Klaudia Pepa: “Pse mos e kthej ëndrrën në realitet?”

Intervista - - SPEKTAKEL -

Klaudia Pepa i ka bërë shqiptarët që jetojnë në Itali, dhe jo vetëm ata, të ndihen krenarë për të. Një ndër balerinat më të famshme të “Klan Tv”, mori pjesë në sfidën e “Amici”, ku edhe pse nuk fitoi çmimin e parë, bëri që emri i saj të lakohet në mediat më të njohura ndërkombëtare. Është shumë e re, po aspak nuk frikësohet nga sfidat, gjë që e dëshmoi më së miri gjatë konkurimit, ku shumë fansa u shprehën që ajo nuk u vlerësua siç duhej. Dihet që Klaudia është e martuar me Albi Nakon, të cilin e ka pasur gjatë gjithë kohës mbështetësin kryesor, dhe martesa e saj shkon për mrekulli. Gjatë kësaj interviste Klaudia na rrëfen prapaskenat e kompeticionit, emocionet e përjetuara, karrierën në vazhdim dhe gjithashtu planet që ka bërë për këtë verë...

Rita Rrjolli: - Përshëndetje Klaudia si po kalon këtë periudhë?

Klaudia Pepa: - Përshëndetje! Realisht, megjithë se janë muaj pushimesh, kur gjithkush përpiqet të kënaqet sa më shumë, unë jam në punë. Natyrisht jam në Itali. E veçanta është se puna është e kombinuar me pushimin, pasi koha është mjaftueshme për t’i bërë të dyja.

- Si t’u duk rikthimi në Tiranë?

Cili rikthim? Sepse kam hyrë dhe kam dalë shpesh nga Rinasi kohët e fundit. Ah, po! (Buzëqesh) Kur mbërrita fill pas perfundimit të edicionit të “Amicit”, më pritën prindërit e mi dhe të Albit në aeroport. Isha koshiente për këtë gjë, madje edhe sikur të kisha fituar trofeun, kështu do të ndodhte. Ne se do dilte ndonjë pushtetar, më shume do dilte të reklamonte veten se sa mua. Kështu e kemi ne shqiptarët, për fat te keq. Kjo është një temë që ha debat, por që mua nuk më intereson shumë. - Po fansat?

Sa për fansat, ata nuk mungojnë. Sigurisht janë të shumtë, por për të qenë e sinqertë, fansat e mi më të shumtë janë në Itali, si italianë, ashtu edhe shqiptarë emigrantë që jetojnë atje. Ndërsa këtu në Shqipëri, më shumë “fansa” janë kolegët, artistë të shumtë të fushave të ndryshme, por edhe emigrantët që kalojnë pushimet në Shqipëri, që re-

-

-

agojnë gjithmonë me entuziazëm kur ndeshem me ta në ambjente të ndryshme publike.

- Diçka që të ka munguar shumë gjatë qëndrimit tënd në Itali?

Natyrisht Albi. Sidomos në fazën e “seraleve”, ku nuk egzistonte asnjë mundësi komunikimi. Rregullat ishin të rrepta dhe të njëjta për të gjithë, pavarsisht se në shqiptaret që shpesh rebelohemi ndaj rregullave, e gjenim ndonjë mundësi komunikimi. (Qesh) Por mungesën e Albit që ka qenë gjatë gjithë kohës në Itali, ato ditë e kam ndjerë shuëm, jo thjesht si bashkëshort, por edhe si shok, si pedagog. Këtë e vuaja shumë. Mendoni një çast të jeni e mbyllur pa asnjë kontakt, në një ambjent pa asnjë të njohur, , rrethuar me “miqësi” spontane e me buzëqeshje shpesh të shtirura…

- Si ndiheshe kur Albi të bënte surpriza?

Eh! Albi! Albi është temë më vete që nuk i mjaftojnë, jo një, por disa intervista. Sidoqoft Albi ishte mbështetja inkurajimi dhe fryma ime. Albin e kisha të pranishëm në çdo çast deri në periudhen e “seraleve” ku spektakli u bë një lloj Big Bradhëri hermetik. Por jo për mua, pasi me Albin kishim krijuar një kanal komunikimi, ndonëse me shumë rrisk, pasi po të më kishin pikasur, do isha djegur përfundimisht. Tashmë që gjithçka ka mbaruar më vjen për të qeshur me disa skena si nëpër filma. Ndihma e Albit ka qenë konkrete, sepse ai i shikonte gjërat nga jashtë. Ishte shume më i qartë nga unë që isha e izoluar dhe më kontakte të kufizuara. Por mbi të gjitha Albi, përveç inteligjences, ka edhe një intuite fantastike, që nuk e gabon asnjë herë!

