Dua t’jua lë trashëgimin fëmijëve dhe jo dhëndrit, apo nuseve, si të veproj?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- I nderuar zoti avokat, jam një pensionist, me banim në një fshat të Vlorës. Kam 3 fëmijë, 2 djem e 1 vajzë. Kam pronë një toke bujqësore. Dua t’ua le trashëgimi djemve dhe vajzës sime, por jo nuseve te tyre dhe dhëndrit. Si bëhet kjo me testament? Nëse bëhet, do t’ju lutesha t’u pyesja si parashtrohet në testament edhe fakti tjetër. Nëse ja kaloj me testament tokën përshembull djalit, por ndërkohë qëllon që ai ndërron jetë në të njëjten kohë me mua, të themi gjatë një aksidenti. Si shmanget ne këtë rast kalimi i pronës tek bashkëshortja e djalit si përfituese e ligjshme?

- Përshëndetje i nderuar

Av. Drn. Alban Duraj

zotëri, për sa i përket problemit tuaj, le të bëjmë një analizë të shkurtër juridike. Për kalimin e pronësisë tek fëmijët tuaj ka dy mënyra:

• Mënyra e parë është me dhurim. Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë përcakton se: Dhurimi është një kontratë me anë të së cilës njëra palë i kalon në pronësi pa shpërblim palës tjetër një send të caktuar, ose një të drejtë reale të cilat ajo i pranon. Nuk përbën dhurim heqja dorë nga një e drejtë para se të fitohet ajo, ose heqja dorë nga trashëgimi. Dhurimi nuk mund të përmbajë veçse pasurinë e tashme të dhuruesit. Në qoftë se përfshin pasurinë e ardhshme, dhurimi është i pavlefshëm përsa i takon kësaj. Dhurimi, që ka për objekt detyrimet periodike, shuhet me vdekjen e dhuruesit, përveç rasteve kur në kontratë është parashikuar ndryshe. Dhurimi i sendeve të paluajtshme duhet të bëhet me akt publik dhe të regjistrohet, përndryshe është i pavlefshëm. Pranimi mund të bëhet me po atë akt, ose me akt të mëvonshëm. Në këtë rast dhurimi quhet i përfunduar nga momenti kur akti i pranimit i është njoftuar dhuruesit. Në qoftë se ka për objekt sende të luajtshme, ai është i vlefshëm kur ato specifikohen duke treguar edhe vleftën e tyre në kontratën e dhurimit. Kontrata quhet e lidhur nga çasti i dorëzimit të sendit. Përpara se kontrata të jetë lidhur, dhuruesi ose pranuesi i dhurimit mund të revokojnë deklaratën e tyre. Dhurimi mund të kundërshtohet për lajthitje të shkakut, kur ky lidhet me faktin ose me të drejtën, po qe se shkaku rrjedh nga akti dhe ka shtyrë dhuruesin të bëjë dhurimin. Dhuruesi për mospërmbushjen ose vonesën në dhurim, është përgjegjës vetëm për qëndrime të kryera me dashje ose me pakujdesi të rëndë. Dhuruesi mund të vërë si kusht kthimin e sendeve të dhuruara, si për shkak të vdekjes së përparshme të pranuesit të dhurimit, ashtu edhe të vdekjes së përparshme të pasardhësve të tij. Kthimi mund të ndodhë vetëm në favor të dhuruesit. Marrëveshja në favor të të tjerëve konsiderohet si e palidhur. Dhurimi mund të rëndohet me kusht ose me barrë. Dhuruesi është i detyruar të përmbushë barrën brenda kufijve të vleftës së sendit të dhuruar. Për të përmbushur barrën mund të veprojë, përveç dhuruesit dhe çdokush i interesuar. Zgjidhja e kontratës së dhurimit për mospërmbushje të barrës mund të kërkohet nga dhuruesi ose trashëgimtarët e tij, në qoftë se është parashikuar në aktin e dhurimit. Barra e paligjshme ose e pamundur quhet e paqenë, ajo gjithsesi e bën të paqenë dhurimin në qoftë se ka përbërë të vetmin shkak përcaktues të kontratës. Dhuruesi detyrohet t’i japë garanci pranuesit të dhurimit për përkatësinë e sendit të dhuruar dhe zhveshjen që mund të pësojë nga të tjerët për sendet e dhuruara, në këto raste: 1. në qoftë se ka premtuar shprehimisht garancinë; 2. në qoftë se marrja e sendit varet nga mashtrimi e nga qëndrime personale të tij; 3. Në qoftë se dhurimi i ngarkon barrë pranuesit të dhurimit ose dhurimi është për shkak shpërblimi, raste në të cilat garancia vihet deri në vleftën e barrës ose të tërësisë së premtimeve të marra nga dhuruesi. Garancia e dhuruesit nuk shtrihet në të metat e asaj çka është dhuruar, përveç kur dhuruesi ka vepruar me mashtrim, si dhe kur ka marrëveshje të posaçme. Dhuruesi, për dhurimet që nuk janë të zakonshme ose që nuk janë bërë për shpërblim, mund të kërkojë revokimin e dhurimit kur ai që ka marrë dhurimin: a) me dashje ka vrarë ose ka tentuar të vrasë dhuruesin, bashkëshortin ose fëmijët, ose prindërit e tij; b) pa të drejtë nuk i jep dhuruesit ushqim kur është i detyruar sipas ligjit. Padia për revokimin e dhurimit duhet të ngrihet brenda një viti nga dita që dhuruesi ka marrë njoftim për shkaqet që i japin të drejtë që të kërkojë revokimin e dhurimit. Padia e filluar mund të vazhdohet edhe nga trashëgimtarët e dhuruesit ose mund të ngrihet nga vetë këta, në rast se dhuruesi ka vdekur brenda vitit, nga dita që ka lindur shkaku për të ngritur padinë. Heqja dorë që më parë nga padia është e pavlefshme. Revokimi i dhurimit nuk cenon të drejtat që kanë fituar të tretët mbi sendin e dhuruar para se të ngrihet padia.

