UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - POSTA -

Ç’mu kujtua ai udhëtimi i fundit qe bem ne të dy! Ai perqafim i gjate! E si ta harroj atë, ate bashke me Ty?! E kisha enderruar me dite të tera te te qoja atje, ne ate vend, dhe ti ma plotesove deshiren. Përlotem sa herë që e kujtoj! Sa mall kam per ate kohe kur isha me ty! Sa e urrej te ardhmen time kur e mendoj qe ti s’do jesh e ardhmja e saj! Nuk kam me forc te luftoj per ty. Sepse ti forca ime ke ikur tashme! Ke ikur me dike qe mendoj se s’do e njoh kurre. Por thjeshte e mendoj sepse jetes nuk i dihet. Ndoshta ne një udhëkryq rrugesh do perplasemi nje dite, ku ti do jesh me atë dhe une se di...se di... Ani.

Me duket shume e cuditshme kjo beteja me mendimet, dhe me vjen shume inat se ato perhere kane dale fitimtare ne betejen tone.... Ne te gjithe ato mendime te bukura je ti pjese e tyre, ndjej mall per cdo sekonde te kaluar me ty, per cdo minute, per cdo dite te jetes time... Kane qene vertete kohe te arta, kane qene dite kur syte e mi shkelqenin nga lumturia, kur buza ime kishte kurore buzeqeshjen, kur neteve te gjata nuk kisha nevoje te enderroja se te kisha prane, kane qene dite te cilat edhe sot i jetoj perseri sa here i mbyll syte, sepse i kam ketu ne zemren time, ne kujtimet e mia, i kam te gdhendura ne cdo vend... Dhe e di? Tani nuk kam me aq shume mall, tani ndihem me e qete, tani e di se te kam perjete ne zemren time dhe sikur ne fund te botes te shkosh ti perseri mbetesh i imi. Por shpesh here mendoj dhe dicka tjeter... Jo pa arsye kane ndodhur gjithe keto gjera, thone se Zoti me nje dore te hedh e me tjetren te pret... Zoti te mbyll nje porte e nje tjeter te cel... Ama e rendesishme eshte te jesh i vemendshem kur te hapet ajo porte.... Dhe une tashme nuk merzitem me per asgje...pavarsisht te gjithave ti mbetesh gjeja me e bukur qe me ka ndodhur ne jeten time... Ami.

Sa e veshtire qenka te shkruash thjesht disa rreshta te bashkangjitura qe te foromsh disa fraza jete. Por më e trishte qenka kur i lexon dhe nis e qan, pasi kohet e shkuara te bejne te mos vazhdosh fare perpara pasi esht e pamundur te harrosh kujtimet. Me thon jeta vazhon, po ce dua jeten ku skam njerezit qe dua pran, por kam do njerez qe as si shoh dot me sy dhe jo me te rri dot me ta. Qenka e trishtë te provosh humbjen, qenka e trishtë te mundohesh te vrasesh veten, qenka e trisht te jesh e forte kur ne realitet je frikacake dhe ke frik nga cdo gje. Sa tmerr qenka te rrish ne monotoni, te besh te gjith ditet te njejten gje, qe ben cdo dite. Sa e veshtire qenka kur te tjeret te shajn dhe te hedhin fjal me kunja te pakten ne atë klas ku jam i kam dy aleate qe me mbeshtesin, i kam dy vajza qe ma duan te miren. Kam edhe nje nene qe esht sakrifikuar shum qe te mos me mungoje asgje, kam edhe nje moter qe edhe pse zihem me të do edhe e dua, kam edhe nje vella qe edhe pse esht ca si i vogel, nuk duron te shohe ndonje njeri qe tia hedh syt drejt se ia hedh dhembet ne tokë. Kam edhe nje djalë tezje qe esht yll (po më vjen habi) po as nuk qenkam vetem pasakam njerez qe i dua dhe qe me duan. Por serisht unë ndjej ende zhgenjim ne zemer edhe pse shpeshere nis te mendoj derisa te me kepuse gjumi ne fleten e ditarit.