- A pati ai ndonjë moment hezitimi për këtë angazhim tëndin?

Jo, asnjëherë. - Po ndonjë moment xhelozie pati mes jush?

Deri në këto çaste xhelozinë e njohim teorikisht. Në se do e pranonim xhelozin si një patologji shpirtërore, si unë edhe Albi nuk jemi të prekur nga kjo sëmundje. Gjykoj se xhelozia do një motiv që të veprojë si një ndjenjë gërryese dhe shkatërruese e dashurisë.

-

-

-

-

Falë Zotit që ky “motiv” do qëndrojë përtej kufijeve të dashurisë tonë.

- Si shkon martesa juaj?

Shkon vaj. Madje do preferoja ta krahasoja me detin e këtyre ditëve të nxehta. E qetë, pa dallgë, e ngrohtë, e gjerë dhe e thellë. Lus Zotin që kështu të vazhdojë gjithmonë dhe jam e bindur se nuk mund të jetë ndryshe, sepse dashuria, siç thotë edhe Albi, është si fëmija. Lind, por asaj edhe i duhet shërbyer që të rritet e shëndeteshme e jetëgjatë.

- Si i organizon ditët tani?

Po zhvillojme një tur artistik nëpër Itali, që nga Milano, Venecia, Roma, Katania, Kozenca dhe më saktë kalendarin e guidës e dinë menaxherët. Ky aktivitet është i konkretizuar deri në javën e parë të gushtit.

- Pas pjesmarrjes në “Amici”, ku do të të shohim?

-

-

- Ofertat

janë të shumta, të ndryshme dhe tunduese. Asnjë prej tyre nuk mund të pranoj përderisa kam nënshkruar kontratën me “Amicin”. Për mua është e rëndësishme që jam e vlerësuar dhe më hapen dyer karriere që nuk i kisha përfytyruar asnjëherë më parë.

- Ke marrë ndonjë propozim nga Canale 5, apo do vazhdosh të jesh prima balerina e Klan Tv?

Sido që të vijë puna TV Klanit asnjë herë nuk mund t’ja kthej kurrizin. Do mbetem e gatshme që t’i përgjigjem çdo lloj oferte.

- A ka ndryshuiar diçka tek ti, në planin personal, apo profesional?

që mund të ndryshojnë në planin personal mbeten personale, ndërsa në planin profesional nënvizoj se “Amici” ishte një shkollë nga e cila përfitova shumë, pasi stafi i pedagogeve ishte pro-

-

- Ato

fesionist dhe puna krijuese e gjithsecilit ishte një eksperiencë, e cila do më sherbejë në jetën time artistike.

- Lë të flasim pak për garën edhe finalen… E prisje fitoren?

pyetje ma kanë bërë edhe të tjerë dhe jam përpjekur t’i shmangem përgjigjes, nga që nuk thonë kot, se e vërteta më e madhe është ajo që nuk thuhet. Ndërsa ajo që thuhet e që unë e pohoj është fakti që vleresimet gjithmonë mbartin subjektivizëm. Se, kur bëhet fjalë për vleresime, lufta e padukshme është pjesa nën ujë e ajzbergut, madhësinë e të cilit nuk mund ta vlerësosh me majën që lartëson mbi ujë. Albi ka thënë një fjalë që unë nuk e kundërshtoj dot, që Klaudia arriti në finale me 50 përqind të aftësive të saj. Ju mund te pyesni pse me 50 perqind? Në vend të përgjigjes unë do ngre supet... Ky është ekuacion që mban disa të panjohura.

- Cila ishte ndienja e parë që përjetove pasi mbaroi

- Këtë

gjithçka?

Parimisht njeriu kur hyn në një garë, hyn për të fituar. Me këtë synim hyra edhe unë megjithëse ndoshta nuk ishte ky synimi kryesor. Kur pashë elementet konkurues vendi i parë m’u duk lehtësisht i kapshëm. Kjo pë sa i përket aftësive profesionale, ndërsa për anët e tjera (të ajzbergut), sa më shumë që i afrojesha vendit të parë, aq më shumë ai më largohej. - U zhgënjeve?