Mënyra e dytë me trashëgimi: Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë përcakton se: Trashëgimia është kalimi me ligj ose me testament i pasurisë (trashëgimit) të personit të vdekur, një ose më shumë personave (trashëgimtarë), sipas rregullave të caktuara në këtë Kodin Civil.

Trashëgimia me Ligj: Trashëgimia me ligj zbatohet kur trashëgimlënësi nuk ka bërë testament, ose ka bërë vetëm për një pjesë të pasurisë së tij, ose kur testamenti është tërësisht ose pjesërisht i pavlefshëm. Trashëgimia çelet në kohën kur vdes trashëgimlënësi dhe në vendin ku ai ka patur banimin e tij të fundit. Kur ky nuk dihet, trashëgimia çelet në vendin ku ndodhet e gjithë pasuria e tij ose pjesa kryesore e saj. Ajo rregullohet sipas ligjit të kohës kur është çelur. Është e pavlefshme çdo ma r - rëveshje me të cilën disponohen ose përdorohen të drejta që rrjedhin nga n j ë trashëgim ende i paçelur.

Trashëgim-

është

ia me Testament: Testamenti është një veprim juridik i njëanshëm i kryer nga vetë trashëgimlënësi, me anë të të cilit ky disponon pasurinë e tij për kohën pas vdekjes. Testamenti nuk mund të bëhet prej dy ose më shumë personave po në një akt, as edhe në dobi të një të treti, as me disponime reciproke. Testament mund të bëjë çdo person që ka mbushur moshën 18 vjeç, si dhe gruaja nën këtë moshë kur është e martuar. I mituri nga 14 gjer në 18 vjeç mund të bëjë testament vetëm për pasurinë që ka fituar me punën e tij. Personi të cilit me vendim gjyqi i është hequr zotësia për të vepruar, si dhe ai që në kohën e bërjes së testamentit nuk është në gjendje për të kuptuar rëndësinë e veprimit të tij, nuk mund të bëjë testament.

- Në përfundim të kësaj analize dalim në konkluzionin se: si do që ju t’ja kaloni pronën fëmijëve tuaj, bashkëshortët e tyre nuk përfitojnë. E vetmja mënyrë që ata përfitojnë nga pasuria e tyre është kur djali ose vajza juaj ndërron jetë ndërkohë që ju ja keni kaluar pronën përpara se të ndërronte jetë. Në këtë rast ata përfitojnë me trashëgimi ligjore nëse djali ose vajza juaj nuk ka lënë testament. Ndërkohë për sa i përket shqetësimit tjetër që ju keni, nëse ju ndërroni jetë së bashku në aksident, atëherë nga trashëgimi përfitojnë bashkëshortja juaj nëse jeton, fëmijët e tu të tjerë që jetojnë dhe bashkëshorti ose bashkëshortja së bashku me fëmijët e djalit ose gocës suaj që mund të ndërronte jetë në aksident së bashku me ju. Shpresoj të keni marrë informacionin e nevojshme me këtë analizë juridike. Nëse jeni të paqartë jeni të lutur të kontaktoni me Studio Ligjore “Duraj” në adresën e emailit: info@durajlaw.com.

Bulevardi “Bajram Curri”, Pll. “Aviacioni i Ri”, K. 1, Zyra no. 4. Tiranë

044532512; www.durajlaw.com

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.