T’ja shpreh dashurinë apo jo shoqes?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam një shoqe që e njoh prej vitesh, e konsideroj shoqe të ngushtë dhe flasim bashkë për çdo gjë. Problemi është se unë e ndjej që kam rënë në dashuri me të, por më vjen zor t’ja them, kam frikë se mos prishet dhe shoqëria më pas. Si mendoni ju t’ja them, unë fundja kam qëllime serioze për të, dua të martohem me të, por kam friken e përgjigjes së saj. Pres një mendim tuajin si psikologe?

Borana Marku, psikologe: - I nderuar lexues, ajo çfarë ndjeni për vajzen është një ndjenjë e bukur fisnike, dhe nuk ka asgjë të keqe nëse ja shprehni asaj. Që ju të shmangni frikën e përgjigjes së saj, do t’ju këshillonim që me pak zgjuarsi të zbuloni nëse vajza ushqen ndonjë ndjenjë për dikë tjetër, pastaj ju duke qënë shoku i saj i ngushtë duhet ta dini nëse ajo ka dikë në jetën e saj, apo është e lirë. Megjithatë diçka më thotë që përderisa ju ndjeni për të, dhe jeni gati t’ja shprehni dashurinë, do të thotë që ajo është e lirë dhe besoj kohën më të madhe e kalon me ju. Si ja shprehet dashurinë, si nuk ja shprehet, sërisht ju vuani. Kështuqë më mirë në këtë rast është t’ja thoni të vërtetën që ndjeni për të. Këto marrëdhënie, ose kalojnë në dashuri, ose kufizohen nëse përgjigjia e vajzës është negative. Natyrisht, është mirë kur kalojnë në dashuri, sepse sipas statistikave, martesat më të mbara dhe më të shëndosha janë pikërisht ato kur nga miqësia dhe shoqëria, lind dashuria. Ju keni rënë në dashuri, dhe urojmë që dhe vajza të ushqejë të njëjtat ndjenja për ju, dhe ju të përfundoni së bashku. Pra, mendimi ynë është që ju t’ja shprehni dashurinë shoqes tuaj të mos e mbani përbrenda se nuk ju bën mirë as ju dhe as shoqërisë tuaj. Ju uroj shumë fat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.