Kur kujtoj ndonjëherë se çfarë kam bërë në të shkuaren më vjen për të qarë, ndonjëherë më vjen për të qeshur. Kam qënë tip çuni, kam qënë fëmijë i prapë, nuk mendonin njerëzit se isha vajzë, por se isha djalë. Por ndryshova shumë, kur rashë në dashuri. Ndryshova për atë mosmirënjohëshin dhe në fund zgjodhi dikë tjetër përpara meje. Nga njëra anë nuk më vjen keq që desha dika që ai që e dinte se ekzistoja, por më vjen inat që ndjenjat e mia i mësoi tjetër, kush dhe në fund më nguli një thikë mbas shpine. Por kjo koka ime sërisht nuk mbush mirë, pasi sinqeritetin, ndershmërinë dhe thjeshtësinë ti marrin për dobësi në ditët e sotme. Shpeshherë jam munduar që ta mbaj veten, të mos u them të tjerëve atë që meritojnë, të mos merren vetëm me kujtimet dhe me zhgënjimet që më ka dhënë jeta. Shpeshherë përpiqem që të mos hesht, ose përpiqem që të arrij gjithshka me mund e djersë. Por sërisht fati nuk më braktisi, më dha edhe një shanc tjetër, për të jetuar sërisht, më dha edhe njëherë shancin që t’ia filloj nga e para dhe të mos e vras mendjen për të kaluaren e dhimbshme. Livia.

Buzëmbrëmje. Po bie mbrëmja e qetë, zogjtë e strukën foleve... Dielli u fsheh prapa malit. Hëna nxjerr syrin mes reve! Dritat shtëpive po ndizen, dritaret po mbyllen ngadalë! Drejt nënave rendin fëmijët, me dritë xixëllonjë mbi ballë! Alban Arapi.

Zemër fëmije... Kur shoh një lule të shkelur lëndohem! Kur shoh një zog të rrëzuar, trishtohem! Kur shoh dy sy të përlotur, dhimbje ndjej! Kur shoh një fëmijë të përgjakur, urrej! Sikur kjo zemër e njerëzimit ti ndriste! Asnjë vrasës në Botë sdo vriste! Kushtuar festës së fëmijëve. Alban Arapi.

Përse... Njerëz gjithë jetën punoni, të ngrini një jetë të re! Vërtetë, për ne derdhni djersën, po plumbat pse i derdhni, përse?! Alban Arapi.

Lirikë prilli... Fryn kjo erë e prillit çi hap lulet... Kurora për flokët, thurin vajzat o! I zgjon erë e prillit, trëndafilat, i fton dallëndyshet dhe bilbilat. Seç u puth fëmijëve gushat e faqet, seç shkundin petalet, manushaqet. Alban Arapi.

Prostituta... Ia marrin trupin, ia flakin tutje, trupi ndjen dridhje, nën duar vrasëse, ata nuk ndalen... E flakin, e flakin tutje... dhe përherë kështu! Ah, sikur mos ishin këto “taka”. Kjo natë.. ky park! Alban Arapi.