Personalisht jo. Më erdhi keq për Albin, sepse m’u duk sikur nuk e përligja. Po kështu, edhe për gjithë kolegët dhe miqtë e mij të shumtë.

- Në shtypin italian u konsiderove si ballerina me seksi e edicionit… Çfarë efekti të bënin këto shkrime?

italian është më i lirë se shtypi ynë dhe në këtë konteks, për mua ishte e rëndësishme që kisha tërhequr vëmendjen e tij.

- Nëse të pyes për ndryshimin mes teje edhe Virginias?

-

-

- Shtypi

- Do

përpiqem të jem sa më e koncentruar. Unë kisha disa veçori të cilat Virxhinias i mungonin, ndërsa Virxhinia dallonte nga unë vetëm në shtrirje ku ishte më e pastër, me klasike. Por ky avantazh, ta quajmë mund t’i shtonte vlerë në një konkurs klasik dhe jo kontemporan ku klasikja mbetet vetëm një stil kërcimi.

- Keni raport shoqëror bashkë?

Natyrisht që po. Mbetemi kolege për aq kohë sa punojmë së bashku brenda produksionit, më tej nuk e di. Unë jam e hapur dhe dashamirëse me të gjithë. Nuk kam asnjë kompleks dhe nuk vuaj nga asnjë paragjykim.

- Si ishin provat edhe qëndrimi në shkollë?

ishte shkollë. Puna drejtohej nga pedagogë me përvojë, njohës të mirë të profesionit dhe pedagogjisë artistike. Puna mbështetej në programe të cilat nuk ishin ndërtuar për të dëshmuar aftësitë, por për t’u vënë në shërbim të performancave artistike që përgatisnim ne, sfidantet.

- Ka pasur ndonjë moment dobësie, ku ke menduar të lësh konkurimin?

lija konkurimin unë?! Asnjëherë nuk e kam çuar

-

- Shkolla

- Të

- Mban raporte ende me konkurentët?

jemi duke punuar në grup e padyshim që mardhëniet shoqerore nuk mund të jenë stereotipe, por sipas preferencave. Në natyrën time dhe për shijet e mija kam veçuar dhe veçoj Valentinën, e cila është një shoqe besnike me tipare shumë të veçanta karakteri. Të njëjtën gjë mund të them edhe për Lukën.

- Gjëja më e bukur që more nga ai konkurim?

Ka shumë gjëra që nuk do më shlyhen kollaj nga mendja. Në përgjithësi, gjithçka ishte eksperiencë me vlera metodike e profesionale, e cila do më shërbejë në karrierën time artistike, për më shumë, që në vitin në vazhdim, duke qenë se do jem pjesë e ketij produksioni, këto eksperienca do kem kohë t’i plotësoj dhe t’i konsolidoj më tej.

- Diçka të pathënë që do e rrëfesh për fansat e Intervistës?

Mos t’u duket si moralizim, por u them që të besoni te puna, sepse fatin njeriu e ndërton vetë pikërisht nëpërmjet punës.

- Për pushime keni bërë plane?

Ky vit kështu më erdhi. Mbushur me surpriza. Nuk patëm as kohë dhe as mundësi që të planifikonim pushime. E vërteta është që kemi udhëtuar shumë. Madje edhe tani vazhdojmë të udhëtojmë. E kemi kaluar Adriatikun çdo javë. Sa në Shqipëri, sa në Itali. Udhëtimet më të shumta i kemi bërë brenda Italisë si Venecia, Milano, Padova, Roma, Bari, Kozenca, Katania etj. Pushimet kanë në intervale të shkurtra kohore. Shpresoj që gushti të jetë muaji që do na afrojë mundësi pushimesh. Preferojmë që të dy detin Jon, në të gjithë shtrirjen e tij.

- Cilat janë pushimet ideale për ty?

Njeriu ka të drejtë që të ëndërrojë. Një nga ëndërrat e mija është një javë pushime në Bahamas. Më pëlqen shumë egzotika, klima tropikale, trasparenca e ujrave, rëra e bardhë, por kjo është për sa i përket ëndërrave. Jetoj me këmbë në tokë dhe realiteti është larg ëndërrave. Por ky fakt nuk do të thotë që nëse ëndrrat të mos i ktheja në realitet. Pse jo?!

- Aktuisht

-

-

-

-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.