistojë ajo që quhet “kimi”. “Kimia nuk është gjithçka, por nëse ajo nuk ekziston, është e vështirë të zëvendësohet. Nëse kimia ekziston më shumë te njëri prej partnerëve, prapë është e vështirë të kapërcehet. Është shumë e vështirë të krijosh pasionin, kur ai nuk ekziston që në fillim. Nëse unë do të isha i aftë të bëja të lindte pasioni, aty ku ai nuk ekziston, do të isha më i pasur se Bill Gejts”. Por, sipas Pirsonit, nuk bëhet fjalë vetëm për kimi seksuale, një rol të rëndësishëm luan edhe kimia tjetër, ajo që ndjen kur je pranë personit tjetër. Nga eksperienca e tij, kur njerëzit kanë lidhje jashtëmartesore, ky nuk është thjesht epsh, por edhe mënyra si ndjehesh pranë atij personi. Kuptimi i saj është shpjeguar më mirë nga psikologu kanadez, Erik Bern. Në teorinë e tij të viteve ’50 dhe ’60, Bern shpjegon se çdo person ka tre “ego” të ndryshme:

a. Prindi: Ajo që të kanë mësuar prindërit

b. Fëmija: Ajo që ke ndjerë në fëmijëri

c. I rrituri: Çfarë ke mësuar

Kur dy njerëz janë të pajtueshëm me njëritjetrin, ata kuptohen mirë në çdo nivel. Pirsoni na dha disa pyetje pë të kuptuar pajtueshmërinë në çdo nivel:

a. Prindi: A keni vlera dhe parime të njëjta për botën?

b. Fëmija: Zbaviteni së bashku? Mund të jeni spontanë? Mendoni se partneri juaj është seksi? Ju pëlqen të udhëtoni së bashku?

c. I rrituri: Mendoni se partneri juaj është inteligjent? Përbëni një ekip të mirë për të zgjidhur problemet?

Idealja do të ishte të kishin përgjigje pozitive të gjitha këto pyetje, por kjo vështirë të arrihet. Ndërkohë, Pirson thotë se njerëzit shpesh “lidhen së bashku për të ekuilibruar njëritjetrin”. Njëri nga partnerët mund të jetë zbavitës dhe aventurier, ndërkohë që tjetri merr përsipër rolin e përkujdesjes dhe është i përgjegjshëm. Ndërkohë që ndarja e roleve është e mirë për komeditë romantike, kjo nuk është e tillë për jetën reale. “Kjo gjë funksionon derisa njëri lodhet”, thotë Pirson, derisa ai fillon të bërtasë “U lodha duke qenë i vetmi njeri i përgjegjshëm në çift!”.

Kur kjo ndodh ( ose idealisht para se të ndodhë), çifti duhet të kalojë proçesin e “diferencimit”. Gjatë kësaj faze me shumë tension partnerët duhet të përballen me realitetin që “Ne jemi njerëz të ndryshëm. Ti je ndryshe nga ajo që mendoja ose doja unë. Ne kemi ide të ndryshme, ndjenja dhe interesa të ndryshme”. Diferencimi ka dy përbërës. Së pari, është vetëdiferencimi: “Kjo është ajo që jam dhe kjo është ajo që dua”. Kjo arrihet me anë të shtimit të pjekurisë, domethënë të dish se çfarë do, mendon, ndjen dhe dëshiron...

Faza e dytë është diferencimi nga tjetri. Kur ky proçes është i suksesshëm, pjesëtarët e çiftit kanë aftësinë të jetë të ndarë nga njëritjetri dhe të bashkuar në të njëjtën kohë. Që çifti t’i mbijetojë proçesit të diferencimit sekreti janë përpjekjet që duhet të bëjnë të dy partnerët.

Por, pavarësisht nga këto modele teorike, Pirson thotë se pajtueshmëria mes dy partnerëve është më shumë një ndjesi, sesa diçka që ka të bëjë me arësyen. Ai na jep një test të tillë: “Nëse partneri/ ja është larg jush për disa ditë dhe ju shihni nëpër shtëpi një shall të preferuar, një palë këpucësh, ose një objekt tjetër të rëndësishëm për ta, si e ndjeni veten?”, pyet Pirsoni. “Ndjeni bezdi se tani duhet të rregulloni gjëra që tjetri i ka lënë andej- këtëj, apo ju sjell ndërmend kujtime të lumtura?”. Përgjigjia e kësaj pyetje ju jep shumë të dhëna për të kuptuar si shkoni me partnerin/ en...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.