Rrezja e diellit ra Mbi dritaren, ajo rreze dielli me perqafoj fytyren time... Si kur don te me thot zgjohu dhe gezohu per mengjesin. Zgjohem po une nuk gezohem! Nuk mundem që ti gezohem mengjesit sepse më lëndove shpirtin ti perfi- tove nga naiviteti ime. Ti me hipnotizove me sjelljen tende gjentile. Une si nje femije i vogel besoja ne tu. E Luta zotin cdo dite te mos ndodhe kjo qe tani ndodhi, qesha e qava me ty thoja lumja une per fatin tim qe zoti me takoj me ty... Isha aq e Lumtur me ty flisja e flisja si kur nje e çmendur nga dashuria. Ato ditë ishin plot gëzime e hare, çdo fjalë e jotja më jepte kurajo për jetën. Çdo mëngjes u zgjoja me gëzimin më të madh të një femre që egziston në botë, isha unë ajo fëmër që fluturoja si flutur me atë gëzim. Çdo fjalë e jotja ishte më e ëmbël sesa vetë ëmbëlsira. Më rrehte zemra kur të takoja, dhe çdo fjalë tënden e besoja si të vertëtë. Çfarë kërkon ti më shumë nga një femër që të fal shpirt e zemër shpirt e zemër! Por prapë unë kurrë nuk do të urrej ty, sepse të dashurova sinqerisht si një e çmendur. Për ty doja dhe yjet nga qielli të ti sjell. Në doren tënde veç ti që të jesh i lumtur. Kujtoja që ti më dashuron mua! Andaj dhe të pamunduren u mundova të ta bëja të mundur. Më mësove të dashuroja, ti je ai që e bëre zemrën time të të rrah. Ditët më kalojnë duke jetuar me kujtimin tënd. Unë nuk të mallkoj se të dashurova, fluturo si zog i lirë ti. Po mos u bëj gjoja sikur dashuron. Kjo i lëndon njerëzit. Vërtetë lëndimi nuk të shkruan në ball, nuk ka zë, të bërtet, nuk bën zhurmë. Po ky lëndim e bën folen e tij në sytë e asaj femrë që dashuroj si e çmendur. Për ty që e lexon nga D.

Shiringa të harruara, nëpër xhepat e kujtesës... Qirinj të ndezur, shuajnë etjen e njeriut të “pa etur”! E më pas bota e ndjenjave humbet e një shpirt papritmas dheun prek, realitetin nga sytë e humbasin! Jeta e humbet dashurinë, e djalli i badhë ua rrëmben rininë... Skeletet e tyre të zemëruara ecin rrugëve të kësaj jete të modernizuar, që vetëm zhgënjim e çmenduri i dha pasuri! Të gjithë e kuptojnë, heshtjen e tyre të trazuar, që gjithmonë vajton një jetë! Alban Arapi.

Nëse kërkon trajektoren e jetës, mos e mbaj shpresen tek horizonti blu. Kërko dikë të ndihmojë. Mos harro! Unë jam këtu, vetmia është dukuri e jetës, zemrën me hekura ta burgos, por mos u trishto. Nuk do jesh vetëm, edhe sikur mbi boten tonë të kristaltë shi të bjerë... Edhe sikur dhimbja të zverdhë pemët, ti sdo të jesh vetëm. Maria Arapi Zefi.

Krijesë si unë, dhe “Ai”, prej mishi, prej gjaku, prej një zemre që do të pushojë një ditë! Por në territorin e tij të ëndrrave, kanë rënë termete. Çatia e shpirtit të tij pikon në çdo shekull jete! Vështrimi i ndrydhur, që askënd nuk mundon! Ka harruar të qajë, të qeshë, edhe pse jeton! O njerëz! A dëgjohet klithma e tij e çjerrë, a thua, ka lindur ndonjëherë?! E çudi, çudi kaq pranë i rrimë dhe lotët dot sua fshijmë! Mjer, mjer ti o lypsar. O i përsekutuar i çdo shekulli të ri! Ti, që nuk vjedh, nuk vret e përdhunon, por me dhimbjen tënde, trurin e “kokave të mëdha!” e grric, e çjerr me thonj! Alban Arapi.

Nga unë Flamur Bërdëllima urime për ju:

- Qëllon që emrin ta largoj ndonjëherë i dashur Eqerem. Madje edhe mbiemrin Shakaj. Por që je një “çun” Vranishti, këtë nuk mund ta harroj. Edhe që ke qënë begs. E mbi të gjitha që je simbol i korrektesës. Të përqafoj fort miku im Eqerem Shakaj, njeri i palodhur!

