A e përfiton kempin me këtë diagnozë?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një zonjë nga qyteti i Elbasanit, interesohem për motren e cila është e datëlindjes 1960, ka punuar 14 vjet në punë, por tani është e sëmurë ku edhe ka dalë me diagnozen Metastaza Hepatike, i ka bërë të gjitha analizat. Ju lutem më ndihmoni me një përgjigje këtë javë. Motra ka dy javë që ka dalë në komision, sepse dua të interesohem nëse i takon ndihmë ekonomike apo kempi sipas diagnozës që ajo ka, edhe nëse motra përfiton kemp, sa mund të jetë shuma? Ju falenderojmë nga zemra për përgjigjet që jepni në gazetë Naim Balluku.

-

E nderuar letërshkruese, përsa kërkoni në letrën tuaj, sqaroj sa më poshtë: Bazuar në ligjin nr.7703 datë 11.05.1993. “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, neni 35 dhe Ligjit nr.104/2014, neni 21 për përfitimin e e pensionit të invaliditetit kërkohen këto kushte: 1. Personi që bëhet i paaftë, merr pension invaliditeti, kur ka plotësuar periudhen minimale të sigurimit dhe për çdo arësye, veç aksidentit në punë ose sëmundjes profesionale. Ai e merr këtë pension kur bëhet i paaftë: a) për çdo veprimtari ekonomike; b) kur ka gjymtime të forta dhe dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin). - Invaliditeti caktohet nga komisioni mjekësor i caktimit të aftësisë për punë (KMCAP). Në vendimin e tij shënohen shkaqet e invaliditetit, koha e fillimit të tij si dhe shkalla e humbjes së aftësisë në punë. Kundër vendimit të KMCAPit të rrethit personi mund të ankohet në KMCAP-in epror pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, vendimi i të cilit përsa i përket caktimit të aftësisë për punë është i formës së prerë. Rregullat për organizimin dhe funksionimin e KMCAPve caktohen me rregullore të ISSH dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit. Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqeror”. Personi që përfiton pension për invaliditet, kur plotëson moshën, ka të drejtë të kërkojë pension pleqërie, nëse ky do të jetë më i favorshëm për të.

- Shuma e pensionit të invaliditetit të plotë llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i pleqërisë. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se 75 % e pagës minimale neto në shkallë vendi. “Ashtu sikurse theksohet më lart, për të përfituar pension invaliditeti, është e domosdoshme që motra në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të këtë së paku 12 muaj sigurim shoqeror. Gjykoj se me diagnozën që ka, nga ana e humbjes së aftësisë për punë, motra i plotëson kushtet, por nuk mund të gjykoj për kushtin e e pagesës së kontributeve në pesë vitet e fundit. Për të konfirmuar periudhën kontributive, është e domosdoshme të kontaktoni me Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Elbasan. E nderuar letërshkruese, duke qenë se në Gazetën shumë të respektuar “Intervista” ne trajtojmë vetëm probleme të emigrantëve, nisur nga problematika e sëmundjes, iu përgjigja letrës së dërguar nga ana Juaj. Për sqarime të mëtejshme, duke na dhënë informacion plotësues lidhur me kërkesat e sipërmemundur të më shkruani, ose të më telefononi në nr. cel. 0665708074.

Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.