Me dhemb stomakun, a mund ti konsumoj produktet e qumështit?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktoreshë Valdete, jam 30 vjeçe dhe jam duke u trajtuar me tripel terapi për helicobateri pylori. Dhe pyetja ime në këtë rast është: a mund ti konsumoj produktet e qumështit apo jo? Po qumshtin e ftohtë me mjaltë a mund ta konsumoj? Faleminderit shumë për përgjigjen tuaj.

Dr. Valdete Malaj, gastrohepatologe: - Helicobacter Pylori, i njohur gjithashtu si H.Pylori, është bakter që zakonisht gjendet në stomak. Ai është prezent në pothuajse gjysmën e popullatës së botës. Në rastin tuaj gjatë bërjes së triple terapi nuk ka kufizim në mënyren e të ushqyerit. Do të ushqeheni si zakonisht, por është e rëndësishme mos pirja e duhanit. Ndërsa përsa i përket qumështit me mjaltë mund ta konsumoni, por mirë do ishte qumështi i ftohtë, jo i nxehtë absolutisht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.