- I kam thënë edhe Arretise, i dashur Omer: “Je mister mister Konseguenti”. Flas në lidhje me lëvizjen sportive andje nga liqeni. Ti çun Elbasani, dikur i bije violinës, pastaj, një nga pedagogët më të mirë të matematikës. Tani, sport përditë, pa përtim. Pa folur pastaj për zemrën! Dhe për humor: Nuk e di kush të do më shumë: në, apo Gaz Demi! Të përqafoj fort Omer!

- I dashur Shpëtim! Më pëlqyen shumë komentet e tua për vizitën e Znj. Merkel. Ne (rinia e para) duhet të bëhemi “gjermanë” këtu në Shqipëri. Dhe le ta fillojmë përmes shkollave cilësore profesionale, larg universiteteve në çdo fshat. Vetëm, se unë pyes: Mirë, ti i thua, po kujt i thua? Të dëgjon njeri? Gjithësesi, më tërheq fort, sensi i të qëndruarit me këmbë në tokë, dhe ai krahasimor. Vallaj, je çun Kolonje! Të përqafoj fort Shpëtim Nazarko!

- Në Shkodër, shkova të takoj Zef Hilën, kryetarin e ri të Bashkisë Bushat Vau i Dejes. Dhe e takova tek ish turizmi. Ai hotel dikur simbol i lavdisë shkodrane. Por, që vitet e “thanë”, e çveshen. Por, ja që ti i dashur miku im Gjok Uldeda, po ja kthen prapë nurmin e dikurshëm Rozafës. Ndofhta më mirë. Shkurt: mu bë zemra mal, i dashur Gjokë. Të uroj fort nga zemra, për çdo gjë të mirë që bën!

- I dashur Maksim Muçi! Për aq vite sa mbaj në kurriz, kam parë jo pak që në personalitet nuk janë veçse një mize, po duan të shiten si buall. Kam parë edhe demek xhentellmenë, që flasin me një ton fare bosh për ndërtimin, kur dalin në TV. Ty i dashur Maksi, nuk të ndjek vetëm si kryetar i shoqatës, po edhe për përfundimet e mënçura dhe të ndjeshme që jep: Tirana e sotme, kjo është? Ku do ndërtosh?! Të uroj fort dhe prap fort, për kët ësens realiteti, i dahsur Maksim Muçi! Paç përherë mbarësi!

- Kur më mrekullon ti i dahsur Tonin Aliaj, më jep sa të ngopem! Kështu u mrekullova kur pashë në gazetë foton e karriges ku ishte ulur Papa Françesku. Ajo qenkesh prodhuar te “Ardeno”, dhe ai të kish dërguar falenderim. Dhe grafinë fotografinë e këtij falenderimi, rri krahas asaj të Papa Vojtiles. Më, thoni ka njeri në Shqipëri që është përballur me mirënjohjen e dy Papeve? A ka lidhje kjo me atë që gjyshi yt, në kohë të kohës, dëgjonte Radio Vatikanin, në atë radion e “Mimoza”? Zoti i sheh të gjitha. Kështu sheh edhe Elsën, vajzen tënde. Të kujtohet: e kam quajtur “Zanë Pylli”. Elsa, tani është duke mbaruar për arkitetkurë. Uroj, që një ditë, (jo larg) të bëjë edhe gjysh, i shtrenjti njeri për mua, mjeshtri i punës Tonn Aliaj. Puthe fort Arditin, dhe djalin e vogël!

- Aris. Kështu quhet më duket nipi yt, i dashur Teo Mertiri. Nuk e di, tregon ti shumë bukur apo ky Arlisi më ofroi më tepër me Zotin, edhe pse është vetëm... 8 vjeç. Të bjerë njeriu nga lartësia mbi 6 metra, dhe të mos pësojë asgjë! Mezi pres të të takoj, i dashur fëmijë i bekuar. Të përqafoj fort.

