Ju zbulojmë detajet e klipit të Jonida Maliqit. Pse qau Jonida në klip?

Intervista - - JAVA VIP -

Shumë shpejt këngëtarja Jonida Maliqi, do të publikojë edhe klipin e saj më të ri me titull “Jam bërë si ti”, tekstin dhe muzikën e së cilës e ka realizuar Flori Mumajesi, me të cilin Jonida ka edhe një miqësi të vjetër tashmë. Në këtë klip ajo shfaqet ndryshe, pëkrah balerinit të njohur Ledian Agalliaj që përveçse interpreton në këngë, është edhe solisti i trupës së baletit të “Top Channel”. Thuhet se mes artistëve ka një “feeling” të madh artistik dhe është trajtuar si një film me metrazh të shkurtër. Këtë klip, Jonida ka preferuar ta trajtojë shumë pastër duke qenë se edhe kënga është një këngë shumë e ndjerë.

Për look-un e saj është kujdesur stilisti Ardi Asllani. Këngëtarja nuk ka përdorur shumë veshje në këtë klip, ndryshe nga herët e tjera. Gjithashtu edhe bizhuteritë e përdorura janë minimale duke qenë se ka dashur të nxjerrë në pah hiret e saj në një mënyrë të thjeshtë dhe të pastër. Përveçse shfaqet shumë e thjeshtë, në klip ka edhe një moment dramatik ku Jonida ka qarë prej vërteti detaj ky që i ka dhënë edhe më shumë ndjenjë këngës. Për këtë moment, ka preferuar të largojë të gjithë stafin, ka dashur të qëndrojë vetëm për vetëm me kamerën. Ajo është futur në një vaskë ku i këndon dashu- risë së humbur, dhe ndërkohë që lahet në vaskë, shpërthen në lotë. Klipi është i realizuar nga Kinostudio “Dardan” i cili është produksion i familjes së saj dhe xhirimet janë bërë në Kalkidiki në Greqi. Thuhet se ky projekt, do të justifikojë mungesën e Jonidës me klipe dhe ne jemi të sigurtë që mezi e keni pritur një projekt cilësor në gjithë këtë lëmsh klipesh që janë publikuar këtë verë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.