- Këtë urim, po e shkruaj në orën 18.30 të datës 16/ 07/ 2015. Miku im Rexhep Tabaku nga Dushku i Madh, ( Lushnje) më konfirmoi se me daten 9 gusht 2015, marton djalin e vogël. Që unë e njoh që kur punoja shofer dhe ishte kaq i vogël. Që pastaj u bë mekanik i shkëlqyer, si i ati. Dhe ja tani krijon familje e tij. Të uroj kaq fort, ty Xhep, në rradhë tëparë ë të ribëhesh (pas djalit të madh) edhe një herë gjysh. Madje, të të mbushet shtëpia, me nipa e mbesa, nga të dy. Të përqafoj dhe më prit në dasëm!

- Nuk qe rastësi telefonata e kunatit tim, mjeshtrit të madh Arian Miluka, për ty i dashur Agron Duka. Ai sheh tek ty, atë që shohim të gjithë: Burrërinë dhe fisnikërinë. Mirëpo, duke qënë ( ai Arjani) në Belgjikë, ka një nuancë tjetër. Ndër- sa, unë! Shumë! Ju uroj të dyve!

- Ai gjesti fisnik që bëre pasi u ndamë të Hotel “Rozafa” ti i dashur Zef Hila, ke hyrë përjetësisht në zemrën time. Me këtë lloj burrërie, jam i sigurt që do t’ja dalësh mbanë në krye të Komunës së re të Bushat-Va-Dejsit. Të përqafoj fort njeri i mrekullueshëm. Të fala Bertit.

- Pavarësisht fitoreve në takimet e dyta, “Skënderbeu” dhe “Kukësi”, në futboll, po treogjmë se ne luajmë si të barabartë, me shumë kënd. Një pjekuri e futbollit kjo, pjesmarrje e lojtarëve në ekipe me emër, po edhe kontributi vendimtar i të dy presidentëve. Ju përqafoj fort miqtë e mij Safet dhe Adrian! Suksese.

- Shumë vajzë inteligjente por edhe me sens komunikimi, ti e dashur Mirela Bogdani! Të uroj të jesh siç ke qënë edhe në Këshillin e ri Bashkiak të Tiranës. Urime!

- Duke ngrënë këtë darkë të dt. 16/07/2015 domate bio, nga Ndroqi dhe djalë exellent nga Shkallnueri, (“Moxarela”) mu kujtove ti inxhinjer Ada, që ke filluar punë, aty te Nazif Tivari. Dukej që atje tej ajo vetëpërmbajtja e një goce durrsake plot edukatë. Lus Zotin, të mbetesh përherë kështu, dhe të fala Shpresës, dhe shërim të shpejtë njëkohësisht. Urime edhe punëtorëve që i kanë të njohura të vjetra!

- I nderuar Basir Cupa! Qoftë shoferi me të cilin punoj, ( Bert Cani), qoftë deputeti i javës Bedriu, më kanë thënë fjalët më të ngrohta për ty. Unë nuk të njoh, po besoj se si bir i atij qyteti, në mënyrë figurative “do shkrihesh”, për Klosin, edhe të mrekullueshëm, edhe halle shumë. Sidomos për punësimin! Të uroj fort Basir! Mirutakofshim në Klos!

- Aty te stacioni televiziv “U.T.V” kam parë një vajzë (grua) që quhet Erda Qorri. Më pëlqen fort karizma e saj në ato mikro-lektinet televizive ëpr stomatollogjinë. Po, me thënë të drejtën, kjo doktore e shkencave, është edhe një gjë e bukur. Dhe mbi të gjitha ka mbiemrine dy shokëve të mij të shkollës “Skënderbej” Perikliut dhe Agronit. Gjithësesi këtë rrallë janë një urime për ty Erda: Suksese në çdo fushë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.